Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ Plagoset me thikë 20-vjeçari në Sarandë, tenton i vetëm të shkoj në spital me makinën e punës, por nuk bën dot
5 Shtator 2021, 19:05Nga DOSJA
SARANBË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotmë. Mesohet se një 20-vjeçar është plagosur me thikë jashtë ambienteve të punës, nga disa persona të pa identifikuar. Emri i 20-vjeçarit që ka mbetur i plagosur është Aurel Shino, i cili punonte në parkimin e një kompleksi turistik.
Sipas burimeve pasi ka marrë plagë në trup me thikë, 20-vjeçari u nis i vetëm për në spital duke marrë makinën e punës, por vetëm 1 kilometër rrugë arriti që të përshkrojë. Fatmirësisht në atë kohë një makinë e rastit kaloi dhe e transportoi për në spital. Ndërkohë që policia ka shoqëruar një 23-vjeçar në rajon si autor i dyshuar i ngjarjes. Personi me iniciale O.L dyshohet se ka qëlluar me thikë Shinon pas një sherri me motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi Aurel SHino, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHËNGJIN- Ish-drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi është takuar me një mik nga Afganistani pas 13 vitesh. Me anë të një postimi në Facebook, Lazimi ...
Nje 19 vjecare nga kryeqyteti është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranes per kanosje dhe falsifikim te te dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instag...
SHQIPËRI– Vendi ynë do të pushtohet nga mot i keq gjatë orëve në vijim. Në një pjesë të territorit të Shqipërisë pritet që të ketë përkeqësim të kushteve a...
TIRANË– Sërish viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar j...
ITALI– Një histori si e Romes dhe Zhulietës por në versionin shqiptar! Mediat italiane kanë zbardhur shkakun e sherrit mes dy familjeve shqiptare dje në q...