LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Ndryshime dhe lëvizje në Prokurori e SPAK, shtatë vendimet që u morën sot nga KLP

26 Mars 2021, 14:18 Nga DOSJA
EMRAT/ Ndryshime dhe lëvizje në Prokurori e SPAK, shtatë vendimet

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme, ka bërë ndryshime ne SPAK dhe në prokurori. 

Kështu është vendosur që Edmond Karriqi, të marrë përkohësisht pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës. 

Alma Bramocaktohet  në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Sakaq, Dritan Gripshi është caktuar përkohësisht në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në  Berat.

Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën për veprimtari jashtë funksionit, për prokurorin  Kreshnik Ajazi, me detyrë Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, i cili kërkon të punojë si pedagog i jashtëm (i ftuar), me kohë të pjesshme, për lëndën ‘E drejta penale e avancuar’.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur Elizabeta Imeraj si kandidate e vetme për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe të Kreshnik Ajazi, si kandidat i vetëm për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 26.03.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line, në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Me propozim të z. Kostaq Beluri dhe me votën e gjashtë anëtarëve, në rendin e ditës u shtua miratimi i tre udhëzimeve të përbashkëta të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”. Për të reflektuar ndryshimet në ligj, është e nevojshme të bëhet përpilimi dhe miratimi i udhëzimeve të përbashkëta. Në shtesa, veç Prokurorit të Përgjithshëm, është shtuar edhe Drejtuesi i  Prokurorisë së Posaçme si autoritet që ka të drejtën e propozimit për pranimin në programin e mbrojtjes së dëshmitareve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Veprimtarisë Etike dhe Profesionale,Këshilli vendosi miratimin e këtyre udhëzimeve, të cilat janë dërguar për t’u nënshkruar nga titullarët e institucioneve përgjegjëse. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli vendosi me shumicë votash, tre caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Z. Edmond Karriqi caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës; Znj. Alma Bramocaktohet përkohësisht  në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës; Z. Dritan Gripshi caktohet përkohësisht në pozicionin e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat. Këshilli miratoi kërkesën për veprimtari jashtë funksionit për prokuroren Ermira Tafani, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, e cila kërkon të punojë si pedagogë e jashtme, për lëndën “E drejta proceduriale”, për vitin akademik 2020-2021 pranë universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me ngarkesë mësimore  prej tre leksionesh në javë, me nga 50 minuta secili, për 15 javë, që përbëjnë në total 45 leksione, pas orarit zyrtar. Gjithashtu, Këshilli miratoi kërkesën për veprimtari jashtë funksionit, për prokurorin z. Kreshnik Ajazi, me detyrë Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, i cili kërkon të punojë si pedagog i jashtëm (i ftuar), me kohë të pjesshme, për lëndën “E drejta penale e avancuar”, për vitin akademik 2020-2021 pranë Kolegjit Universitar të Biznesit (institucion arsimor jopublik), me ngarkesë mësimore prej 45 (dyzet e pesë) orësh leksione dhe 23 (njëzet e tre) orësh seminare, që përbëjnë në total 68 (gjashtëdhjetë e tetë) leksione,pas orarit zyrtar të punës. Më 18.03.2021, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur renditjen e znj. Elizabeta Imeraj, si kandidate e vetme për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe të z. Kreshnik Ajazi, si kandidat i vetëm për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan. Pas kalimit të afatit shtatëditor të parashikuar në nenin 28 të Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në pozicionin e drejtuesit, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, Këshilli vendosi unanimisht për ngritjen në detyrë të znj. Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, dhe z. Kreshnik Ajazi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me objekt “Mbi caktimin e përkohshëm të një prokurori”, Këshillit të Lartë të Prokurorisë i kërkohet të japë mendim në lidhje me transferimin e përkohshëm të znj. Dorina Bejko, e cila ushtron funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec (caktuar përkohësisht). Në shkresën e administruar nga Këshilli, Drejtuesi i SPAK  thekson fakti se, nga 15 prokurorë që kjo Prokurori ka aktualisht në strukturë, detyrën efektivisht e ushtrojnë vetëm 13 prokurorë, duke e bërë të vështirë përballimin e ngarkesës shumë të madhe që ajo ka aktualisht.

Në këto rrethana, Këshilli vendosi unanimisht dhënien e një opinioni pozitiv për transferimin e përkohshëm të prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në mënyrë që Këshilli të bëjë të mundur zëvendësimin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, transferimi do të bëhet efektiv, jo më herët se data 1 prill 2021.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet klp levizje ne prokurori klp levizje ne prokurori

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri