LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet në 6.78%

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 10-vjeçare arriti në 6.78%.

23 Janar 2024, 07:45 Nga I.A

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet në 6.78%

TIRANË- Ankandi i obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të hënën konfirmoi sinjalet në rritje të yield-eve të titujve afatgjatë të qeverisë, në vijim të një tendence të shfaqur që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kuponi dhe yield-i uniform i pranuar i obligacioneve 10-vjeçare arriti në 6.78%. Yield-i i obligacioneve është në rritje krahasuar me nivelin 6.44% në rihapjen e ankandit të fundit të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në tetor të vitit të kaluar.

Rritja e yield-it megjithatë pjesërisht u ndikua edhe nga vendimi i Ministrisë së Financave për të rritur shumën e planifikuar të emetimit. Nga 4 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.77 miliardë lekëve.

Ministria e Financave vendosi të rrisë shumën e kërkesave të pranuar në 4.15 miliardë lekë. Në ankandet e obligacioneve, yield-i përcaktohet si uniform me yield-in e këkesës më të lartë të pranuar. Në këtë mënyrë, pranimi i më shumë kërkesave ndikon edhe në rritjen e yield-it të obligacionit.

Yield-et e instrumenteve afatgjata të borxhit të qeverisë shqiptare kanë dhënë sinjale të një cikli të ri rritjeje veçanërisht pas vjeshtës së vitit të kaluar. Kjo rritje nuk është e krahasueshme me atë që preku tregun në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe që u nxit nga rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë.

Megjithatë, rritja e yield-eve të borxhit afatgjatë në vetvete nënkupton pritshmëri për një lëvizje të mëtejshme në rritje të normave të interesit nga banka qendrore.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e frenoi ndjeshëm rritjen e normave të interesit dhe aplikoi gjithsej vetëm dy rritje, në total me 0.5 pikë përqindje.

Norma bazë prej 3.25% është ndër më të ulëtat në Europë. Zbutja e Bankës së Shqipërisë u argumentua me efektin amortizues në inflacion që dha forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, por edhe me tiparet shtrënguese të politikës fiskale.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë paralajmëroi se ulja e inflacionit në objektiv, që pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të këtij viti, mund të kërkojë rritje të mëtejshme të normave të interesit. Inflacioni e frenoi rënien në nivelin 3.8% në tetor të vitit të kaluar, ndërsa në nëntor dhe dhjetor u rrit lehtë deri në 4%.

Rreziqet rreth rritjes së çmimeve ngelen të larta, për shkak të tensioneve gjeopolitike në Europën Lindore dhe Lindjen e Mesme. Ndërkohë, paralelisht ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me presione inflacioniste nga tregu i punës, që vitin e kaluar u karakterizua nga nivele të ulëta papunësie dhe rritje dyshifrore e pagave. Në këto kushte, duket e vështirë që cikli rritës i normave të interesit të përfundojë në nivelin aktual, prej 3.25%.

Edhe tregjet duket se kanë një pritshmëri për rritje të mëtejshme të normave, çka në një masë të madhe shpjegon rritjen e yield-eve të obligacioneve.

Instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare në fakt ofrojnë kthime të kënaqshme në raport me riskun dhe shumë investitorë, përfshi ata individualë, u treguan të ndjeshëm ndaj yield-eve të larta të tyre, sidomos me fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023.

Marrë nga Monitor.al

yield

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj