Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët kanë kapur tre persona të cilët ishin të shpallur në kërkim. Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë, është shqiptarja e cila u kap në Itali. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës, pritet të ekstradohet nga Londra. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.
Po ashtu, do të kryhet ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.
NJOFTIMI:
Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar.Si rezultat i bashkëpunimit janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët janë ekstraduar drejt vendit tonë.1-Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 2-U ekstradua nga Londra shtetasi Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli. 3-Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Shtetasi R. K. në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ljubjana, Interpol Manchester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i tyre, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER– Në Drizë të qytetit të Fierit më shumë se 750 familje të komunitetit rom shprehen të gatshëm për të dalë në protesta pasi ndjehen të neglizhuar nga ...
TIRANË–Qytetarët e Tiranës kanë dalë ditën e sotme në një marshim kundër përdhunimit të vajzave. ‘Eduko djalin’ është thirrja që dëgjohet më së...
TIRANË– Qytetarët nisën marshimin e tyre në Tiranë kundër përdhunimit.“Mos ma vri fëmijërinë, eduko dalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të t...
TIRANË– Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka iu është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak” pas arrestimit që iu bë ditën e djeshme.Gjoka u ndalua nga pol...
TIRANË– Ndërtimet në Tiranë kanë vijuar dhe në orët e vona të mbrëmjes. Pikërisht, mbrëmjen e djeshme makinat e Bashkisë kanë nisur që të presin e pemët e ...
ELBASAN– Ngjarja e cila u raportua fillimisht si vrasje, ka marrë një kthesë të re. Viktima i cili u gjend i pajetë në një lagje në Elbasan, është identifikuar ...
TIRANË– Nën moton ‘Përdhunimi është krim’, qytetarët në Tiranë dhe Durrës kanë dalë ditën e sotme në një marshim. Në kryeqytet, protestesit kanë marshuar n...
ELBASAN– Video nga vendi ku u gjet i moshuari i pajetë në Elbasan është bërë publike nga ‘Balkanweb’. Sipas informacioneve, mësohet se viktima ka patur goditje ...
FIER– Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë është grabitur ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Mbrëmjen e djeshme ata janë futur në Kishë, duke thye...
TIRANË– CRCA/ECPAT Shqipëri, në shqetësim të plotë të situatës në të cilën vijon realiteti i dhunës seksuale ndaj fëmijëve në vend, kërkon me urgjencë të p...