Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Shpërthimet në Shkodër, policia jep detaje nga ngjarja që tronditi qytetin në mesnatë
26 Mars 2022, 07:33Nga DOSJA
SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dy shpërthimet e tritolit në qytetin e Shkodrës gjatë mesnatës.
Sipas njoftimit të policisë, një nga bizneset ku u vendos tritoli i përkiste ish-kandidatit të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 6 Marsit, Xhemal Bushati ndërsa biznesi tjetrë në pronësi të F.M.
Bushati kishte në pronësi biznesin i cili ndodhej pranë pendonales së qytetit dhe vetë banonte në katin e tretë të ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.
Ende nuk bëhet e ditur nëse dy shpërthimet me një distancë prej 10 minutash kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”, është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Fier-Seman, për një denoncimi. Rivier Belliu, mësues në këtë shkollë denoncon largimi...
TIRANË- Për problemin e nxënësit me aftësi të kufizuara Emiljano Liçi, emisioni “Stop” ka komunikuar me titullaren e shkollës, e cila justifikohet s...
TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar një orë mbledhje në selinë blu. Njësoj si nëntë vite më parë, lideri historik i ...
TIRANË– Një makinë në pronësi të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) është sulmuar me molotv. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, pran...
TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar se mjeti të cilitiu vu zjarri pranë Bashkisë Tiranë nuk është e drejtorit të Punëve Publike, Taulant Tusha, Në n...
UKRAINË- Kryebashkiaku i Kievit dhe ish-boksieri i botës në peshat e rënda, Vitali Klitschko, ka folur për dhimbjen dhe shkatërrimin që po i shkaktohen kry...