LIVE UPDATES
Bota

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: S’ka patur udhëzim për ngadalësim të testimeve për Covid-19

24 Qershor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA: S’ka patur udhëzim

SHBA– Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci tha të martën se ai dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Punës të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin nuk janë udhëzuar të ngadalësojnë testimet për Covid-19, siç ka thënë Presidenti Donald Trump se ai e ka bërë këtë.

“Si një anëtar i grupit të punës, dhe kolegët e mi të grupit të punës, sipas njohurive të mia, unë e di me siguri, se askujt prej nesh nuk u është thënë kurrë që të ngadalësohen testimet. Ky është thjeshtë një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime”, tha Dr. Fauci para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë mbi reagimin e administratës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Komentet e Dr. Faucit erdhën vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se ai ishte serioz në lidhje me atë që tha në fjalimin e tij në një tubim fushate në Tulsa të Oklahomës, të shtunën, kur tha se ai i kishte kërkuar administratës së tij që të ngadalësonte testimet sepse më shumë testime do të zbulonin më shumë raste.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që atëherë janë përpjekur të tërhiqen nga komentet e tij, duke thënë se ato nuk ishin menduar të merreshin seriozisht.

Por kur u pyet nga gazetarët në Uashington të martën mbi atë nëse komentet në tubim ishin bërë me shaka, Presidenti Trump tha: “Unë nuk jam fëmijë. Më lejoni ta bëj këtë të qartë. “

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, kur u pyet nëse më shumë njerëz duhej të testoheshin në Shtetet e Bashkuara, u përgjigj duke thënë, “Të gjithë ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të rritur qasjen në kohë te testimet. Ne kemi bërë një përmirësim të dukshëm dhe kemi ende një rrugë të gjatë përpara.”

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën për nga numri i infeksioneve me koronavirus, me mbi 2.3 milionë raste nga më shumë se 9.1 milionë sosh në të gjithë globin, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Shtete e Bashkuara udhëheqin edhe për nga numri i vdekjeve të konfirmuara nga Covid-19, me më shumë se 120,670.

Seanca dëgjimore e kongresit u zhvillua në përgjigje të rritjes së rasteve të reja të konfirmuara të koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të shtruar në spitale për shkak të sëmundjes në disa pjesë të Shtetevet ë Bashkuara.

Edhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Dr Stephen Hahn dhe kreu i Shërbimit Shëndetësor Publik të Shteteve të Bashkuara, Admiral Brett Giroir, dëshmuan në seancën e së martës në Kongres. Dr. Fauci është në mesin e ekspertëve shëndetësorë që thotë se njerëzit nuk duhet të përqendrohen në valën e dytë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sepse vendi ende nuk ka dalë nga vala e tij e parë. Është një situatë serioze, u tha Dr. Fauci ligjvënësve. “Për momentin, dy javët e ardhshme do të jenë kritike në aftësinë tonë për të trajtuar rritjen e rasteve që ne po shohim në Florida, Teksas, Arizona dhe në shtetet e tjera.”

Shumë shtete janë në proces të heqjes së kufizimeve për koronavirusin, pavarësisht rritjes së infeksionit në rreth gjysmën e 50 shteteve amerikane. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha të hënën se rikthimi i kufizimeve do të ishte zgjidhja e fundit, ndërsa tha se virusi po përhapet me një “normë të papranueshme” dhe nuk pranoi të vendosë një urdhër për ta bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në publik. Teksasi ka thyer rekordin ditor të numrit të infeksione të reja për gati dy javë ndërsa po rritet edhe numri i të infektuarve të shtruar në spitale. Shteti fqinj i Luizianës ka shënuar mbi 3,000 vdekje nga Covid-19, dhe me rritjen e numrit të rasteve, Guvernatori John Bel Edwards tha se ai do të mbante në fuqi kufizimet aktuale që pritej të skadonin të premten. Shkalla e shtrimit të të infektuarve në spitale është rritur edhe në Xhorxhia, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po rritet në dhjetëra shtete të tjera.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet