LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia formale nuk e justifikon zhvlerësimin e euros, 170 mln euro më pak në 6 muaj

30 Shtator 2019, 10:38 Nga DOSJA
Ekonomia formale nuk e justifikon zhvlerësimin e euros, 170 mln euro

Hyrjet e valutës nga ekonomia formale ishin në rënie në 6-mujorin e parë, përkundrejt tendencës zhvlerësuese të euros në të njëjtën periudhë. Deficiti i llogarisë korente u përkeqësua ndjeshëm në 6 muajt e parë të vitit, duke arritur në -517 milionë euro, me rritje prej gati 50% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistikat u bënë të ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. E thënë thjesht, deficiti i llogarisë korente mat lëvizjet e valutës (hyrje-daljet) në dhe nga Shqipëria në mënyrë zyrtare. Konkretisht ai mat bilancin e importeve dhe eksportet, (diferenca mes të cilave jep deficitin tregtar); në shërbime, në udhëtime (shpenzimet e shqiptarëve jashtë dhe të të huajve në Shqipëri); të punës (të ardhurat nga puna jashtë dhe të të huajve në Shqipëri), nga puna, nga investimet (p.sh., transferimi i fitimeve jashtë dhe të ardhurat nga investimet e shqiptarëve jashtë), apo dhe prurjet e emigrantëve.

Përkeqësimi i deficitit të llogarisë korente në 6 muajt e parë të vitit, nënkupton se në Shqipëri kanë hyrë zyrtarisht neto rreth 170 milionë euro më pak nga këto lëvizje (shiko grafikun e deficitit të llogarisë korente për 6-mujorin). Ndikimin kryesor e ka dhënë deficiti tregtar, teksa importet janë rritur ndjeshëm dhe eksportet ishin në rënie (deficiti tregtar u përkeqësua me -14%, duke arritur në -1.46 miliardë euro). Negativ është dhe bilanci i të ardhurave nga investimet, prej -178 milionë euro, si rrjedhojë e transferimit të fitimeve nga kompanitë e huaja në Shqipëri. Ndërsa bilancet e udhëtimeve dhe shërbimeve janë pozitiv, duke arritur të amortizojnë disi hendekun e tregtisë dhe të investimeve (shih tabelën).

Të gjithë këto përbëjnë të ashtuquajturat “fondamente”, dhe sipas Bankës së Shqipërisë, një përmirësim i tyre do të çonte në zhvlerësimin e euros në vend, pasi nënkupton që ka hyrë më shumë valutë dhe si rrjedhojë është rritur oferta në euro, duke ushtruar presion për nënçmimin e saj.
Por, kjo nuk rezulton të ketë ndodhur. Ndonëse në vend zyrtarisht zyrtarisht ka hyrë neto më pak valutë, d.m.th. që “fondamentet” janë përkeqësuar, euro vijoi zhvlerësimin, sidomos në tremujorin e dytë të vitit. Viti 2019 u hap me monedhën e përbashkët që u ngjit në 125 lekë në ditët e para të janarit, ndërsa euro u këmbye në fund të muajit qershor poshtë 122 lekëshit.

Edhe të dhënat vjetore tregojnë se që nga viti 2015, deficiti i llogarisë korente nuk është përmirësuar (shih grafikun vjetor), pra fondamentet nuk janë përmirësuar, në linjë të kundërt me zhvlerësimin e euros. Që nga mesi i vitit 2016, kur këmbehej me rreth 138 lekë, euro ka zbritur aktualisht në 121-122 lekë, duke rënë me rreth 11.5%.

Nënçmimi më i fortë ishte në 2018-n, kur kursi mesatar i këmbimit për gjithë vitin ishte 127.6 lekë, me një rënie prej 6.5 lekësh në raport me mesataren e një viti më parë, duke shënuar rënien më të madhe vjetore që nga 2004. Në 2018-n presion për nënçmimin e euros ushtruan dhe konvertimet e kapitalit të disa bankave nga euro në lekë, që erdhi si rrjedhojë e procesit të shkrirjes së disa bankave (Veneto u përthith nga Intesa dhe NBG nga ABI Bank).

Këtyre iu shtua dhe disbursimi i një kredie të BERZH për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se këto transaksione përbënin një shumë afër 300 milionë euro për t’u konvertuar në një moment të caktuar, duke ushtruar presion për nënçmimin e euros. Por, nga ana tjetër BSH pranoi se ka blerë mbi 400 milionë euro në total, jo vetëm për efekt të kursit, por dhe për arsye të rezervës valutore, (përfshirë dhe konvertimin e kredisë së BERZH) çka duhet të kishte amortizuar efektin e konvertimit të kapitalit dhe kredisë së BERZH.
Për periudhën janar-shtator 2019 kursi mesatar i euros i euros ishte 123.1 lekë, duke rënë me 4.5 lekë në raport me mesataren e 2018-s. Marrë nga Monitor.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi hyrja e eurose ne shqiperi hyrja e eurose ne shqiperi


Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Shtator 2019, 14:50

200 VIP-at e 2018, viti i koncesioneve

TIRANË- Risk pothuajse zero, fitim i garantuar, ndoshta dhe dyshifror, për më shumë se një dekadë. Tingëllon si ideale, por në vendin më të varfër të Europ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet