LIVE UPDATES
Politike

Dosja e Prokurorisë/ Tahiri në Gjykatë: Akuzat më të rënda se të Aldo Bares, proces i montuar politikisht!

28 Shkurt 2019, 07:58 Nga DOSJA
Dosja e Prokurorisë/ Tahiri në Gjykatë: Akuzat më të

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të rënda ku është njohur me akuzat zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila prej më shumë se dy vitesh e ka hetuar për përfshirje në një grup kriminal.

Jashtë Gjykatës Tahiri u shpreh:  Akuzat më të rënda se të Aldo Bares. Kjo historia lindi si sulm politik. Politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

Tahiri u shpreh se do t’i shkojë deri në fund procesit. (Lexo ketu të plote)

Ditën e djeshme organi i akuzës ka dorëzuar dosjen voluminoze kundër Tahirit në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku dhe do të nisë procesi i gjykimit.

Dosja.al ka zbardhur dosjen e Prokurorisë dhe shihet se mbi ish-ministrin Saimir Tahiri rëndojnë tre akuza.

“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.  

DOSJA E PLOTË E PROKURORISË PËR SAIMIR TAHIRIN (Lexo këtu)

PJESË NGA DOSJA

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, mbi bazën e të dhënave  të grumbulluara nga Policia Gjyqësore në bashkëpunim me organet e ligjzbatuese në vend, kur rezultonin të dhëna mbi aktivetetin kriminal të disa grupeve personash, shtetas shqiptarë, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me datë 08.06.2016 ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale “Kultivimeve i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mbi bazën e informacioneve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të policisë Vlorë, sipas të cilëve të pandehurit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve, më datë 29.04.2017 ka regjistruar procedimin penal nr.164 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Duke qenë se  disa prej tyre subjekteve nën hetim në kuadër të procedimit penal nr. 134 të vitit 2016, ishin përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotikë së bashku me të pandehurit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Nazer Seiti, bazuar në nenin 79 gërma “b” të Kodit të Procedurës Penale, me datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i procedimeve nr.134 të vitit 2016 dhe nr. 164 të vitit 2017 në një procedim të vetëm, nr.134 të vitit 2016.

Mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet italiane të drejtësisë, të pandehurit Moisi Habilaj, etj, në lidhje me faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilit vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetet në fushën e trafikimit të narkotike, nisur nga fakti që rëzultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.313 në ngarkim shtetasit Saimir Tahiri, për veprën penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsioni Pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a dhe 260 të Kodit Penal.

Ish-ministri i Brendshëm për më shumë se dy vite është në hetim nga Prokuroria. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 dhe Prokuroria kërkoi arrestimin e tij, por Kuvendi i Shqipërisë vendosi që të mos lejonte që Saimir Tahiri në atë kohë deputet të përfundote prapa hekurave.

Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

(A.B. F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per ish ministrin dosja e prokurorise dosja habilaj saimir tahiri trafikimi i narkotikeve akuzat per ish ministrin dosja e prokurorise dosja habilaj saimir tahiri trafikimi i narkotikeve


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion