LIVE UPDATES
Bota

Emisar Peach në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Osmanin

10 Shkurt 2022, 11:18 Nga DOSJA
Emisar Peach në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Osmanin

KOSOVË– Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ndodhet sot në Kosovë. Në orët e mëngjesit, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e Stuart Peach në Kosovë pason vizitat e tij në shtetet e rajonit. Sipas njoftimit të Presidencës serbe, në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuçic, Peach ka deklaruar se bashkë me partnerët nga BE-ja dhe SHBA-ja do të punojë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim, sipas Presidencës, Vuçic ka thënë se Serbia vazhdon të përpiqet për një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të dy anët dhe se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

“Në këtë kontekst, presidenti shprehu pritjet që ka që Sir Stuart Peach, me përvojën dhe njohuritë e tij për situatën në rajon, do të japë kontributin dhe mbështetjen e tij të plotë për vazhdimin konstruktiv të dialogut”, thuhet në deklaratë.

Në Maqedoninë e Veriut më 31 janar, presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski dhe përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për situatën aktuale në vend dhe rajon, si dhe mundësitë për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për tema me interes të përbashkët lidhur me stabilitetin dhe sigurinë, si dhe forcimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjet lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe dialogun e vazhdueshëm me Republikën e Bullgarisë.

Gjatë vizitës në Mal të Zi më 27 janar, Stuart Peach ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqishëm vlerat demokratike në këtë shtet, por edhe tranzicionin e pushtetit që aktualisht është pjesë e këtyre vlerave. Në Mal të Zi aktualisht po zhvillohen bisedime për krijimin e qeverisë së re, pasi u votua mosbesimi i Qeverisë së Zoran Krivokapiqit. Bisedimet për qeverinë e re po i udhëheqë ish-zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, udhëheqës i Lëvizjes URA, me kërkesën e së cilës është votuar mosbesimi i Qeverisë.

Ai ka vizituar Shqipërinë pas protestës së mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë së cilës ka pasur edhe intervenime nga ana e Policisë.

Protesta ishte thirrur nga ish-kreu i PD-së, Berisha, për të marrë kontrollin e selisë së partisë.

Peach ka vizituar Bosnjen e Hercegovinën në dhjetor, ku ka porositur se në procesin e forcimit të këtij shteti, do të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në Shqipëri, ai porositi se “Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbështesë demokracinë parlamentare, si dhe reformat e nevojshme për zhvillimin e vendit”, por edhe se ua ka bërë të qartë të gjithë liderëve se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut paqësor, proceseve politike dhe ligjore në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë atëherë se emërimi i Sir Stuart Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Para kësaj detyre, ai ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018. Ai ka shërbyer më herët edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.Në vitin 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë./REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove sir stuart peach kosove sir stuart peach

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj