LIVE UPDATES
Aktualitet

Eksperti i të Drejtave të Njeriut shpërthen kundër Parlamentit të Holandës: Vendim ksenofob me shqiptarët

26 Prill 2019, 14:42 Nga DOSJA
Eksperti i të Drejtave të Njeriut shpërthen kundër

HOLANDË- Vitin e shkuar anëtarë të Parlamentit holandez e vunë veten në qendër të talljeve në Shqipëri me vizitën e tyre disaorëshe në Tiranë për të hetuar “në thellësi” situatën e vendit e për të gjykuar nëse do të kishte bisedime për mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Me vendimin e fundit, Parlamenti holandez, përsëri, e bëri veten absurd, qesharak. Për fat të mirë, nuk mund ta ndryshosh situatën e shqiptarëve pa ndryshuar politikat e BE-së.

Natyrisht, ka arsye të ligjshme për t’u shqetësuar, lidhur me gjendjen në Shqipëri: kriminalitet, korrupsion, varfëri, papunësi, një qeveri arrogante, një kryeqytet nën zgjedhën e betonit dhe çelikut etj.. Vendi ka aq probleme, saqë 70% e njerëzve, duke u ndjerë të pashpresë, dëshirojnë të shkojnë një orë e më parë jashtë shtetit. Ndërkaq, kriminaliteti duket se është bërë një produkt për eksport. Në Holandë ka një rritje të dukshme të kriminalitetit nga ana e shqiptarëve, veçanërisht përsa i përket trafikut të drogës, kokainës. Dhe ky trafik është shumë mirë i organizuar.

POR, A DO TA NDRYSHONTE SITUATËN PEZULLIMI I VIZAVE?

Që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri më 1990-n Shqipëria ka qenë krejtësisht e izoluar nga Europa, në një gjendje që mund të krahasohet me atë të Koresë së Veriut sot. Shqiptarët, më në fund, e shkundën zgjedhën, por ajo që pasoi ka qenë një periudhë shumë kaotike. Mjerisht, politika shqiptare nuk ka qenë në gjendje të ndërtojë një shtet juridik të shëndetshëm. Dhe jo vetëm qeveria e sotme, por edhe qeveritë e mëparshme, prandaj, nuk pres shumë ndryshime edhe nga opozita. Por unë shtroj pyetjen: a duhet ne ta kthejmë Shqipërinë në vitet e izolimit, tanimë jo nga brenda, por nga jashtë? Nëse i rikthejmë shqiptarët në situatën që do të detyrohen të kërkojnë viza, pra, nëse u kthejmë atyre shpinën, duke e izoluar Shqipërinë përsëri, a nuk do ta shndërrojmë atë në një lloj burgu të hapur?

Rruga me e shëndetshme është që ne t’u ofrojmë një ndihmë të fortë për modernizimin e vendit. Holanda, në fund të fundit, është investitori numër tre në Shqipëri. Dhe këto investime meritojnë mbrojtje nëpërmjet politikash konstruktive. Ndihmat në luftën kundër korrupsionit për ndërtimin e një shteti juridik të shëndetshëm janë më të preferuara sesa politikat refuzuese të izolimit. Bashkëpunimi në fushën e luftës ndaj kriminalitetit do të ishte më i frytshëm sesa izolimi. Holanda ka nevojë ta njohë më thellë kriminalitetin me prejardhje nga Shqipëria.

Që politika shqiptare (maxhoranca dhe opozita) duhet të korrigjohet thellësisht, duke njohur dhe marrë përgjegjësitë e veta, kjo, për mua, nuk diskutohet, sepse korrupsioni nuk mund të ekzistojë pa hirin e një politike që e lejon dhe, ndoshta, edhe përfiton prej tij. Por, megjithatë, ksenofobia nuk ka qenë asnjëherë një këshilltar i mirë.

Marrë nga: Panorama

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be jan jansen parlamenti i holandes shqiptaret be jan jansen parlamenti i holandes shqiptaret

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj