Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Emërohen për herë të parë katër oficerë koordinues për Diasporën në Itali dhe Greqi
4 Shtator 2020, 11:16Nga DOSJA
GREQI– Propozimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon vendosjen e katër oficerëve koordinues të cilët do të merren me çështjet e Diasporës shqiptare në fushën e kulturës, arsimit, financës dhe drejtësisë.
Oficerët koordinues për çështjet e Diasporës shqiptare emërohen nga ministri përgjegjës për Punët e Jashtme pas bashkëpropozimit të ministrit përgjegjës të fushës ( kulturës, arsimit, financës dhe drejtësisë) që do të mbulojë oficeri dhe ministrit përgjegjës për Diasporën. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave oficerët koordinues të Diasporës mund të përzgjidhen edhe nga jashtë Shërbimit të Jashtëm, por ata duhet të zotërojnë njohuri dhe ekspertizë të spikatur në fushën e arsimit, të drejtësisë dhe të nxitjes së investimeve.
Kryeministri dhe Ministri i për Evropën dhe Punët e jashtme, Edi Rama ka firmosur emërimin e katër emrave, përkatësisht Aurela Konduri, Selanik, Joneda Dodaj, Athinë, Luljeta Cobanaj, Milano dhe Edmond Kumarakun, Romë të cilët do të ushtrojnë detyrën e oficerit koordinues për Diasporën.
Oficerët koordinues do të ushtrojnë funksionin e tyre sipas fushave të përcaktuara si: zhvillimi i marrëdhënieve me komunitetet shqiptare në shtetin pritës, kjo në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, identifikimin e nevojave për arsimimin dhe komunikimi me mësuesit e programeve plotësuese të gjuhës e të kulturës shqiptare në bashkëpunim me Qendrën e Botimit të Diasporës, nxitjen dhe organizimin e bizneseve shqiptare në vendin pritës në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës si dhe identifikimin dhe asistimin e shtetasve shqiptarë, të cilët vuajnë dënimin me heqje të lirisë në shtetin pritës në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për drejtësinë.
SHBA– Nuk kanë të sosur akuzat dhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili sëfundmi është akuzuar nga një tjetër grua për ngacmim seksual.Sipas saj Pres...
ATHINË– Këto janë momentet kur disa persona të maskuar kanë marrë një sasi rekord prej 1 milion euro në shtëpinë e një biznesmeni në Greqi. Protothem...
GREQI– Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha të premten se Turqia duhet të ndalë “kërcënimet”.Deklarata e tij bëhet pas palajmërimeve nga NATO-ja se të dy...
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është në koma në një spital të Berlinit dhe Gjermania ka zbuluar se ai ishte helmuar nga një agjent nervor Novichok. Ai u ...
FRANCË– Në rivierën franceze janë parë një sërë infeksionesh saqë tashmë dyshohet se edhe për një rast të etheve vdekjeprurëse . E për këtë arsye në Nice ...
BEOGRAD– Media serbe “Alo!” i ka dedikuar një shkrim profesorit në Shkollën për studimet e avancuara ndërkombëtare në Uashington, Daniel Server, të cilin e kanë...
SPANJË- Një i ri në Spanjë është kthyer në makthin e vendit, pas një ngjarjeje makabre të kryer prej tij. Punëtori i picave, Janner Jimenez Ortiz vrau të d...