LIVE UPDATES
Bota

Eksperti: E qëllimshme, Kremlini po nxit krizën energjetike në Evropë

25 Nëntor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Eksperti: E qëllimshme, Kremlini po nxit krizën energjetike në

RUSI – Situata e paprecedentë e energjisë në Evropë do të përkeqësohet gjatë këtij dimri në hemisferën veriore, duke rritur gjasat e racionimit të energjisë dhe ndërprerjes së punës së termocentraleve, paralajmërojnë analistët e kësaj industrie.

Me rritjen e çmimeve të gazit natyror, që i ka bërë prodhuesit dhe familjet të përballen me fatura në rritje, disa janë të shqetësuar se sistemi i integruar energjetik i Bashkimit Evropian mund të kolapsi, me shtetet anëtare të bllokut që mundohen të mbajnë për vete sasinë e furnizimeve që kanë, duke shkaktuar një tjetër grindje të shëmtuar politike brenda BE-së.

Thierry Bros, profesor në Institutin Sciences Po në Paris dhe ish-ekspert i naftës dhe gazit në Ministrinë franceze të Ekonomisë, dyshon se kjo situatë mund të jetë e lidhur me qëndrimin e Kremlinit për të mos shpërndarë furnizimet shtesë të gazit natyror për klientët e BE-së. Ai thotë gjithashtu se zyrtarët rusë po kërkojnë të provokojnë mosmarrëveshje politike midis 27 vendeve anëtare të bllokut mbi furnizimin me energji dhe prodhimin e energjisë.

Unë mendoj se kjo është ndoshta arsyeja pse Kremlini po e nxit pak më shumë këtë krizë energjetike. Ne kemi një mekanizëm të bashkuar brenda BE-së, kështu që jemi në gjendje të mbyllim industritë diku për t’u siguruar që banorët të jenë të ngrohtë në shtëpitë e tyre diku tjetër,” tha ai në një podcast për Natural Gas World, një faqe interneti e pavarur kushtuar çështjeve globale të gazit.

“Në kohë normale gjithçka funksionon pa probleme me mekanizmin e përbashkët energjetik të BE-së, i cili i jep përparësi familjeve mbi prodhuesit”, thotë zoti Bros, i cili përfaqësoi Francën në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, ose IEA. Megjithatë, ai paralajmëron se gjatë muajve të ftohtë të ardhshëm, “mund të shohim një zbatim shumë të vështirë të këtij mekanizmi të përbashkët”. Si shembull, ai pyet: “A do të mbyllim disa industri franceze për të ngrohur gjermanët? Apo do të mbyllim disa industri gjermane për të ngrohur francezët?”

Gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazprom, është akuzuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe ligjvënësit evropianë se nuk kanë bërë qëllimisht sa duhet për të rritur furnizimet me gaz natyror në Evropë. Në një postim në Twitter të marten, zoti Bros vuri në dukje, “Për nëntorin, eksportet ditore të gazit nga tubacionet ruse në Evropë janë deri më tani në rënie me 14% kundrejt tetorit”, që në vetvete ishte një muaj rekord i ulët.Gazprom thotë se po përmbush të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj klientëve të BE-së. Por zyrtarët amerikanë i janë bashkuar disa politikanëve evropianë duke i bërë thirrje Moskës të rrisë eksportet e gazit në Evropë. “Realiteti është se ka tubacione me kapacitet të mjaftueshëm përmes Ukrainës për të furnizuar Evropën.

Rusia ka thënë vazhdimisht se ka furnizim të mjaftueshëm me gaz për të mundur ta bëjë këtë, kështu që nëse kjo është e vërtetë, atëherë ata duhet dhe duhet ta bëjnë atë shpejt përmes Ukrainës. ”, tha së fundmi Amos Hochstein, një këshilltar i lartë për sigurinë e energjisë në Departamentin e Shtetit të SHBA.

“Rusia ka deklaruar se ka furnizim të mjaftueshëm me gaz për të përmbushur nevojat evropiane për energji,” i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i Departamentit të Shtetit. “Ajo mund dhe duhet të sigurojë furnizime shtesë përmes rrjetit ekzistues të tubacioneve, duke përfshirë Ukrainën. Dështimi për ta bërë këtë kërcënon sigurinë evropiane të energjisë dhe vë në pikëpyetje motivet ruse për ndalimin e këtyre furnizimeve”.

Ne jemi të shqetësuar se furnizimi është i ulët dhe tregu është i pamjaftueshëm në krahasim me vitet e mëparshme,” shtoi zyrtari. “Nivelet më të ulëta se normale të depozitimit të gazit ilustrojnë rëndësinë e furnizimeve të diversifikuara të energjisë për të përmbushur objektivat e sigurisë energjetike të Evropës. Ne po angazhohemi aktivisht për të rritur sigurinë energjetike të partnerëve dhe aleatëve tanë evropianë.”

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë i ka bërë gjithashtu thirrje Rusisë që të rrisë eksportet e gazit. “IEA-ja beson se Rusia mund të bëjë më shumë për të rritur furnizimet e gazit në Evropë dhe për të siguruar që magazinimi të arrijë në nivelet e duhura në përgatitje për sezonin e ardhshëm të dimërit,” tha ajo në një deklaratë të fundit.

Rritjet e mëdha të çmimeve të gazit natyror po shkaktohen kryesisht nga një rritje e kërkesës për shkak të pandemisë në Azi dhe furnizimet e ulëta në Evropë, e cila në një moment muajin e kaluar pa një çmim të ri rekord të vendosur kur kontratat e shitjes me shumicë për gazin natyror në nëntor u rritën pothuajse 400 për qind që nga fillimi i vitit. Çmimet e energjisë elektrike po rriten gjithashtu sepse gazi natyror përdoret në të gjithë kontinentin për të prodhuar një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike.

Disa politikanë evropianë argumentojnë se Kremlini po e përkeqëson qëllimisht krizën energjetike të Evropës si një taktikë për t’i bërë presion BE-së për të përshpejtuar çertifikimin e gazsjellësit të sapo përfunduar Nord Stream 2, i cili anashkalon Ukrainën dhe kalon nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik. Uashingtoni ka paralajmëruar prej kohësh se gazsjellësi Nord Stream 2 do ta bëjë BE-në edhe më të varur për nevojat e saj energjetike nga Rusia. Por analistë të tjerë ndajnë dyshimin e zotit Bros se Kremlini po teston situatën për të parë nëse mund të krijojë rrethanat për një grindje politike mes vendeve anëtare të BE-së mbi furnizimet me energji. Ata shqetësohen se shtetet anëtare do të refuzojnë të mbyllin industritë e tyre në mënyrë që të sigurojnë që familjet në një vend tjetër të kenë energji për ngrohje.

Pavarësisht Moskës, Evropa ende do të përballet me një krizë të çmimeve të energjisë falë kërkesës globale dhe prodhimit më të ulët se sa pritej të energjisë diellore dhe të erës. Në Britani, më shumë se gjashtë furnizues të gazit natyror kanë falimentuar në dy muajt e fundit, si pasojë e rritjes së çmimeve të gazit dhe një kufizimi qeveritar mbi atë se sa mund ta kalojnë këtë rritje tek konsumatorët. Konsumatorët britanikë do të përballen me rritje të çmimeve deri në disa qindra dollarë për familje. Zyrtarët britanikë po shqyrtojnë t’u japin disa prej kompanive më të mëdha britanike të shitjes me pakicë të energjisë hua të mbështetura nga shteti për t’i ndihmuar të kapërcejnë krizën e çmimeve.

Vendet anëtare të BE-së janë të ndara se cila duhet të jetë përgjigja e tyre kolektive ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, me disa vende që duan një rregullim rrënjësor rregullator dhe të tjerët që e kundërshtojnë fuqishëm një gjë të tillë. Spanja ka mbrojtur reforma të gjera. Ministrja e Energjisë e vendit, Sara Aagesen Muñoz, ka bërë thirrje për një “përgjigje evropiane”. Të tjerë besojnë se shtetet anëtare duhet të krijojnë mjetet e tyre juridike të brendshme. Më shumë se 20 shtete anëtare kanë, ose po planifikojnë, mbështetje të drejtpërdrejtë të të ardhurave, ndihmë shtetërore dhe ulje të taksave për të ndihmuar bizneset dhe familjet e tyre t’i mbijetojnë stuhisë së çmimeve dhe mungesës së furnizimit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota gazprom rritet cmimi i gazit rritet cmimi i naftes rritja e çmimeve te karburanteve gazprom rritet cmimi i gazit rritet cmimi i naftes rritja e çmimeve te karburanteve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj