LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia e Kosovës pëson rënien më të madhe që pas luftës, shkak tensionet politike

30 Shtator 2021, 11:20 Nga DOSJA
Ekonomia e Kosovës pëson rënien më të madhe që pas

KOSOVË – Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e tensionuara politike dhe etnike që janë shfaqur ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë, thonë ekonomistët vendorë.

Sipas tyre, ekonomia e Kosovës ia ka parë sherrin edhe nivelit të madh të korrupsionit, krimit si dhe tensioneve të shpeshta të brendshme në Kosovë që nga mbarim i luftës në vitin 1999. Këto situata, sipas profesorit të ekonomisë, Safet Gërxhaliu kanë ndikuar edhe në largimin e investitorëve potencialë.

“Nëse çdo ditë do të kemi tensione të tilla si tani dhe çdo ditë do të gjenerojmë agjendë politike, atëherë ardhmëria ekonomike e Kosovës do të jetë e zymtë. Nuk mund të ketë një shtet me stabilitet politik, social, ekonomik e integrues nëse nuk do të ketë zhvillim ekonomik”, thotë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Situata në veri është shqetësuese, thotë ai, dhe si e tillë po dërgon mesazh negativ jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor. Kosova, shton Gërxhaliu, duhet ta ruajë bashkërendimin me partnerët ndërkombëtarë dhe problemet me Serbinë t’i zgjidhë përmes dialogut.

“Dialogu duhet të përshpejtohet dhe të bëhet zgjidhje. Por, duhet të theksohet se Kosova dhe Serbia do të kenë punë të shumta dhe dialogu do të këtë vazhdimësi të gjatë”, thotë ai.

Investimet e huaja direkte, të vlerësuara si të domosdoshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kanë rënë në Kosovë përgjatë viteve. Një nga arsyet e rënies, shton Gërxhaliu, janë mosmarrëveshjet politike mes Kosovës dhe Serbisë në 22 vjetët e pasluftës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, që nga viti 2011 investimet e ndërkombëtare direkte kanë shënuar rënie. Derisa në vitin 2011 investimet e huaja ishin 378.9 milionë euro, vetëm një vit më vonë këto investime ishin 232 milionë euro. Në vitin 2019 investimet e huaja ishin mbi 250 milionë euro, derisa në vitin 2020 rreth 350 milionë.

Tashmë janë bërë dhjetë ditë që kur rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara. Ato janë bllokuar nga vetura dhe kamionë të vendosur nga serbë lokalë të cilët po kundërshtojnë masën e reciprocitetit të vendosur nga Kosova për targat e veturave nga Serbia.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo situatë nuk i garanton siguri një investitori dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Askush nuk investon në një vend ku nuk ka siguri, thotë Shatri.

“Situata e re e krijuar me këto tensione dhe përmasat që ka marrë në opinionin ndërkombëtar, ndikon në tërheqjen e investitorëve potencialë ose ata që kanë filluar të veprojnë në Kosovë mund të tërhiqen sepse nuk dëshirojnë të investojnë para aty ku nuk ka siguri dhe ka paqartësi”, thotë ai.

Shatri thotë se në ngecje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rënie e investimeve, përveç tensioneve politike me Serbinë, ka ndikuar edhe jostabilitetin politik në vend. Këtë problem e kishte vë në pah edhe raporti i Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve, i publikuar në korrik të këtij viti. Në këtë raport thuhet se Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por ky potencial, përveç tjerash, kufizohet edhe nga paqëndrueshmërinë politike në Kosovë.

Ndërkohë, situata aktuale në veri, sipas ish-ministrit, Haki Shatri ka shkaktuar edhe dëme në furnizim. Bllokimi i pikave kufitare ka pamundësuar lëvizjen e mallrave. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës 20-24 shtator, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 3.9 milionë eurosh. Ndërsa, pesë ditë para vendosjes së masës së reciprocitetit, përkatësisht nga 15 deri më 19 shtator, janë importuar mallra në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.

Përkundër bllokadave në pikat kufitare Jarnijë dhe Bërnjak, mallrat mes Kosovës dhe Serbisë po lëvizin në pika tjera. Kosova dhe Serbia kanë gjithsej gjashtë kalime kufitare.

Ppaunësia mbetet një nga problemet më të mëdha në Kosovë. Mbi 25 për qind e popullatës janë të papunë. Mesatarja e pagës në Kosovë në vitin 2020 ishte 466 euro.

Bruto Produkti Vendor (BPV) për vitin 2020 në Kosovë ishte 6.77 miliardë euro. BPV për kokë banori në Kosovë është 3,772 euro kurse në vendet e Bashkimit Evropian është 34,000 euro.

Deficiti i lartë tregtar po ashtu përbën një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës. Në vitin 2020, vlera e eksportit të mallrave ka qenë rreth 475 milionë euro, derisa importi i mallrave ishte 3.2 miliardë euro.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni ekonomia kosove peson renie lajm nga rel politika ndikoi ekonomine ekonomia kosove peson renie lajm nga rel politika ndikoi ekonomine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet