LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë -Beograd eliminon taksën ndaj Serbisë

21 Janar 2020, 16:24 Nga DOSJA
Marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë -Beograd eliminon

KOSOVË- Dokumenti që nga ana kosovare në ceremoninë në Berlin është nënshkruar nga zyrtari i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, përvec firmës së Grupit Lufthansa mban edhe firmat e Aeroportit të Prishtinës dhe Komandantit të KFOR-it thekson se lëvizja në relacionin Prishtinë -Beograd do të realizohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel të njohur si IBM që siguron lëvizje vetëm me letërnjoftime. “Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transportohen përmes kësaj linje ajrore” thuhet në dokument.

Po ashtu theksohet se “Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojnë se operimi për në/nga Beogradi/Prishtina dhe anasjelltas do të funksionojë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR”. Pikërisht ky është edhe provizioni që kërkon heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë që në nëntor të vitit 2018 e kishte vendosur Kryeministri Ramush Haradinaj. Pala serbe menjëherë pas publikimit të lajmit se është arritur marrëveshja, ka bërë me dije se ajo nuk do të funksionalizohet pa u hequr taksa. E kryeministri Ramush Haradinaj I cili dje reagoi ndaj kësaj ngjarje e quajti hap gjigand. Më poshtë po e sjellim të plotë “letrën e qëllimit” për hapjen  e linjës ajrore Beograd Prishtinë.

Letër e Qëllimit për Themelimin e Linjës së Veçantë Ajrore Beograd-Prishtinë (BPSAR)

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës dhe Misioni i NATO-s në Kosovë (Forca e Kosovës – KFOR-i) do të dëshironin të këshillonin dhe konfirmonin si më poshtë. Në lidhje me themelimin e linjës së veçantë dhe të ndërsjellë ajrore Beograd-Prishtinë për Grupin Lufthansa: Palët e shprehin qëllimin e tyre për themelimin e Linjës së drejtpërdrejtë dhe të Veçantë Ajrore Beograd-Prishtinë (BPSAR). Njësia e Kontrollit të Trafikut Ajror (ATC) në Aeroportin e Prishtinës është autoritet kompetent për të ofruar shërbime të Kontrollit të Trafikut Ajror brenda sektorit të KFOR-it. KFOR-i është autoritet kompetent për mbikëqyrjen e dispozitave të shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror brenda sektorit të KFOR-it dhe përmbushjen e tyre në mënyrë të sigurt. Njësia e Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Prishtinës do të ofrojë shërbime të Kontrollit të Trafikut Ajror për të gjithë aeroplanët që kontrollohen nga kompania “Eurowings” dhe transportuesve të Grupit Lufthansa brenda hapësirës ajrore të KFOR-it.

Këtu përfshihen fluturimi përmes linjave të drejtpërdrejta ajrore nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas, nisjet dhe aterimet në aeroportet e Prishtinës/Beogradit, në pajtueshmëri me Marrëveshjen për BPSAR-in. Si segment i shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror, komunikimi i drejtpërdrejtë do të zhvillohet mes ofruesve të shërbimeve në aeroporte, përfshirë ofruesit e shërbimeve të Kontrollit të Trafikut Ajror në Aeroportin e Beogradit apo të ndonjë kontrolli tjetër të trafikut ajror që kërkohet. Institucionet në Kosovë, në pajtueshmëri me Marrëveshjen për BPSAR-in, do t’ua ofrojnë të drejtën kompanisë “Eurowings” dhe transportuesve të Grupit Lufthansa për ta zbatuar planin e fluturimit duke e përdorur kodin ICAO të BKPR-së për shërbimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Autorizimet përkatëse për hapësirën ajrore do të mbesin efektive, pa ndonjë miratim shtesë. Dhënia e pëlqimit i kërkon regjistrimin dhe lejet e nevojshme të lëshuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, të cilat nuk do të tërhiqen në rast se kompania “Euroëings” apo transportuesi i Grupit Lufthansa ka mundësi të paraqesë dokumentacion tipik dhe relevant të aeroplanit.

Operimi i tanishëm do të jetë subjekt i fizibilitetit komercial, teknik dhe procedural nga kompania “Eurowings” apo një transportues i Grupit Lufthansa, me përkrahjen e plotë të të gjitha palëve. Aeroporti i Prishtinës menaxhohet dhe kontrollohet nga operatorët relevantë komercialë. Nëse kërkohet nga kompania “Euroëings” apo një transportues i Grupit Lufthansa, Aeroporti i Prishtinë do të nënshkruajë një marrëveshje të bazuar në Marrëveshjen Standarde për Menaxhimin Tokësor të IATA-së me Divizionin Lufthansa-Euroëings, duke siguruar që kompania “Euroëings” dhe transportuesit e Grupit Lufthansa do të marrin përkrahje të plotë për t’i ofruar shërbimet për pasagjerë në bazë të BPSAR-it. Këtu përfshihen përkrahja e ndërsjellë për menaxhimin e shërbimeve për pasagjerë, mallra dhe shërbime postare, mbushjen me karburant dhe përkrahjen gjatë lëshimit në tokë dhe ngritjes në qiell, shërbimin e pasagjerëve, mallrave, postës, valixheve dhe hyrjeve/daljeve të udhëtarëve që udhëtojnë përmes linjës BPSAR. Shërbimet duhet ta gëzojnë nivelin e njëjtë të shërbimit si çdo shërbim tjetër nga dhe drejt Prishtinës. Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të arritura gjatë dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, do të zbatohen për pasagjerët, postën dhe mallrat që transportohen përmes kësaj linje ajrore.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe Aeroporti i Prishtinës konfirmojnë se operimi për në/nga Beogradi/Prishtina dhe anasjelltas do të funksionojë pa taksa shtesë dhe taksa për një shërbim në linjën BPSAR. Në çfarëdo rasti, taksat dhe pagesat shtesë nuk do të jenë diskriminuese. Kompania “Euroëings” dhe transportuesit e Grupit Lufthansa do të kenë autoritet të plotë për të shitur bileta, për t’i përcaktuar tarifat për udhëtarë, mallra dhe dërgesa postare vetëm për shërbimet e ndërsjella mes Prishtinës dhe Beogradit dhe anasjelltas. Realizimi i shitjeve të biletave mes kompanive të një transportuesi të Grupit Lufthansa për shërbimin e ndërsjellë do të mundësohet në çfarëdo kohe, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha kushtet e rregulluesit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë e ka të qartë se kompania “Euroëings” apo një transportues i Grupit Lufthansa e ka të drejtën për t’i përdorur shërbimet nga partnerët për kryerjen e shërbimeve të ndërsjella, me pëlqimin paraprak të autoriteteve në fjalë.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i do të bëhen pjesë e një plani të përshtatshëm për qeverisjen dhe zbatimin e linjës BPSAR. Në çfarëdo rasti, KFOR-i do të vazhdojë ta ketë autoritetin në hapësirën ajrore mbi Kosovë, në bazë të marrëveshjeve të njohura nga komuniteti ndërkombëtar për misionin e NATO-s në Kosovë. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen dhe Planin, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë dhe KFOR-i do t’i harmonizojnë dhe do t’i nënshkruajnë Procedurat e Koordinimit për ekzekutimin e fluturimeve të linjës BPSAR. Në çfarëdo kohe, Autoriteti i Aviacionit Civil në Kosovë, Aeroporti i Prishtinës dhe KFOR-i do të sigurojnë realizim të sigurt të fluturimeve të linjës BPSAR, përfshirë aterimet.

(Marrë nga GazetaExpress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove linja ajrore kosove serbi taksa 100% kosove linja ajrore kosove serbi taksa 100%


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet