LIVE UPDATES
Ekonomi

Vendorët ulën 20% borxhet në 2023, por vetëm 55 bashki janë pa probleme financiare

Pavarësisht ecurisë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura, 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin bashkia Durrës (+201 milionë lekë), bashkia Lezhë (+75.4 milionë lekë), bashkia Elbasan (+74.3 milionë lekë) dhe bashkia Klos (+53.7 milionë lekë).

20 Maj 2024, 07:12 Nga r.ll
Vendorët ulën 20% borxhet në 2023, por vetëm 55 bashki
Foto ilustruese

TIRANË- Në rang vendi, detyrimet e prapambetura për 2023 nga 61 bashkitë u ulën me rreth 20%, krahasuar me vitin 2022, sipas raportit “Qeverisja Qendrore në Shqipëri” të Institutit të Bashkive të Shqipërisë. Totali i detyrimeve të prapambetura për 2023 arrin në vlerën e 4,75 mld lekëve, kundrejt vlerës prej 5,9 mld lekë.

Pavarësisht ecurisë për reduktimin e detyrimeve të prapambetura, 14 prej 61 bashkive e kanë shtuar vlerën e detyrimeve të prapambetura ku spikasin bashkia Durrës (+201 milionë lekë), bashkia Lezhë (+75.4 milionë lekë), bashkia Elbasan (+74.3 milionë lekë) dhe bashkia Klos (+53.7 milionë lekë).

Nga ana tjetër, vërehet ecuri pozitive në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga bashkia Tiranë (-391.6 milionë lekë), bashkia Dibër (-219.6 milionë lekë), bashkia Kuçovë (-156.5 milionë lekë), dhe bashkia Pustec (-145.9 milionë lekë). Vlen të përmendet fakti që bashkia Këlcyrë dhe bashkia Patos për të tretin vit radhazi nuk krijojnë asnjë detyrim të prapambetur ndaj palëve të treta.

Sipas raportit nga 10 bashkitë me borxhin më të madh, si përqindje e totalit të detyrimeve të prapambetura, kryesojnë bashkitë e Kavajës dhe Tiranës të cilat kanë secila mbi 16.5% të totalit të borxhit pasuar nga Vora (7.6%), Durrësi (6.6%), Pogradeci (4.7%) dhe bashkitë e Dibrës, Lezhës, Dimalit, Kamzës dhe Cërrikut. 16.7% 16.6% 7.6% 6.6% 4.7% 3.6% 3.6% 3.5% 2.9% 2.8%.

5 bashki në vështirësi financiare, 1 bashki me probleme financiare

Në raport me shpenzimet faktike të kryera nga 61 bashkitë nga burimet e veta, evidentohet se 5 nga 61 bashkitë e marra në analizë ndodhen në situatën e Vështirësisë Financiare të përcaktuar në nenin 56 të ligjit nr.68 datë 27.04.2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, duke qënë se detyrimet e prapambetura të tyre e tejkalojnë kufirin e 25% të shpenzimeve vjetore. 5 bashkitë në vështirësi financiare janë ajo e Cërrikut, Kavajës, Klosit, Dimalit dhe Vorës. Ndërsa bashkia Memaliaj është me probleme financiare.

Pavarësisht se vlerat relative të detyrimeve të prapambetura për Bashkitë Kavajë (76.7%) dhe Vorë (50.9%) janë poshtë nivelit prej 80% të kufirit ligjor të sipërcituar, në raport theksohet se këto bashki duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha, si në kahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve për të ulur më tej këtë nivel të lartë detyrimesh përgjatë vitit 2024 e në vijim.

Gjysmën e totalit të detyrimeve të bashkive e zënë ato për investime

Detyrimet e pashlyera për projekte në investime vijojnë të përbëjnë peshën më të lartë të totalit të borxhit. Sipas raportit vlerësohet se në analizën e komponentëve kryesorë të detyrimeve të prapambetura të evidentuara deri në fund të 2023, vërehet se gati gjysmën e totalit të detyrimeve të prapambetura e zënë detyrimet ndaj palëve të treta për projekte të investimeve publike (2.25 miliardë lekë).

Ndërkohë që detyrimet që burojnë nga shërbimet e kryera nga palë të treta si dhe për vendime gjyqësore kapin 539 milionë lekë dhe 342 milionë lekë respektivisht. Në zërin “Të tjera”, me një total prej 1.2 miliardë lekë, pjesën dërrmuese e zënë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike të NJQV ndaj OSHEE sh.a./MONITOR

bashkite ne shqiperi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen