LIVE UPDATES
Ekonomi

Kursi dëmton dhe sherebelën, 20% e prodhimit të bimëve mjekësore ka mbetur stok

Pjesën dërrmuese të stokut të pashitur e zë bima e sherbelës e Malësisë së Madhe, përkatësisht 80% e saj është e kultivuar dhe 20% e egër. Të pashitura kanë mbetur edhe dëllinja e zezë, molla e kuqe dhe çajra të tjera.

22 Janar 2024, 07:55 Nga I.A
Kursi dëmton dhe sherebelën, 20% e prodhimit të bimëve
Sherebela

TIRANË- Deri tani, sasia e stokut të krijuar nga moseksportimi i bimëve mjekësore për shkak të rënies së çmimit dhe mungesës së tregjeve është rreth 4 mijë tonë. Pjesën dërrmuese të stokut të pashitur e zë bima e sherbelës e Malësisë së Madhe, përkatësisht 80% e saj është e kultivuar dhe 20% e egër. Të pashitura kanë mbetur edhe dëllinja e zezë, molla e kuqe dhe çajra të tjera.

Filip Gjoka, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike, tha për “Monitor” se sasia e stokut të krijuar nga mosshitja konsiderohet e lartë, duke zënë 20% të vlerës prodhuese të kompanive. Gjoka thekson se kjo situatë është krijuar tërësisht nga zhvlerësimi i monedhave të huaja Euros dhe Dollarit, të cilat kanë ulur çmimin e shitjes së bimëve mjekësore.

Në harkun e një viti, dollari është zhvlerësuar rreth 12%, ndërsa monedha europiane është zhvlerësuar 9%. Zhvlerësimi i lartë i dollarit ka ndikuar sipas kompanive eksportuese në rënien rreth 20% të çmimeve të shitjes, pasi të gjitha kostot për industrinë janë në lekë dhe shitjet në monedhën e huaj.

Kreu i Shoqatës Filip Gjoka tha se në këtë situatë është tepër e domosdoshme që fermerët të orientohen nëpërmjet një fushate ne bashkëpunim edhe me institucionet shtetërore për bimët që duhet të kultivohen, pra për ato që mund të gjendet treg shitje, siç është rasti i bimës së sherebelës që shumica e saj ka mbetur stok. Mosshitja e bimëve të kultivuara sipas tij ka nisur të demotivojë fermerët.

Sakaq Gjoka shtoi se për zgjidhjen e kësaj situate Shoqata e Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike ka nisur të ndërmarrë një sërë takimesh me institucionet shqiptare, duke përfshirë edhe takime me përfaqësues të ambasadave e huaja (takimet me ambasadat e huaja nisin ditën e enjte) me qëllim promovimin dhe nxitjen e shitjes së produkteve shqiptare.

“Sasia e stokut të krijuar nga mosshitja është e lartë, duke zënë rreth 20% të vlerës së prodhimit të kompanive eksportuese. Mendoj se kjo ka ardhur tërësisht nga rënia e cmcimeve në tregjet e huaja e ndikuar nga zhvlerësimi i lartë i dollarit dhe kërkesës pas pandemisë së Covid-19. Do të nisim një sërë takimesh me institucionet shtetërore si dhe ambasadat e huaja me qëllim provimin e produkteve shqiptare, si një ndër masat për ulur sadopak stokun e krijuar. Është sfidë për këtë sektor të gjenden të gjitha mekanizmat për “shfryrjen” e stokut të lartë të krijuar”, pohoi z. Gjoka.

Ulje e çmimeve është ndikuar edhe nga rënia e fortë e kërkesës për bimë medicinale në tregjet europiane  dhe atë të SHBA-ve. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 operatorët raportuan se kërkesa në tregjet e huaja ra 50% krahasuar me 2022, e ndikuar tërësisht nga mbingopja e tyre gjatë pandemisë së Covid-19. Ndërsa çmimet për bimët si sherebela, dëllinjë e zezë dhe çajra të ndryshme kanë shënuar rënie të lartë.

“Gjatë pandemisë së Covid-19 shumë kompani të tregtimit të bimëve mjekësorë, por edhe të artikujve të ndryshëm ushqimore për shkak të frikës nga masat kufizuese u furnizuan me sasi të madhe produktesh. Magazinimi i lartë krijoi stok të pashitur në tregjet amerikane, të shteteve të  Europës, por edhe Turqisë, pavarësisht se ky është vend i madh eksportues”, pohoi më herët për Monitor Kujtim Zere administrator i “Albanian Herb”.

Ai shtoi se problematika e stoqeve me ndikim te rënia e kërkesës do të zgjasë 2 vjet. Stabilizimi i tregjeve sipas do të nisë nga muaji shtator i 2024-s.

Destinacioni kryesor i eksporteve për grupin “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët”  vijon të mbetet Gjermania, SHBA dhe Italia.

Në total për 2023 u eksportuan rreth 11 mijë ton produkte të grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët. Eksportet e periudhës janar-nëntor ranë 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 sipas të dhënave të INSTAT.

Mungesa e investimeve gjithashtu vijon të mbajë në nivele të ulëta përpunimin e bimëve mjekësore.  Nga operatorët me potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese vetëm 25% e tyre arrijnë të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 75% e tyre u shitën si lëndë e parë pa u përpunuar, duke humbur në pjesën të madhe të vlerës që mund të ngelej në ekonominë vendase.

Marrë nga Monitor.al

sherebela

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit