Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zjarri përfshin minierën në Siberi, 9 persona humbin jetën, dhjetëra të bllokuar
25 Nëntor 2021, 09:51Nga DOSJA
SIBERI – Zyratët rusë thanë ditën ne sotme se një ngjarje aksidentale në një minierë në Siberi ka lënë plagosur 45 persona, ndërsa të paktën gjashtë nga 49 të mbeturit nën tokë kanë vdekur.
Sipas DW, Ministria e Emergjencave tha se 237 minatorë ishin nxjerrë në sipërfaqe dhe se puna e shpëtimit në minierën e qymyrit Listvyazhnaya në pellgun Kuznetzk ishte duke vazhduar. Guvernatori i rajonit të Kemerovës, Sergei Tsivilev, raportoi gjashtë viktimat, të cilat shtohen me kalimin e çdo minute. Në një deklaratë, ai tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Një tjetër burim tha më vonë se 10 persona ishin vrarë.
Të paktën 287 persona kanë qenë brenda minierës kur është përhapur zjarri,sipas kompanisë pronare të minierës, SDS-Ugol. Mendohet se shkaku i mundshëm i shpërthimit, i cili ka ndodhur në thellësi prej 250 metrash, ka qënë fakti se pluhuri i qymyrit mori flakë dhe tymi e mbushi shpejt minierën përmes sistemit të ventilimit.. Miniera ku ka ndodhur incidenti, është hapur më 2003.
Industria minerare e Rusisë ka rregullisht aksidente, kryesisht si rezultat i standardeve të dobëta të sigurisë dhe pajisjeve të vjetruara. Një aksident në vitin 2010 në minierën më të madhe ruse të qymyrit, minierën Raspadskaya në Siberi, vrau 91 persona dhe plagosi më shumë se 100.
GJERMANI – Rreth dy muaj pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit dhe FDP prezantuan sot marrëveshjen e tyre të koalicionit për një qeveri të përbashkët....
Qeveria sllovake ka kërkuar falje zyrtarisht për sterilizimet e detyrueshme të grave rome nëpër dekada.Koalicioni qeveritar ka lëshuar një deklaratë të mërkurën...
Reklamat për ndërhyrje kozmetike, që kanë për qëllim ndryshimin e pamjes së një personi, nuk do të mund të kenë cak personat nën moshën 18-vjeçare nga ma...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, pandemia e COVID-19 e ka keqësuar gjendjen e sigurisë së grave në shtëpitë e tyre dhe në hapësirat publike. Raporti i përgati...
BULLGARI– Një nga mjeket e urgjencës, e cila ndihmoi të mbijetuarit (shtatë) nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriu humb...
STAMBOLL – Kriza ekonomike e Turqisë ka shkaktuar disa protesta në qytetin e Stambollit ditët e fundit. Ditën e djeshme disa grupime politike qytetare të ...
ITALI – Qeveria e Italisë të mërkurën (24 nëntor) vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një përpjekje për të nda...