LIVE UPDATES
Ekonomi

VËZHGIMI i Dosja.al:Si krahasohet Shqipëria me botën, diferenca tek nafta,qytetarët heshtin

5 Mars 2022, 17:24 Nga DOSJA
VËZHGIMI i Dosja.al:Si krahasohet Shqipëria me botën, diferenca

TIRANË– Kur akoma nuk janë mbyllur tubat e gazit dhe naftës nga Rusia për në pjesën tjetër të botës, të parët që e ndjenë ‘krizën’ ishin biznesmenët shqiptarë, të cilët u kujdesën vetë që të dërgonin në stratosferë çmimet për produktet që ofrojnë. Me çdo sekondë që kalon çmimi i naftës rritet duke shënuar nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Brenda 2 ditëve çmimi është rritur dy herë, duke u tregëtuar me 230 lekë ose 1.9 euro për litër. Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi, ndërsa deri më sot ka kapur nivelin më të lartë në gati 9 vjet.

Fillimi i zbatimit të një takse të re, që parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që sipas doganave kishte një efekt prej 1.33 lekë për litër pa TVSH, ka bërë që shqiptarët të nxjerrin nga xhepat e tyre 120-130 lekë për liter vetëm për taksat. Për të kuptuar dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë lidhur me zhvatjen që i bëhen qytetarit të thjeshtë si nga shtetit, por edhe nga ‘biznesmenët’ e naftës, do të bëjmë një krahasim të thjeshtë me disa qytete e shtete të tjera të botës. Sa për të kuptuar në çfarë situate jemi, ndërkohë që paralajmërimin për të mbyllur gojën, siç bëjmë gjithmonë e kemi marrë që më parë. Sot thjesht vuajmë pasojat…

Në Kiev, marrim shembull, atje kur lufta u rrezikon jetën të gjithëve, çmimi i naftës është 1 euro. As më shumë, e as më pak…

A po flasim për luftë? Dosja.al ka kërkuar informacione nga lexuesit e saj në të gjithë botën, lidhur me çmimin që ata e blejnë naftën në vendet ku jetojnë, duke ndërtuar kështu një krahasim.

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1.26 dollarë për litër
Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër
Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër
Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër
Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër
Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër
Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër
Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër
Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 160 lekë për litër
Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër
Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Krahasimin bëjeni vetë… Jemi “rrotë më rrotë” vetëm me Gjermaninë!

Sa paguhen shqiptarët?

Edhe pse me pagat minimale dhe mesataren e të ardhurave për frymë mund të “garojmë” vetëm me DISA nga vendet e Afrikës, se sërish ka të tjera më të përparuara se ne. Për të qenë sa më koherentë kemi marrë të dhënat e Eurostat, të publikuara më dhjetor të vitit 2021. Raport në të cilin Shqipëria, renditej e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të dhënat që nuk janë ndryshuar për as 3 muaj që kanë kaluar…

Pavarësisht atyre që thotë kryeministri Edi Rama, ekonomia jonë ende nuk e ka atë hov. Megjithatë i marrim një më një… EUROSTAT thotë se të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin sa 30% e mesatares së Bashkimit Evropian, ndërsa sa i takon konsumit individual, ai është sa 39% e mesatares së BE-së. Që prej vitit 2016, sipas EUROSTAT, të ardhurat për frymë në Shqipëri kanë mbetur të pandryshuara, në 30% të mesatares së BE-së. Pas vendit tonë të ardhurat më të ulëta për frymë janë në Bosnje Hercegovinë me 33% të mesatares së BE-së, ndjekur nga Maqedonia e Veriut 38%, më pas Serbia 43% dhe niveli më i mirë është në Malin e Zi, që ka sa 45% e mesatares së BE. Në rang kontienti e më gjerë,Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 45% mbi mesataren e BE-së, i ndjekur nga Gjermania (24% më lart), Italia (96% kundrejt 100%)”, etj.

Si e paralajmëroi me “stil” Rama se çfarë na priste?

Disa ditë më parë, në një konferencë për shtyp, e më pas në një intervistë televizive gjatë një lidhjeje direkte me Ukrainës, Rama i ngrysur e tha: Jemi në luftë! Do rriten çmimet, por megjithatë do bëhet ç’është e mundur që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike. Asnjë fjalë, as për gruri që e marrim nga Rusia, as për lulediellin që e marrim nga Ukraina, as për naftën e as për gazin. Tek çmimi i energjisë elektrike ishte i gjithë “halli”, e atë premtoi se nuk do ta ngrinte. Për të tjerat nuk tha e nuk premtoi gjë, e do i justifikojë me botën, hallet e mëdha, ndërkohë që rroga minimale në vend është ende 30 mijë lekë të reja, as 230 euro. Ndërkohë që qytetarët shfryjnë, Rama bën sikur nuk dëgjon dhe telefonon presidentin ukrainas, Volodymir Zelenskyn.

Sikur Shqipëria ka bërë namin me ndihmë dhe gjithë bota i ka sytë nga ne. Propagandë! Del e flet për çdo gjë të mundshme, përveç halleve të përditëshme. Se mirë Zoti po as qeveria në rast nevoje s’po na e fal bukën e gojës. Rama mbretëron, opozita mjaftohet me reagime të vogla, më shumë e kanë hallin tek çështje të mëdha, shumë të rëndësishme si inceneratorët, ndërsa shqiptarët duket se kanë ende sytë me lot nga lufta në Ukrainë. Kur në fakt, “bombat” po na bien dhe ne, thjesht nuk i shohim dhe nuk i dëgjojmë. Madje, si shumë të devotshëm nesër do të shkojmë sërish të votojmë! S’do e mbajë mendjen njeri tek nafta, se nesër shpërndahen para për votën, nesër i blejnë, më pas për 4 vitet e ardhshme i shesin ku e si të munden. Po mesa duket as këtë se kemi kuptuar!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi rritet cmimi i naftes tirane rritet cmimi i naftes tirane


Sondazh

Poll
Ekonomi 5 Mars 2022, 06:26

Pandemia “zhgënjen” tregun e farmaceutikës

Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj