LIVE UPDATES
Ekonomi

Liberalizimi i vizave, Kosova frikë e panik për ikjen e punëtorëve

Azemi vlerëson se tanimë është vonë që shteti të reagojë në largimin e të rinjve nga vendi, sipas tij edhe po t’ua ofrojë pagë 1 mijë euro një punëtori që është paguar 300 euro, nuk do t’ia mbushë mendjen të qëndrojë këtu.

20 Janar 2024, 07:52 Nga I.A
Liberalizimi i vizave, Kosova frikë e panik për ikjen e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Liberalizimi i vizave për Kosovën që nga 1 janari i këtij viti është përcjellë me shqetësime, frikë e panik se kriza me mungesë punëtorësh do të përkeqësohet. Madje kanë filluar të jepen edhe shifra konkrete për largimin e punëtorëve. Vetëm këtë vit thuhet se Kosova do të mbetet pa qindra mijë punëtorë.

“Në vitin 2024 do të mungojnë rreth 150 mijë punëtorë. Vetëm në mars të këtij viti pritet të ikin mbi 25 mijë persona”, thotë me shqetësim kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, duke lutur Zotin që këto shifra të mos jenë të sakta.

“Dashtë Zoti të dhënat tona të mos dalin të sakta, sepse ne mendojmë se vetëm vitin 2024 do të na mungojnë rreth 150 mijë punëtorë. Sipas një statistike ose disa të dhënave, vetëm një kompani e autobusëve shumë e madhe në Kosovë, deri në mars thotë se ka mbi 25 mijë persona të kontraktuar se do të ikin jashtë.

Megjithatë, jemi të bindur që jo të gjithë do të qëndrojnë jashtë, sepse do të këtë një numër të vogël se do të kthehen prapa”.

Azemi vlerëson se tanimë është vonë që shteti të reagojë në largimin e të rinjve nga vendi, sipas tij edhe po t’ua ofrojë pagë 1 mijë euro një punëtori që është paguar 300 euro, nuk do t’ia mbushë mendjen të qëndrojë këtu.

Që ky vit do të jetë sfidues për bizneset në lidhje me fuqinë punëtore e thonë edhe njohës të ekonomisë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se ankesa më e madhe e ndërmarrjeve të sektorit privat lidhet me fuqinë punëtore në dispozicion.

“Ajo çfarë mund të themi është se ankesa e ndërmarrjeve të sektorit privat lidhen me disponueshmërinë e fuqisë punëtore.

D.m.th edhe në vitin 2023, por natyrisht një pjesë e këtyre shqetësimeve shkojnë përtej vitit 2023, edhe pashmangshëm me liberalizmin e vizave, rriten më tej, pra, si shqetësime nga droja se trendet e ikjes së popullsisë tashmë pas 1 janarit të vitit 2024 kur nuk ka më regjim të vizave për shtetasit e Kosovës, mund të rriten më tej, gjithnjë duke i pasur parasysh trendet e largimit të popullsisë gjatë viteve të kaluara, edhe atëherë kur kemi pasur realisht regjim të vizave”.

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka thënë se ky sektor që nga koha e pandemisë është përballur me vështirësi.

Ai ka thënë se bizneset janë të shqetësuara për ikjen e punëtorëve, pas liberalizimit të vizave.

“Mendoj se bizneset kanë filluar vonë të marrin masa për ikjen e punëtorëve. Para një kohe kemi pasur një situatë ku kemi pas më shumë kërkues për punë, tani e shohim se ka një tendencë për të përmirësuar shërbimet ndaj punëtorëve, duke përfshirë edhe sigurimet shëndetësore.

Por mendoj se është vonë për të fituar besimin e punëtorëve”.

Bizneset e Kosovës duhet të rrisin pagat

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtorët në sektorin privat.

Shahini vlerësoi se duhet të ketë trajtim dinjitoz për punëtorët.

“Nuk merren parasysh mendimet profesionale, nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kanë hapësirë intelektuale të ngulfatur nga presioni politik, nuk trajtohen, as paguhen si truri i një institucioni, por si punëtorë e shumë të injoruar”.

Shahini ka thënë se liberalizimi i vizave sjell shumë avantazhe, por edhe e largim të punëtorëve të zellshëm të Kosovës, siç i quajti ai “truri i Kosovës”.

“Ikja e trurit nga Kosova është problem kombëtar. Liberalizimi ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE-së, por ikja e trurit të Kosovës është problem kombëtar, e kjo ka ndodhur dje, sot dhe nesër do të vazhdojë. Ikën profesori, inxhinieri, mjeku, infermieri, ikën polici e ushtari, ikën punëtori e jo punëtori.

Sipas statistikave të AKB-së, në periudhën 2020-2023 kanë ikur rreth 10 mijë profesionistë”.

Për të luftuar trendin e ikjes së punëtorëve nga Kosova, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë urgjentisht një plan për parandalimin e migrimit të të rinjve.

“T’i motivojë ata të rinj dhe të reja të fillojnë biznese, [duke nisur] prej një biznesi fillestar, biznes familjar dhe pse të mos zhvillohet biznes i madh në Kosovë, pasi rinia ka qenë gjithmonë një aset me të cilin Kosova gjithmonë është krenuar”.

Sipas Rafunës, bizneset kanë filluar të gjejnë mënyra për përmirësimin e kushteve të punës, duke ofruar rritje page e bonuse.

Ai ka thënë se dy sektorë vuajnë më shumë se të gjithë nga mungesa e punëtorëve.

“Më e theksuar është te sektori i ndërtimtarisë dhe ai i gastronomisë. Këta janë dy sektorët ku më së shumti vërehet mungesa e fuqisë punëtore gjatë viteve të fundit, por edhe tani, tendenca që është duke u ndier, dihet se këtu dominon fuqia që është më pak e kualifikuar dhe ata kanë tendencë që për një pagë më të mirë të lëvizin prej Kosovës”.

Kosovës po i largohen edhe mjekët e mësimdhënësit

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka treguar pas përfundimit të gjysmës së parë të këtij viti shkollor, se rreth 600 mësimdhënës do të largohen nga vendi i punës.

“Në vitin 2023, mbi 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë në drejtoritë komunale të arsimit.

Ndërsa këtë vit, meqenëse gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2023 – 2024 përfundon në fund të kësaj jave, pritet që numri i mësimdhënësve të cilët kanë bërë kërkesë për pushim pa pagesë, por ka edhe të tillë mësimdhënës që fare nuk kanë bërë kërkesë për pushim pa pagesë, është diku rreth 500 apo 600 mësimdhënës, që do të largohen nga vendi i tyre të punës.

Edhe ata do të largohen kryesisht në vende të ndryshme të Europës”.

Edhe mjekët po e braktisin vendin e punës në Kosovë

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se në Kosovë, çdo vit largohen rreth 173 mjekë nga vendi në faza të ndryshme.

Duke folur për rrezikun e largimit të punëtorëve nga Kosova, Sejdiu tha se mosha e personave që largohen nga vendi është diku rreth 30 vjeç, e që mungesa e tyre, sipas tij, do të vërehet në vazhdimësi.

“Ne si organizatë e monitorojmë këtë fenomen prej vitit 2019. Është një trend në vazhdimësi stabël, diku rreth mesatares 173 persona në vit që largohen në faza të ndryshme.

Tani vetëm i kemi identifikuar nëpërmjet bisedave nga sondazhet e ndryshme. E kemi një moshë mesatare, rreth 30 vjeç. Kjo do të thotë se është brezi i ri, mungesa e tyre momentale nuk mund të them se ndihet, për shkak se këta do të ishin ata të cilët do të duhej të vinin pas disa vitesh”.

Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova në katër vjet

Brenda 4 viteve, nga Kosova janë larguar më shumë se 156 mijë banorë, që llogaritet në 8.85% e popullsisë së vendit. Është vlerësuar se deri në fund të vitit 2022, mbi 949 mijë banorë jetojnë jashtë vendit.

Në të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme, “Migrimi 2018-2022”, thuhet se nga kërkesat e shtetasve të Kosovës për t’u pajisur me vizë të zonës Shengen, 84% e tyre ishin pozitive, ndërsa 16% janë refuzuar.

Sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2021 janë larguar mbi 42 mijë banorë nga Kosova.

Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në Shtetet e Bashkuara, e publikuar në nëntor të vitit 2021, ka treguar se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç “ndoshta” ose “përfundimisht” do të largoheshin nga vendi, nëse do të kishin mundësi.

Më 1 janar 2024 iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirisht pa viza drejt vendeve të Europës.

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë deri në 90 ditë, në një periudhë brenda gjashtë muajsh, në të gjitha shtetet që janë anëtare në zonën Schengen.

Marrë nga Monitor.al

liberalizimi i vizave për kosovën

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët