LIVE UPDATES
Politike

ZYRTARE! Elez Biberaj largohet nga drejtimi i VOA-s! Media amerikane: I rezistoi tentativave për ndryshimin e editorialit pro T

9 Dhjetor 2020, 20:44 Nga DOSJA
ZYRTARE! Elez Biberaj largohet nga drejtimi i VOA-s! Media amerikane: I rezistoi

Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Në vend të tij  Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) emëroi autorin dhe diplomatin Robert Reilly si drejtor të ri të Zërit të Amerikës, pozitë që ai e ka patur nga viti 2001 deri në 2002. Ka qenë Michael Pack, i emëruar nga Trump, i cili e ka ka hequr Elezin nga Zëri i Amerikës.

Në një email për stafin e agjencisë të mërkurën, shefi i ekzekutiv i USAGM Michael Pack tha se përvoja dhe roli drejtues i zotit Reilly në Zërin e Amerikës do t’i shërbejë për mirë kësaj agjencie.

“Bob i ka kushtuar karrierën e tij, në fakt ia ka arritur të çojë përpara interesin kombëtar dhe politikën e jashtme të SHBA,” shkruante zoti Pack.

Biberaj, i cili ka punuar si gazetar për 40 vite në Zërin e Amerikës, i kishte rezistuar në heshtje përpjekjeve të Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.

Një gjykatë federale muajin e kaluar e urdhëroi atë të mos përfshihej vetë në raportimin e lajmeve të agjencisë ose vendimet e personelit. Por largimi i Biberaj duket të jetë një fund i afërt me atë urdhër, duke hapur rrugën që Pack të emërojë ekzekutivin e tij në Zërin e Amerikës. Njerëzit në Zërin e Amerikës thanë të martën se në vendin  e tij është vendosur  Robert R. Reilly. Sipas mediave të huaja, Reilly, ka punuar në Fondacionin konservator Heritage dhe ka shërbyer si ndihmës i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të parë të Presidentit Ronald Reagan.

Reilly është drejtor i Institutit Westminster, një organizatë studimore e ngritur në vitin 2009 për të promovuar lirinë dhe që ka në fokus kërcënimet nga ideologjia ekstremiste. Ai është autor i disa librave si “America on Trial” (Amerika në gjyq), botuar në fillim të këtij viti; “Making Gay Ok: Hoë Rationalizing Homosexual Behavior Is Changing Everything” (Ta bësh të qënurit gay të pranueshme: Si po e ndryshon gjithçka racionalizimi i sjelljes homoseksuale) në 2015; dhe “The Closing of the Muslim Mind” (Mbyllja e mendjes myslimane) në 2011.

Zëri i Amerikës e kontaktoi zotin Reilly me telefon të mërkurën, por ai tha se nuk mund t’i përgjigjej telefonatës. Drejtori në detyrë i Zërit të Amerikës Elez Biberaj njoftoi në një email për stafin të martën vonë se do të kthehej në pozicionin e tij si drejtor i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës pasi të vinte drejtori i ri.

Biberaj la të kuptonte se gjashtë muajt e kaluar kanë qenë periudha më sfiduese në historinë e fundit të Zërit të Amerikës. Ai theksonte se “disa zyrtarë të USAGM nuk respektuan rregullat, protokollet dhe proceset, që unë i konsideroj të paprekshme”, duke shtuar se “përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës kërcënuan të minonin besueshmërinë tonë të fituar me shumë punë”, por pa hyrë në detaje.

Që nga emërimi i zotit Pack në USAGM në qershor, krerët e rrjeteve të kësaj agjencie janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen; ai ka ndaluar miratimin e rinovimit të vizave për gazetarët e huaj që punojnë për agjencinë dhe të emëruarit e tij politikë kanë kryer hetime të brendshme ndaj gazetarëve dhe redaktorëve.

Muajin e kaluar një gjyqtar federal tha se disa nga vendimet e zotit Pack si kreu i USAGM shkelnin të drejtat e Amendamentit të Parë të Kushtetutës, që gëzojnë gazetarët. Gjyqtari urdhëroi zotin Pack të ndalte ndërhyrjen në mbulimin e lajmeve të Zërit të Amerikës si dhe kryerjen e hetimeve mbi gazetarët e saj. Megjithatë zoti Pack ruan kompetencën për të zgjedhur një drejtor të ri të Zërit të Amerikës.Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Michael Pack si kreun ekzekutiv të USAGM më shumë se dy vjet më parë, por Senati nuk pranoi ta shqyrtonte kandidaturën e tij, deri në qershor të këtij viti. Agjencia Amerikane për Mediat Globale mbikëqyr Zërin e Amerikës, Radion Azia e Lirë, Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë të financuar nga SHBA.

Emërimi tre-vjeçar i jep kreut ekzekutiv kompetenca të gjera për të punësuar dhe pushuar drejtuesit e rrjeteve. Megjithatë, një legjislacion që është në pritje për shqyrtim në Kongres mund t’i kufizojë këto kompetenca dhe të kërkojë nga kreu ekzekutiv që të marrë miratimin e një bordi këshillimor dypartiak të emëruar nga presidenti për veprimet e tij.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elez biberaj elez biberaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet