LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëbora pushton Shqipërinë,mbyllet Rruga e Arbrit, Balluku:Kurseni rrymën, do blejmë!

21 Janar 2022, 06:28 Nga DOSJA
Dëbora pushton Shqipërinë,mbyllet Rruga e Arbrit, Balluku:Kurseni

SHQIPËRI- Moti i keq me stuhi, reshje të dendura shiu dhe dëbore kanë sjellë problemet e para në të gjitha Qarqet e vendit, ku situata më e rënduar paraqitet në Dibër e Kukës. Të dy këto qarqe janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora dhe ngricat, që kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Si pasojë e borës dhe ngricave në rrugë, mesditën e sotme ARRSH njoftoi se do të mbyllet përkohësisht Rruga e Arbrit, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve në këtë aks, për shkak të rrezikshmërisë së lartë në ByPass-in e Muzinit. Bllokimi do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Qyteti i Dibrës dhe fshatrat rreth saj janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Përtej pamjes së mrekullueshme që të ofron peisazhi i kësaj zone, në thellësi trashësia e dëborës shkon deri në 25 centimetra dhe sjell vështirësi shumë të mëdha për banorët. Në aksin Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës; Peshkopi-Draj Reç-Kukës; Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë. Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në qytetin e Peshkopisë. Dosja.al ka sjellë edhe pamje ku shihen se disa prej automjeteve që përdorin akset kryesore të qytetit, por jo vetëm, janë bllokuar njëri pas tjetrit, duke shkaktuar kaos në qarkullim. Disa prej tyre xhirojnë gomat në vend, por dëbora dhe ngricat e bëjnë të pamundur që të lëvizin. Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu ka folur për situatën e krijuar nga dëbora ku është shprehur se disa zona janë pa energji elektrike. Shehu shtoi se nëse do të ketë bllokime nga dëbora, institucioni që ai drejton i ka marrë të gjitha masat, duke u shprehur se kanë mjete të kalueshmërisë së lartë, ndërsa apeloi që shoferët të mos lëvizin pa goma dimërore, pasi në akset rrugore do të ketë prezenca akulli.

Edhe Qarku i Kukësit është zgjuar i zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm ndërkohë gjatë natës është shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe erëra të forta. Lartësia borës në Shishtavec 40 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë Prushi Has 10 cm. Furnizimi me energji elektrike është normal, përveç, Njësisë Administrative Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë- Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod Njësisë Administrative Shishtavec, 400 abonentë në bashkinë Kukës e Njësinë Administrative Gjinaj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që prej pasdites së djeshme. Sot ARRSH u ka bërë apel sot shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi, veçanërisht në zonat malore. Ndërkohë edhe Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qytetin e Librazhdit dhe disa fshatra rreth tij. Stebleva e Librazhdit është mbuluar nga dëbora, ku trashësia ka arritur në 20 cm dhe situata pritet të jetë problematike nesër kur të fillojnë ngricat. Policia apelon që në aksin nacional Librazhd –Peshkopi, pas pasdites të sotme të merren masa për qarkullim me zinxhir për shkak të ngricave dhe dëborës që vazhdon e bie.

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë në një postim në rrjetet sociale disa këshilla praktike nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për banorët e zonave ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta. Ndërsa nga ana tjetër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku kërkoi kursimin e energjisë elektrike. 

Për shkak të temperaturave të ulëta që do të përfshijnë vendin, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin gjatë tre ditëve të para të javës së ardhshme nga 24-27 janari, ndërkohë që Mbrojtja Civile shkruan se temperaturat në vend pritet që të zbresin deri më -18 gradë Celsius. Sipas tyre, instancat përkatëse janë në kontakt me të gjitha njësitë vendore për të marrë masat në mënyrë që të përballohet situata e vështirë meterologjike që e pret vendin. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri lidhur me të ftohtin që pritet të përfshijë vendin në ditët në vijim. Duke cituar shërbimin e Meteorologjisë Peleshi bën me dije se në disa zona si Bulqiza dhe Puka termometri do zbresë në -18 gradë Celsius. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.

Ndërkohë, sa i përket motit për ditën e sotme, duke filluar nga orët e para do të paraqitet me vranësira dhe reshje shiu në zonat bregdetare por reshje dëbore në gjysmën lindore të vendit. Parashikohet që pasditja dhe nata të sjellin rënie të temperaturave dhe për pasojë edhe zonat e ulëta rrezikojnë të përfshihen nga reshjet e dëborës. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë me të paktën 5 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtesi 45-50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Gjithçka e mbuluar nga bora, probleme në furnizimin me energji elektrike në Librazhd

Stuhia po vjen! OSHEE: Janë riparuar 90% e defekteve, këto janë qarqet problematike

Kriza energjitike ‘godet’! Stuhia prek Shqipërinë, Balluku: Do blejmë energji!

Moti i keq, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të vendosin zinxhirë

Moti i keq shkakton dëme kolosale në Kuçovë, banesa e 80-vjeçares dëmtohet nga gurët

MBUSHNI UJË! UKT njoftim urgjent: Merrni masa, tubat mund të dëmtohen nga moti

Doni shkoni në Korçë? Rruga është e hapur, mjetet qarkullojnë pa problem prej borës

Nusr-Et gati të hedhë kripë! Stuhia në Shqipëri, “shpërthejnë” MEME-t në rrjet (FT)

“Bora mbyll rrugën e Arbrit”/ Deputetja e PD nxjerr videon: U hap pa përfunduar

Stuhia e dëborës, AHC-shoferëve: Kujdes në Milot – Morinë, përdorini zinxhirët

I ftohti polar në Shqipëri, meteorologia: Java e re me temperatura akoma më të ulëta

VIDEO / Moti i keq, situatë e rënduar në Cërravë të Pogradecit, bllokohen shoferët

Moti i Keq, Policia Rrugore: Këto janë akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirët

https://dosja.al/ministria-e-mbrojtjes-keshilla-per-banoret-e-zonave-ku-parashikohet-bore-e-ngrica/

Moti i keq në Librazhd, Stebleva mbulohet nga dëbora, problem ngricat

Reshjet e dëborës/Problematike lëvizja në Qafë Thanë, policia: Mbani zinxhirë!

Bllokohet qarkullimi i mjeteve, mbyllet Rruga e Arbrit, shkak reshjet e dëborës

Moti i keq në Dibër, Prefekti Shehu: Disa zona pa energji, shoferët të bëjnë kujdes

Bllokohet qarkullimi në Peshkopi, shoferët lëvizin pa zinxhirë, kaos në rrugë, VIDEO

Moti i keq në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes, akset ku duhen zinxhirët

Kukësi mbulohet nga dëbora, trashësia në Shishtavec 40 cm, situata normale

Dëbora ‘pushton’ Dibrën, makinat lëvizin me zinxhirë, s’ka probleme me energjinë

(e.h;F.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën