LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gjithçka nisi pas një telefonate”, ish-nëndrejtori i Policisë rrëfen përplasjen te tregu në Elbasan: Goditja ishte e

26 Prill 2019, 13:54 Nga DOSJA
“Gjithçka nisi pas një telefonate”, ish-nëndrejtori

Për më shumë se 1 orë, ish-numri dy i Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi, dëshmoi për përplasjen e makinës së Policisë përballë tregut agro-ushqimor, ndërsa e konsideroi atë si të fuqishme dhe që kishte rrezikuar jetët e policëve.

Procesi gjyqësor, ku të pandehur janë marrë Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Klemend Xhaferri, është në fazën e marrjes së dëshmive, ndërsa këtë të enjte, mbi atë çfarë ndodhi dy vite më parë dëshmoi Oshafi, i cili është edhe në cilësinë e viktimës në proces.

Sipas tij, në momentin që ka ndodhur përplasja, ishte duke u futur në mjet dhe se makina “Audi” me shpejtësi i përplasi dhe u fut në treg, ndërkohë porta u mbyll menjëherë. Për rreth 40 minuta ka qëndruar i mbyllur tregu, tha Oshafi, ndërsa kanë pritur mbërritjen e Forcave Speciale për të ndërhyrë. Pavarësisht rrethimit dhe mbërritjes së tyre, porta është hapur vetëm pas ardhjes së pronarit të tregut dhe pas kësaj, janë bërë veprimet hetimore.

I pyetur nga Gjykata, nëse kishte arritur të identifikonte drejtuesin e mjetit, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit u përgjigj se jo. Oshafi arriti të përshkruante vetëm disa karakteristika fizike të personit që drejtonte “Audi”-n e blinduar, duke thënë se ishte me fytyrë të rrumbullakët, i mbushur, me kapele ushtarake dhe rreth 30-35 vjeç. Më tej, në dëshminë e tij, Oshafi tregoi se çdo gjë kishte nisur pas një telefonate të një shtetasi me inicialet S.T., se në tunelin e Kërrabës disa persona me makina i kishin bërë manovra duke e kërcënuar. Pas kësaj, tha Oshafi, kemi shkuar në vendin e përshkruar nga personi dhe pasi këqyrëm kamerat e sigurisë së tunelit, konstatuam se ngjarja ishte e vërtetë.

TELEFONATA

Në dëshmi, ish-zëvendësdrejtuesi tregoi edhe për një telefonatë tjetër, ku një person i revoltuar i kishte thënë se kanë vrarë Kolin dhe akuzonte shtetin që nuk bënte asgjë. “Kam marrë një telefonatë nga një person me mbiemrin Muça, i cili më thoshte që e vranë Kolin, çfarë bën shteti. Ai ishte goxha i revoltuar me shtetin dhe gjatë gjithë telefonatës ishte i tillë”, tha Gjergji Oshafi. Ky i fundit, më tej, konfirmoi se në ambientet e brendshme të tregut kanë konstatuar tunel të nëndheshëm, nga ku dyshonte se ishte larguar personi që drejtonte mjetin.

DËSHMIA

Gjatë kësaj kohe kam qenë zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Kemi qenë në zbatim të planit të masave për operacionin “Vjeshtë 2017”, për kontrolle ndaj makinave luksoze dhe personave të skeduar. Gjatë kontrolleve, jemi njoftuar nga specialisti i hetimit Gerald Agalliu për një ngjarje në tunelin e Kërrabës. Mbaj mend se në njoftim më është thënë për një person me emrin Koli, që kishte denoncuar se po e kërcënonin. Jemi nisur drejt tunelit, sepse menduam mos kishte ndonjë viktimë, kjo përshtypje u la nga njoftimi. Ne jemi nisur për aty, kemi kontaktuar me sallën dhe kemi ngritur pika kontrolli, një ndër pikat, edhe në Bradashesh.

Ndërkohë, nga pamjet e kamerave të sigurisë që pamë në tunelin e Kërrabës rezultoi se ngjarja ishte e vërtetë. Në këto pamje rezultonte se një mjet ishte vënë në mes nga tre mjete, që duket se e ngushtonin. Kështu veprojmë edhe ne, në rastet kur bëjmë ndalime të automjeteve. Sapo konstatuam se ngjarja ishte e vërtetë, nisëm veprimet, duke kryer kontrolle për një “Audi” të zi dhe një “Range Rover”. Në kryqëzimin e Bradasheshit kemi konstatuar një automjet “Range Rover” të zi dhe e kemi vënë në ndjekje.

Përballë portës së tregut e ndaluam dhe ata iu bindën urdhrit të ndalimit. Një prej personave që ishte në makinë donte të linte radiomarrësin që kishte në dorë, veprim të cilin ia ndalova dhe urdhërova shoqërimin e tyre dhe të makinës në Komisariat për verifikime. Gjatë këtij momenti, ishim shumë mirë, të qetë dhe po përgatiteshim për t’u larguar. Ndërkohë, në radio na është komunikuar se po vjen një “Audi” i blinduar dhe pak sekonda më pas ndjeva një kërcitje të fortë.

Gjatë këtij momenti, dëgjova disa thirrje “Ndal, Policia!” dhe zhurmë qitjeje. Pas goditjes, kam nxjerrë armën instinktivisht, kam pyetur punonjësit e tjerë të Policisë nëse janë mirë dhe u kam thënë, kujdes të shoqëruarit. Ndërkohë, makina “Audi” është futur në treg dhe dera është mbyllur. I kërkuam rojës të hapte, duke iu prezantuar se kush ishim, por ai nuk u bind. Veprimi i parë që kemi bërë, pasi konstatuam se askush nuk ishte i lënduar, ishte të rrethonim vendin, por nuk bëmë ndërhyrje, duke pritur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-n.

Në ambientet e tregut konstatuam edhe dy mjete të tjera të blinduara dhe tunel të fortifikuar, nga ku dyshoj se janë larguar drejtuesit e mjetit. Në këto momente janë shoqëruar të gjithë personat që ishin në treg dhe janë kryer veprimet e tjera procedurale. Në lidhje me drejtuesin e mjetit nuk kam arritur ta identifikoj, pasi nuk e kam parë. Ai ishte me kapele ushtarake në kokë, me fytyrë të rrumbullakët, i mbushur dhe 30-35 vjeç. Ndërkohë, në vendin e pasagjerit në mjet nuk pashë asnjë person. Goditja ishte shumë e fortë, pasi mjeti ishte i blinduar dhe për mjetin tonë ishte shumë. Prapakolpi i makinës u shkëput komplet dhe lëvizi disa metra më tutje.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan gjergji oshafi ish-nëndrejtori i policisë në elbasan përplasja e policisë në elbasan elbasan gjergji oshafi ish-nëndrejtori i policisë në elbasan përplasja e policisë në elbasan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet