LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperti i ISHP-së, Erion Dasho: Në QSUT ka dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar, ja ku qëndron problemi në këtë s

8 Korrik 2020, 14:50 Nga DOSJA
Eksperti i ISHP-së, Erion Dasho: Në QSUT ka dhjetëra mjekë e

TIRANË– Eksperti i ISHP-së, Erion Dasho është shprehur se në QSUT- janë me dhjetëra infermierët dhe mjekët e infektuar me Covid-19. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se në QSUT kanë dështuar pothuajse të gjithë komponentët mjeksorë apo jo-mjeksorë të përgjigjes ndaj një epidemie.

Sipas ekspertit Qendra Spitalore Universitare ka kapacitete në profesionistë, njohuri pajisje, apo mundësi për t’i shtuar këto të fundit, por problemi qëndron tek mënyra e menaxhimit.

Sipas Dashos, keqmenaxhimi e ka khyer në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID-19 këtë qendër spitalore.

“Nga ana e shërbimeve mbështetëse ka dështuar disiplina e rrjedhave të pacientëve, stafit dhe furnizimeve, parandalimi i infeksioneve spitalore (si në elementët infrastrukturorë, ashtu edhe sanitarë), zinxhirët logjistikë, shërbimet e hotelerisë (një nga pacientët e shëruar, figurë publike, vlerësonte trajtimin human, por theksonte deri mungesën e ushqimit të mjaftueshëm dhe sapunit në tualete), etj,”- shkruan eksperti ndër të tjera.

Statusi i plotë

COVID-I DHE MANAXHERËT: KU ËSHTË FSHEHUR DREJTORI I QSUT-SË?! Prej kohësh ka nisur debati në se shëndetësinë duhet ta manaxhojnë mjekët apo manaxherët. Argumenti kryesor PRO mjekëve është njohja pothuajse ekskluzive e proceseve komplekse të “prodhimit” të kujdesit shëndetësor. Argumenti kryesor PRO menaxherëve është, çuditërisht, shumë i ngjashëm. Kompleksiteti i të njëjtave procese jepet si argument që mjekët duhen lënë të lirë të merren me pjesën mjeksore, duke përfshirë ekonomistë, juristë, etj. në menaxhimin e pjesës jo-mjeksore. Debati vazhdon.

SHQIPËRIA E KOHËS SË COVID PO JEP NJË ARGUMENT TË FORTË NË FAVOR TË MANAXHERIT MJEK OSE, TË PAKTËN, MENAXHERIT JO-MJEK POR ME NJOHURI TË THELLA DHE SOLIDE MJEKSORE. QSUT është institucioni kryesor, apo si e kam quajtur në statuse dhe intervista, flamurmbajtësi i sistemit tonë shëndetësor. Për këtë arsye, QSUT pritej të ishte:

Jo vetëm që këto nuk ndodhën, por QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID në vend. Ndonëse nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara, media ka raportuar se shumë nga vatrat e COVID gjatë fundit të muajit maj dhe në vazhdim u ndezën pikërisht nga pacientë apo pjestarë të personelit të QSUT-së. Janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT. NË QSUT KANË DËSHTUAR POTHUAJSE TË GJITHË KOMPONENTËT MJEKSORË APO JO-MJEKSORË TË PËRGJIGJES NDAJ NJË EPIDEMIE. Nga ana klinike nuk funksionojnë protokollet e parandalimit dhe trajtimit (të cilat edhe në se ekzistojnë nuk janë bërë publikë), auditi klinik i rasteve dhe vdekjeve, depistimi i pacientit para pranimit, testimi para ndërhyrjeve të caktuara, diskutimi publik i shembujve pozitivë (për t’u përdorur si case study mësimorë), përhapja e përvojës së parandalimit që zbatohet në Spitalin Infektiv edhe në spitalet apo shërbimet e tjerë, etj. Nga ana e shërbimeve mbështetëse ka dështuar disiplina e rrjedhave të pacientëve, stafit dhe furnizimeve, parandalimi i infeksioneve spitalore (si në elementët infrastrukturorë, ashtu edhe sanitarë), zinxhirët logjistikë, shërbimet e hotelerisë (një nga pacientët e shëruar, figurë publike, vlerësonte trajtimin human, por theksonte deri mungesën e ushqimit të mjaftueshëm dhe sapunit në tualete), etj.

Ndërkohë ekipi drejtues dhe vetë drejtori i QSUT-së (i njohur si menaxher në struktura mediatike dhe me studime bazë në shkencat muzikore) nuk janë parë në asnjë prononcim ku të analizohen dështimet dhe të tregohen rrugët që do të ndiqen për përmirësimin e situatës. QSUT-SË NUK I MUNGOJNË PROFESIONISTËT, NJOHURITË, PAJISJET, FONDET PËR TË RIORIENTUAR INFRASTRUKTURËN DHE AS ATO PËR TË BLERË PAJISJE MBROJTËSE PËR STAFIN NË SASI DHE CILËSINË E DUKUR! PROBLEMI KRYESOR NË QSUT GJATË GJITHË KËSAJ PERIUDHE KA QËNË DREJTIMI DHE MENAXHIMI I MUNGUAR OSE I GABUAR! A KA GJASA QË DIKUSH TË MARRË FRENAT E SITUATËS DHE LIDERSHIPIT NË QSUT PËR TA RIKTHYER KËTË INSTITUCION NË ROLIN QË I TAKON?!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho koronavirusi ne shqiperi erion dasho koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën