LIVE UPDATES
Ekonomi

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve: Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin vetëm në Sarandë dhe Ksamil

Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan.

12 Maj 2024, 07:47 Nga M.B
Shoqata e Bareve dhe Restoranteve: Ardhja e turistëve vjet rriti konsumin
Foto ilustruese

TIRANA- Falë motit të ngrohtë, por edhe shtimit të fushatave publicitare nga blogerët e huaj, turizmi në Shqipëri është zgjatur përtej sezonit tradicional. Vjet në muajt tetor-nëntor hynë rreth 500 mijë shtetas të huaj, veçanërisht në muajin tetor, hyrjet e turistëve të huaj pothuajse u dyfishuan. Në tre muajt e parë të këtij viti në vend kanë hyrë 1.5 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 43% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave të INSTAT. Por pavarësisht shtimit të fluksit të tyre në bare dhe restorante, konsumi sipas Enri Jahja është përmirësuar vetëm në zonat turistike apo në restorantet afër qendrës së Tiranës.

“Vjet konsumi në bare dhe restorante ishte i ulët për shkak të emigracionit dhe rënies së fuqisë blerëse. Ardhja e turistëve balancoi konsumin e munguar, por pati rritje të lehtë vetëm në zonat e pompuara si Ksamil, Sarandë etj. Ecuria e konsumit shfaqet me rënie edhe në 3-mujorin e parë të këtij viti, nën ndikimin e muajit të Ramazanit, përveç restoranteve me ushqim tradicional apo produkte zgare afër qendrës, pasi ka frekuentim të turistëve”, veçon Jahja.

Në restorantin “Era”, në zonën e ish-Bllokut, ku çmimet nuk kanë pësuar ndryshime të shpeshta, numri i turistëve të huaj frekuentues vijon të mbetet i lartë. Nga stafi i shërbimit u pohua se rreth 80% e klientëve të restorantit janë vizitorë të huaj. Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve që po vizitojnë Tiranën, qytetet historike si Kruja dhe ato bregdetare, në muajin prill, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja ngre sërish shqetësimin se strukturat e shërbimit ende nuk janë ende për nisje të hershme të sezonit turistik, pasi vijojnë të mos gjejnë staf për rekrutime të reja.

Bie konsumi për moltot, çokollatat, patatinat

Çmimet e larta dhe largimet e të rinjve në emigracion po ulin konsumin për produktet si molto, patatina apo çokollata. Përfaqësuesit e grupit AGNA pohuan për “Monitor” se në muajt janar-mars 2024 shitjet e këtyre produkteve janë 10 deri në 15% më të ulëta se njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas tyre, kjo është ndikuar nga shtrenjtimi i çmimeve dhe ndryshimet demografike pas largimit të rinjve në emigracion.

Nga 2022 deri në fund të vitit 2023, çmimet e importit të moltove, patatinave, çokollatave u rritën me 40 – 50%. Konkretisht, çmimi i shitjes nga jashtë të kruasantit të markës “Molto” nga 60 lekë/copë arriti 85 lekë (rritja 25%) dhe për “Seven Day”, nga 50 lekë arriti në 70 lekë (rritja 40%). Ardhja e turistëve të huaj shton konsumin vetëm në muajt korrik-gusht-shtator, sipas përfaqësuesve të kompanisë AGNA./ Monitor

turizmi

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria