LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekspertët në konsensus për rritje të normave të interesit deri në fund të vitit 2022

6 Mars 2022, 06:00 Nga DOSJA

Revista “Monitor” në datat 11-16 shkurt 2022 zhvilloi një vrojtim me një panel specialistësh të tregut financiar në vend, për të ndjekur pritshmëritë e tyre në lidhje me normat e interesit në lekë. Paneli përbëhej nga 14 punonjës të bankave dhe të institucioneve të tjera financiare, të cilët kanë ekspertizë në fushën e administrimit të aktiveve / pasiveve; të investimit në tregje dhe për rrjedhojë ndjekin ngushtësisht ecurinë e normave të interesit, kurseve të këmbimit, çmimit të aktiveve financiare etj.

Ky panel të vrojtuarish përbën një grup që formon pritshmëri, të cilat i reflektojnë në operacionet dhe vendimet e tyre kur kryejnë operacione në treg apo administrojnë rreziqet. Për rrjedhojë, ata përfaqësojnë edhe pritshmëritë e përgjithshme që mund të ketë krijuar tregu financiar në Shqipëri.

Dekada e inflacionit të ulët, me norma interesi pothuaj zero, u përmbyll me derdhjen masive të fondeve në mbështetje të ekonomive, si pasojë e COVID-19 dhe me rritjen e deficiteve e borxheve publike, që pasoi. Tashmë inflacioni ka tejkaluar objektivat e bankave qendrore. Në Janar 2022 normat vjetore të inflacionit në SHBA dhe BE rezultuan në nivelet 7.1% dhe 5.5% përkatësisht. Pasiguria luhatet ndërmjet dukurisë së inflacionit “kalimtar” dhe inflacionit “që do të jetë në mes nesh”. FED (banka qendrore e SHBA) nuk po i referohet më inflacionit si dukuri “kalimtare”. Ndërsa BQE ende po mban politika të pandryshuara në lidhje me inflacionin.

Dilema ndërmjet qëndrueshmërisë së çmimeve dhe nevojës për nxitje të rritjes së ekonomisë dhe punësimit ka dalë përsëri në pah dhe lexohet qartazi në komunikimet e formuluara tepër kujdesshëm dhe me gjuhë të mjegullt të bankave qendrore.

Ndërkohë, që këto institucione do të duhet të ndërtojnë vendimmarrjen në lidhje me “tërheqjen mbrapsht” të lehtësimit sasior, ashtu edhe me rritjen e normës së interesit, diskutimi po shtrihet edhe në shpejtësinë dhe masën me të cilën do të duhet të veprohet, pa dëmtuar rritjen ekonomike dhe për të shmangur rënien në recesion.

Nga nëntori i vitit të kaluar, norma e inflacionit në Shqipëri kapërceu objektivin afatmesëm, 3%, të Bankës së Shqipërisë. Në Janar 2022 inflacioni arriti në nivelin 3.7%, një normë që nuk është vërejtur prej vitit 2011.

“Banka e Shqipërisë vlerëson se dinamikat e çmimeve në tregjet botërore do të kenë ndikim kalimtar në inflacionin e çmimeve të konsumit në vend”, do të shprehej ky institucion në një intervistë të dhënë për revistën “Monitor”, në shtator 2021 (nr. 997).

Ndonëse treg i vogël dhe më pak i integruar në ekonominë botërore, ekonomia shqiptare nuk mund të mbetet jashtë kësaj sjelljeje të çmimeve dhe diskutimit mbi dilemën kontroll inflacioni – mbështetje e ekonomisë. Duke iu referuar qëndrimit të shprehur në shtator 2021, në intervistën e cituar më sipër, Banka e Shqipërisë pavarësisht se priste një rritje graduale inflacioni gjatë 2022, gjithashtu shprehej edhe për kthim brenda objektivit po në këtë dhe qëndrim rreth nivelit 3% në vitet në vijim.

Qëndrim i cili është modifikuar në fillim të vitit 2022 duke reflektuar pikërisht dinamikën e shpejtë të ndryshimit të nivelit të çmimeve të konsumit në tregjet botërore dhe në vend. “Për vitin 2022, ne presim që inflacioni të jetë mbi objektivin 3%, në pasqyrim të niveleve të larta të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Me normalizimin e tyre, ne presim reduktimin e inflacionit drejt objektivit, i cili parashikohet të arrihet brenda vitit 2023”, shprehet Banka e Shqipërisë në intervistën që publikohet në këtë numër të revistës. Por që gjithsesi i mbetet mendimit se intensiteti do të jetë në rënie.

Nga ana tjetër, duket se tregu ka formuar një pritshmëri në lidhje me kahun e politikës monetare. Shumica (86%) e panelit të anketuar presin që norma bazë e interesit deri në fund të vitit 2022 të rritet (shih grafiku 1). Gjysma e të anketuarve mendojnë se deri në fund të vitit 2022 norma e interesit do të rritet me 0.25 pikë përqindje nga niveli aktual prej 0.5%.

Ndërsa 36% presin që rritja të kryhet me një hap edhe më të madh prej 0.5 pikë përqindjeje, duke arritur në 1% në fund të vitit. Disa prej tyre shprehen se tashmë duhet të ishte kryer një rritje e kësaj norme (shih grafiku 2). E po njësoj është edhe shpërndarja në lidhje me intensitetin me të cilën pritet të veprojë Banka e Shqipërisë. Megjithatë, i gjithë paneli pret një rritje graduale të normës bazë, pasi ata që kanë pritshmëri më të forta për rritje të normës (0.5 pikë përqinde-pp) shprehen se e mendojnë që kjo rritje do të ndodhë në dy vendime të Bankës së Shqipërisë (shih grafiku 3).

Grafik 1: Pritshmëria e specialistëve të tregut është që norma e interesit të:

Grafik 2: Pritshmëria e specialistëve është që deri në fund të vitit 2022 norma bazë e interesit të arrijë

Grafik 3: Specialistët e tregut mendojnë se numri i vendimeve të Bankës së Shqipërisë për të arritur në nivelin e pritur të normës bazë të interesit në fund të vitit 2022 do të jetë:

Pritshmëria për një normë inflacioni më të lartë se në të shkuarën reflektohet edhe në pritshmëritë për normat e interesit. Më konkretisht, ekspertët parashikojnë një rritje të nivelit të kurbës së kthiemve (yield-eve) përgjatë të gjithë maturiteteve (shih grafiku 4).

Siç e kemi theksuar më parë, rritja e inflacionit dhe e normave të interesit do ketë ndikim të menjëhershëm në aftësinë paguese të borxhit publik. Epokës thuajse 10-vjeçare të normave të ulëta, që lehtësoi dhe emetimet e njëpasnjëshme të Eurobondeve nga qeveritë shqiptare, duket se po i vjen fundi.

Grafik 4: Kurba e Yield-eve fund 2021 dhe ajo e parashikuar për fundin e vitit 2022

Ekspertët po ashtu presin rritje të normave mesatare të interesit për kreditë dhe depozitat krahasuar me normat aktuale mesatare, respektivisht 5.03% dhe 0.67% (shih grafiku 5). Vetëm një nga të anketuarit pret që normat mesatare të ngelen në nivelet aktuale ose më të ulëta. Mbi 50% e të anketuarve presin që normat mesatare të rriten me 0.25%. Pjesa tjetër e të anketuarve pret një rritje edhe më të shpejtë të normave mesatare të interesit për kreditë dhe depozitat.

Vlen të theksohet se ekspertët presin një rritje pak më të shpejtë të normave të interesit të kredive krahasuar me të depozitave, një sjellje pothuaj historike e tregut financiar në vend. Më konkretisht, hendeku (spread-i) mes dy normave mesatare pritet të arrijë nivelin e 5.41% krahasuar me 5.03% që është aktualisht (shih grafiku 6). Zgjerimi i spread-it me 0.38% nuk duhet parë si i papërfillshëm nëse materializohet, duke pasur parasysh se vetë ndryshimet e normave bazë zakonisht nuk shkojnë përtej 0.25%.

79% e panelit mendon që pritshmeritë e tregut të ndiqen me frekuencë tremujore.

Grafik 5:

Grafik 6: Hendeku i normave

Marrë nga Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë inflaconi i ulët banka e shqipërisë inflaconi i ulët

Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Mars 2022, 06:26

Pandemia “zhgënjen” tregun e farmaceutikës

Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj