LIVE UPDATES
Bota

Eksperti gjerman komenton ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi: Marrëveshja e Washingtonit do t’i mbetet historisë

14 Nëntor 2020, 15:46 Nga DOSJA
Eksperti gjerman komenton ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi:

KOSOVË-Bodo Weber, eksperti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar ecurin e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Sipas GazetaExpress, Weber ka thënë se pas fitores së Joe Biden, marrëveshja e 4 shtatorit në mes të Serbisë dhe Kosovës e nënshkruar në Washington do t’i mbetet historisë.

Sipas tij, nga ato që janë nënshkruar nën ndërmjetësimin e Trump do të mbijetojë pjesërisht vetëm vendosja e raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, pasi as Beogradi e as Serbia s’do t’i dërgojnë ambasadat në Jerusalem.

Gjithashtu, analisti gjerman ka thënë se ardhja e Joe Biden në krye të shtetit më të fuqishëm në botë nënkupton bashkëpunim të ngusht me Brukselin dhe Berlinin dhe fund të aktrimit të deritanishëm nga Richard Grenell në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

Si mendoni se do të ndikojë fitorja e Joe Biden në procesin e dialogut Kosovë – Serbi?

Bodo Weber: Ardhja në pushtet e administratës së Bidenit dhe largimi i administratës së tanishme të Trumpit duhet dhe do të ketë pasoja për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara, siç ka njoftuar tashmë fushata e Bidenit në dy deklarata me shkrim, do të kthehet në një bashkëpunim të ngushtë transatlantik me Brukselin, por së pari dhe mbi të gjitha me kryeqytetet kyçe si Berlini, siç ka qenë rasti para se Richard Grenellit dhe para se John Boltoni ta largonte pozicionin e Shteteve të Bashkuara nga pozicioni i shumicës së BE-së e drejt hapjes ndaj idesë së rrezikshme për shkëmbimin e territoreve. Kjo nënkupton një rikthim në kornizën origjinale, parimet dhe kushtet origjinale (ndaj Beogradit) të dialogut politik të viteve 2012-2014 që mundësuan përparim dhe progres historik.

Çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar gjatë administratës së Trumpit?

Bodo Weber: Ajo do t’i mbetet historisë, ndërsa ato pjesë që lidhen me çështjen Kosovë – Serbi dhe me veprimet e mëparshme të BE-së do të kthehen në kornizën e BE-së, si procesi i Berlinit. Nga pikat që nuk lidhen me rajonin dhe që paraqitën një keqpërdorim trashanik politik të Kosovës dhe Serbisë dhe mosmarrëveshjes së tyre, do të mbijetojë vetëm krijimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, ndërsa as Kosova, as Serbia nuk do të hapin ambasadat në Jerusalem.

A mendoni se do të ketë bashkëpunim më të mirë mes ShBA-së dhe BE-së për procesin e dialogut?

Bodo Weber: Do të shohim përsëri bashkëpunim, bashkëpunim të ngushtë. ShBA-ja do t’ia njohë dhe do të jetë e lumtur t’ia lë rolin udhëheqës BE-së – ndryshe nga qasja e njëanshme, uzurpuese dhe aktrimi që pamë gjatë vitit të kaluar në periudhën e Grenellit.

A prisni një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, tani që Joe Biden do t’i udhëheqë Shtetet e Bashkuara?

Bodo Weber: Unë pres që ShBA-ja dhe BE-ja të bëhen bashkë, veçanërisht Bideni dhe Kancelarja Merkel, të bëjnë një nismë për t’i rivendosur negociatat, domethënë t’i fillojnë negociatat e vërteta për një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse, pas tre vjetëve në të cilët ato nuk ishin të tilla. Kjo nënkupton që të riafirmohen parimet (e drejtpërdrejta dhe të nënkuptuara) të kornizës origjinale të dialogut – që koha e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka kaluar shumë kohë më parë dhe se Serbia duhet të bëhet reale në atë për të cilën është mirë e vetëdijshme që një kohë të gjatë, domethënë që Kosova ka shkuar dhe nuk do të kthehet, me qëllim që të qëndrojë dhe të mbetet në dialog dhe përfundimisht të bëhet partnere e vërtetë e Perëndimit. Më pas, pres që të fillohen negociatat e vërteta që çojnë në një marrëveshje vërtet përfundimtare, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që gjithashtu do të garantojë jetë normale për qytetarët serbë të Kosovës. Një marrëveshje që më pas do ta hapë rrugën për transformimin e vërtetë demokratik të dy shoqërive.

Çfarë nënkupton për Serbinë fitorja e Joe Bidenit?

Bodo Weber: Ajo për Serbinë, domethënë për Vuçiqin, nënkupton që do të detyrohet të bëjë një kthesë tjetër politike rreth Kosovës, deri aty ku ai ishte kur Serbia hyri në dialogun politik me marrëveshjen e prillit të vitit 2013, kur kryeministri i atëhershëm, Daçiq, publikisht u tha qytetarëve të Serbisë se vendi ka nevojë që të ndalet së gënjyeri veten që Kosova është ende ose që do të jetë ndonjëherë përsëri pjesë e Serbisë, dhe para pikës kur Serbia u transformua në një shtet autoritar, autokratik dhe thellësisht i paqëndrueshëm.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bodo weber kosove-serbi bodo weber kosove-serbi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion