Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar janë shpallur në kërkim për vrasjen “Padronit të Drogës”, Behar Sofia. Dosja.al mëson se dy të shpallurit në kërkim, janë pjesë e grupir të katër personave që janë pas hekurave, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e 66-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 25 shkurt, pranë Piramidës në Tiranë.
Dosja.al ka mësuar se ka qenë nëna e të arrestuarit në rolin e ekzekutorit Enejt Shyti, Klotilda, ajo që ka ndihmuar në zbardhjen e vrasjes mafioze. Vetë nëna e 24-vjeçarit ka konfirmuar rrobat që djali i saj mbante veshur në momentin që ka dalë nga shtëpia, mëngjesin e 25 shkurtit. Ajo madje ka konfirmuar faktin se i biri ishte larguar drejt Malit të Zi.
“Po. Kishte veshur një xhup ngjyrë blu me kapuç, me brez në forme pellushi. Ka ikur në Malin e Zi, ku punon,”- ka thënë ajo.
Ndërsa vëllai i binjak i Shytit, mësohet të ketë thënë se biçikletën që ka përdorur 24-vjeçari për tu larguar nga vendi i krimit, ia kishte marrë një shoku. Ergit Shyti, ka treguar ndër të tjera se kur është kthyer nga Greqia, i ka dhuruar Enejtit një monopatinë, por pak ditë para krimit, 24-vjeçari e ka ndërruar dhuratën me biçikletën e një shoku. Binjaku ka rrëfyer gjithashtu se Enejt Shyti nuk shokë e shoqe në Tiranë, e as të dashur.
“Biçikletën ia ka marrë një shoku. Kur erdha nga Greqia i solla një monopatinë, që e ndërroi me biçikletën. Enejti nuk ka shokë e shoqe në Tiranë, nuk del me njeri. Nuk frekuentohet me asnjë vajzë dhe nuk ka të dashur,”- ka thënë Ergit Shyti.
Katër persona janë vënë aktualisht në pranga për vrasjen e Behar Sofias. Enejt Shyti që ka pranuar rolin e ekzekutorit dhe zbërtheu emrat e tjerë. Ai zbuloi se ishte Skënder Vathi ai që i kishte premtuar 50 mijë euro në këmbin të vrasjes, ndërsa ndërmjetësi që e kishte ‘kontratuar’ ishte Xhuljano Visha. I prangosuri tjetër është Leonar Xhixha. Të katër u lanë dje në burg, ndërkohë që Vathi dhe Visha mohuan njohjen me Shytin.
Si ndodhi vrasja e Sofias?
66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande..
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka thyer heshtjen dhe ka hapur ‘letrat’ ndërkohë që ndodhet e burgosur prej më shumë se një muaji. Gazetari Adriati...
TIRANË– Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një apartament që ndodhet në zonën e ’21 dhjetori...
MALLAKASTËR– Një automjet i llojit “Renault” me ngjyrë të kuqe është aksidentuar dhe ka përfudnuar në kanal, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në M...
SHKODËR– Një grua rreth të 60-tave ka ndërruar jetë ditën e sotme teksa ka qënë duke udhëtuar me autobusin e linjës Fermentin-Bahçarllëk, në Shkodër...
TIRANË– Një grua e moshës 40 vjeç është aksidentuar mesditën e sotme në bulevardin “Zhan D’ark”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12:2...
SHQIPËRI– Vaksinimi i mësuesve ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit. Mësohet se janë 611 mësues, të cilët janë lajmëruar nga Drejtoria Rajonale e Elb...
DURRËS-Qytetarët në Durrës raportuan paraditen e sotme, se një qytetar kishte minuta që dergjej në tokë, dhe ishte në pritje të ambulancës.Mirëpo, në video...
TIRANË– 2978 persona janë ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave anti-COVID gjatë katër ditëve të fundit.Sipas policisë 2959 prej tyre ...
KUKËS– Mjeku Blerim Feka nga Kosova ka marrë ditën e djeshme vaksinën anti-COVID të Astrazeneca në Qendrën Rajonale të Kukësit.Në një prononcim për m...
TIRANË- Një operacion mes Shqipërisë dhe Italisë i koduar “Neikea” është finalizuar me shkatërrimin e një organizate që shpërndante kokainë në Milano, Ital...