LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan, rrezik për demokracinë

23 Prill 2022, 15:06 Nga DOSJA
Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan,

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias. Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe të shtojë trysninë ndaj aleatëve të Kremlinit në Ballkan.

Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pikat më të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa thonë se Serbia vazhdon të jetë aleatja kryesore e Rusisë në rajon. Sipas tyre, keqinformimi është një nga mjetet kryesore që Kremlini përdor për destabilizimin e rajonit, duke synuar të minojë demokracitë, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive thotë se arma kryesore për të luftuar zgjerimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan është demaskimi i vazhdueshëm i propagandës së Moskës.

“Mënyra e vetme për ta fituar luftën e informacionit është duke qenë shumë të angazhuar dhe duke demaskuar gënjeshtrat që shpërndahen në mbarë Ballkanin. Para disa ditësh Serbia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për dërgim të armëve në Kosovë. Kjo u përhap me shpejtësi në rajon. Një ditë më pas Britania e përgënjeshtroi lajmin. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të reagojnë pas çdo lajmi të rremë në Ballkan”, thotë zonja Stradner.

Këto komente ajo i bëri gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias, ku panelistët analizuan ndikim rus në Ballkanin Perëndimor duke marrë shkas nga shembulli i Ukrainës. Ata vlerësuan se lufta në Ukrainë ka ndikuar në shtimin e vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Por gazetarja Una Hajdari thotë se kohët e fundit vërehet një zbehje e hapave konkrete për të përmirësuar gjendjen në terren.

Ajo përmendi tri incidentet e njëpasjëshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

“Edhe pse e dimë se shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Evropian, zakonisht përmes mesazheve në Twitter nuk kanë asnjë efekt në terren, të paktën e dimë se janë të informuar lidhur me këto ngjarje. Zyrtarët e BE-së kanë një vizion të kufizuar, që tani është tkurrur edhe më shumë”, thotë ajo.

Beogradi po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të Perëndimit. Serbia mbështeti rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por vazhdon të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Qëndrimi i Serbisë shihet nga ekspertët si përpjekje e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të ruajtur balancën midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Pas votimit për rezolutën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të gjithë mundohen që të mos e largojnë, duke mos i bërë trysni, sepse frikësohen se afrohet me palën tjetër. Por duhet t’i thonë le të shkojë ta provojë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat. Por nuk ekziston vullneti për ta sfiduar”, tha Kurt Bassauner nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit.

Qëndrimi ndaj Rusisë dhe konfliktit në Ukrainë ishte një faktor edhe në zgjedhjet presidenciale të Serbisë të zhvilluara në fillim të muajit prill. Presidenti Vuçiç pati thënë se nuk ka në plan të ndryshojë qasje, duke mbrojtur aspiratatat e tij për anëtarim në BE por pa dëmtuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Rezultatet e zgjedhjeve e nxorrën atë fitues, duke i siguruar një mandat të dytë pesë-vjeçar.

“Mendoj se Aleksandar Vuçiçi është një politikan që nuk njeh limite, i interesuar që ta ruajë pushtetin. Është e rrezikshme dhe jodemokratike, sepse këta individë kur ndjejnë se mbijetesa e tyre është nën rrezik, sulmojnë duke u përfshirë në aktivitete dhe sjellje që mund të godasin interesat atlantike”, tha Richard Kraemer nga Qendra e Vlerave Evropiane për Politikat e Sigurisë.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë janë shtuar zërat në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO. Por Reuf Bajrovic, zëvendëspresident i Aleancës SHBA-Evropë, një organizatë në Uashington , ky synim është vështirë të realizohet, sepse Kosovës fillimisht i duhet njohja e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

“Mendoj se Kosova po paguan faturën e përpjekjeve të Perëndimit për ta mbajtur Vuçiçin në anën e tyre”, tha ai.

Katër nga 30 vendet e NATO-s, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 23 Prill 2022, 14:35

Poliomeliti paralizon një fëmijë në Pakistan

Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti, duke nxitur kryeministrin e sapozgjedhur Shehbaz ...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri