"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
EMRI+FOTO! U desh helikopteri që të kapej “mushka” shqiptare, i gjetën listën me emra dhe kuti plot me hashash. U justif
20 Korrik 2021, 17:24Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- 27-vjeçari shqiptar Esmerald Xhafa është dënuar me 28 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Për arrestimin 27-vjeçarit u desh edhe përdorimi i një helikopteri, pasi i riu tentoi që të arratisej duke ikur me vrap në një fushë pranë një autostrade. Mirëpo me futjen në punë të një helikopteri u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e tij.
Në makinën e tij, Policia gjeti dy kuti kartoni që përmbanin më shumë se 15 kg kanabis, 273 £ në para, si dhe një “listë të shkruar me dorë të emrave” që mendohet se ishin porositësit e drohës. Edhe në banesën e tij, Policia gjeti 56 bimë kanabisi që rriteshin në papafingon e tij.
Ai fillimisht mohoi akuzat, ndërsa i ndihmuar nga një përkthyes, tha se kishte ardhur në Angli për të krijuar një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Këtë situatë, sipas tij, e shfrytëzoi një bandë krimimale shqiptare. Po ashtu, ai pretendoi se shumë herë e kishte menduar që të largohej por kishte frikë se do ta kapnin dhe atëherë jeta e tij do të ishte në rrezik.
Por gjykatësi Simon Hickey nuk “e hëngri” këtë shfajësim duke e pyetur se përse nuk kishte shkuar tek autoritetet nëse pretendimet e tij ishin të vërteta.
“Ata (që) përfshijnë veten e tyre në tregtinë e drogës (duhet të kuptojnë) se ka një efekt të keq në rrugët e këtij vendi. Po ashtu duhet ta kuptoni që, pasi të arrestoheni, ju mbani pasojat,“-tha ai duke e dënuar me më shumë se 2 vite heqje lirie.
MIRDITË– Detaje të tjera janë bërë me dije lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin Rubik-Rrëshen, ku u shënua një viktimë. Mësohet se në mjetin tip “Land ...
GREQI– Aleksandër Pema, të cilit iu sekuestrun 1.2 ton kokainë në janar të 2020, është dënuar nga gjykata greke ditën e sotme me burgim të përjetshëm për disa v...
RRËSHEN– Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Sipas njoftimit zyrtar, nga aksidenti ka ndërruar ...
Aktualitet20 Korrik 2021, 15:59
TIRANË– Agim Çerma, i njohur me nofkën ‘Jimmy’, i cili dyshohet se është në krye të grupit të drogës në Kolumbi, rezultonte i dënuar në vendin...
RRËSHEN– Dosja.al ka siguruar pamje nga aksidenti i ndodhur pak çaste më parë në rrugën e Kombit. Një autoveturë tip “LandRover” me targa italiane ë...
RRËSHEN– Aksident me një viktimë në rrugën e Kombit! Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, ku një makinë me targa ita...
ELBASAN– Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Murrash, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Në aksident janë përfshirë një mikrobus, një m...
POGRADEC– 70-vjeçarja Mynever Tela, e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se e moshuar...
TIRANË– Rreth 38% e popullsisë në vendin tonë kanë marrë vaksinën anti-Covid në gjashtë muaj fushatë vaksinimi.Prej tyre, më shumë se 466 mijë persona e ka...