Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Emërtimi i rrugëve në Tiranë me simbolet e komunizmit, reagon Avokati i Popullit
7 Prill 2022, 12:27Nga DOSJA
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me emërtimin e rrugëve me simbolet e komunizmit. Mësohet se Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës për të shmangur emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë.
Me anë të një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen.
Reagimi i plotë:
AVOKATI I POPULLIT REKOMANDON SHMANGIEN E EMËRTESAVE TË RRUGËVE ME SIMBOLE TË KOMUNIZMIT
Avokati i Popullit i ka dërguar një rekomandim Këshillit Bashkiak të Tiranës në lidhje me shmangien e përdorimit në emërtimin e rrugëve dhe shesheve të kryeqytetit me data apo emra që mbartin lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Rekomandimi gjithashtu nxit institucionet që të bëjnë verifikime në lidhje me rastet e përdorimit aktual të këtyre emërtesave si dhe nisjen e procedurave për ndryshimin e tyre në rast se ato evidentohen. Në rekomandim përmendet praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e cila ka elaboruar dhe interpretuar përdorimin e simboleve të ndryshme të së kaluarës në kuadër të mbrojtjes së të drejtës së shprehjes. Cilësia e një shoqërie demokratike, theksohet në rekomandim, cenohet haptazi nga përkujtimi dhe nderimi i një regjimi që ka shkelur në mënyrë të dhunshme të drejtat e njeriut
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Prej disa orësh mbahet i shoqëruar në komisariatin e Lezhës, Oltion Leka, oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bashkëshorti i kryes...
LEZHË– Në foto është kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku së bashku me vellain e saj. Bashkëshorti i Markut, ishte ai që ka denoncuar n...
TIRANË– Një person ka rënë nga kati i dytë i një pallati në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca e cila ka dërgu...
FIER– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Drejtorisë së Patentave në Fier. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete e njëra prej tyre ka...
LEZHË– Klaudia Marku, kryesekretare në Gjykatën e Vlorës ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa policia ka nisur kërkimin për gjetjen e saj. Denonci...
FIER– Avokati Albi Olldashi është dhunuar dhe kërcënuar në qytetin e Fierit. Policia informon se avokati është dhunuar nga një person, brenda zyrës së tij...
REZULTATET E KËSHILLIMIT KOMBËTARPYETJA 1: Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të ve&c...
TIRANË- 61% e qytetarëve janë shprehur pro kultivimit të kanabisit mjekësor në vendin tonë. Sipas të dhënave zyrtarë të nxjerra nga zyra e Kryeministrit, s...
Punimet në një godinë të marrë me qera për ta kthyer në një studio muzikore i kanë kushtuar muzikantit Boiken Lako më shtrenjte se sa e kishte menduar… Gjyqtari...