Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ Po transportonte 13 klandestinë në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet i riu
26 Qershor 2021, 09:58Nga DOSJA
KORÇË– Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se në pranga ka rënë 19-vjeçari Rubjan Kaca, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u kap 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. U kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalonte. Shtetasi R. K., nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Disa persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për vepra te ndryshme penale.Tre persona janë arrestuar pasi janë kapur...
TIRANË– 82-vjecari i cili u përplas ditën e djeshme në Tiranë nga një automjet, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku...
DURRES- Edhe pse sezoni turistik ka nisur, Durrësi është në një kolaps mjedisor për shkak të mbeturinat që janë të përhapura kudo nëpër qytet. Pamjet e rënda që...
PATOS– Dera e familjes Gushi mbylli dyert përgjithmonë, pasi katër anëtarët e saj u përcollën ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik në ...
VLORË– Pas aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Njësia Operacionale e Tiranës ka ‘zbarkuar’ në autos...
TIRANË– Mjeku infeksionist Tritan Kalo iu ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes me temperaturat e larta dhe të qëndrojnë të hidratuar. Në një postim në ...
PATOS– Njëri prej banorëve të Patosit, i cili mori pjesë pjesë në ceremoninë e varrimit të familjes Gushi që u shua dje në aksident, është shprehur i pikëlluar ...
TIRANË– Ambasada Amerikane ka ripërsëritur mbështetjen për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka pasqyruar ...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikujtuar sot vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua më 26 qershor 2014. Në një postim në rrjet...