LIVE UPDATES
Aktualitet

VENDIMI I PLOTË/ ‘Ka babanë sëmurë, ka shfaqur pendim të thellë’, liroi me kusht Endrit Doklen, gjyqtarja Hoxha publik

26 Janar 2020, 16:58 Nga DOSJA
VENDIMI I PLOTË/ ‘Ka babanë sëmurë, ka shfaqur pendim

TIRANË- Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka dalë në përfundimin që Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm është rehabilituar, ndërgjegjësuar dhe penduar për krimet e bëra si pjesë e Bandës së Durrësit. Dosja.al ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Krujës që ësshtë firmosur nga gjyqtarja Hoxha, ku bëhen me dije të gjitha arsyet që lejuan Doklen të fitonte lirinë me kusht.

Sipas vendimit, që është marrë në disa javë më, por është publikuar i plotë dy ditë më parë, bëhet me dije se Dokle është gati të riintegrohet në shoqëri. Më tej në vendim bëhet me dije se pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.  Po ashtu bëhet me dije se burgu i ka bërë mirë Endrit Dokle, pasi ai tashmë është peduar për krimet e kryera dhe gjendja shëndetësore e të atit kanë bërë që gjyqtarja Hoxha të marrë vendimit për ta liruar me kusht.

Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, citohet në vendim.

ARSYET QË LIRUAN ENDRIT DOKLEN

Nga vleresimi në tërësi i rrethanave si dhe faktin se kalimi i një kohe të gjatë brenda ambienteve të IEVP–së duket se ka ndryshuar dhe ka përmirësuar normat e sjelljes në shoqëri të të dënuarit, dhe se janë kushtet e ndryshimit të personalitetit të individit të dënuar dhe ndryshimit të lidhjes midis individit si subjekt përgjegjës dhe individit që ka kryer pjesën më të madhe të denimit, duke ndikuar në rrezikshmerinë e tij, për rrjedhojë interesi për ndëshkimin e veprave penale duhet të vendoset në proporcion të drejtë me qëllimin riedukues të zbatimit të dënimit alternativ.

Gjithashtu në vleresimin e tij Shërbimi i Provës ka trajtuar dhe stilin e jetesës, të menduarit dhe sjelljen e kërkuesit Endrit Dokle si dhe marrëdhëniet me familjet e viktimave. Në raportin e vlerësimit lidhur me kërkesën e kërkuesit Endrit Dokle për lirimin para kohe me kusht, në konkluzione dhe rekomandime Zyra Vendore Kruje ka relatuar si me poshtë:

Ka kryer pjesën më të madhe të denimit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ka dëshmuar me qëndrimin e tij të mirë, se gjatë periudhës që ai ka kaluar në IEVP është arritur qëllimi për edukimin dhe riintegrimin e tij në shoqëri.

Si arsye të veçantë ka ngritur gjendjen jo të mirë të babait të tij, si dhe nevojën për t`iu dhënë një mundësi që të jetojë pranë familjes periudhën e mbetur të jetës të babait të sëmurë. Vlen të theksohet se babai i tij është në një gjendje të rëndë shëndetësore…. Infarkt inferior i kaluar dhe Kardiopati Ishemike. Veteë Endrit Dokle për shkak të viteve të shumta në izolim, stresit të kaluar, të fatkeqësisë të vdekjes së nënës dhe pamundesisë për t’i qëndruar pranë babait dhe ndjenja e fajit kanë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore e vërtetuar nga mjeku psikiatër dhe kartela klinike në burg. Prania e Endrit Dokles pranë familjes do ta ndihmonte sadopak babanë e tij, për të kaluar këtë situatë të vështire nga ana shëndetësore, por dhe psikologjike.

Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektoj shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrësesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton bretje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari Endrit Dokle ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar.

Ka marrë pjesë në aktivitete rehabilituese dhe është pjese e organikës së punës në IEVP. Merr pjesë në biseda të lira sociale, si dhe në veprimtari fetare dhe kulturore. Ka qenë pjesëmarres aktiv në aktivitete që Shërbimi i Provës ka zhvilluar në bashkëpunim me administratën e IEVP, me qëllim njohjen e të dënuarve që janë në prag të Lirimit me Kusht, me Institucionin e Shërbimit të Provës. I gjithë ky aktivitet dhe kjo pjesëmarrje në këto aktivitete rehabilituese janë të bazuara në vlerësimet e sjelljeve të IEVP-së.

Nga vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore nr. 07 datë 01.11.2019 rezulton së shtetasi Endrit Dokle është i dënuar për veprat penale për të cilën vuan denimin. Pozitiv është fakti së i dënuari ka siguruar një Deklaratë Punësimi nga Administrator z. {xxx} me nr. Nipt {xxx}, për ta punësuar pranë biznesit të tij. Sipas deklarates të lëshuar prej administratorit,“Marjo Konstruksion” merr përsiper punësimin si punëtor të z. Endrit Dokle. Të pasurit e një pune të përhershme, me kohë të plotë është një faktor pozitiv dhe shumë domethënës gjatë periudhës së rehabilitimit të këtij të dënuari, një marrëdhënie që garanton elementë pozitiv të sjelljes sociale të të dënuarit, por dhe të asaj familjare, duke qenë se me punën e tij Endrit Dokle do të jetë dhe një mbështetje ekonomike për familjen e tij. Duke qëndruar pranë familjes, ai do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, duke përmbushur rolin e tij si djali i familjes, elementë këto thelbësor në procesin e riintegrimit të tij në shoqëri. I dënuari ka mbëhtetjen e të gjithë familjarëve dhe miqve të tij, nga ana emocionalo-psikologjike, për të përballuar vështirësite që pasojnë periudhën e pas lirimit.

Rrezikshmëria e të dënuarit për përsëritjen e veprës penale nuk është e lartë, vihet re përgjegjshmëri dhe pendesë për veprimin në të cilin është përfshirë. Ai shprehet se vuajtja e dënimit për këtë vepër, i ka shërbyer më së miri për të qënë më i kujdesshëm dhe më i përgjegjshëm në zgjedhjen e veprimeve që si kryen në jetë. Kjo është arsyeja që të krijon bindjen se vuajtja e pjesës së mbetur të dënimit, në një periudhë prove të kushtëzuar, pranë familjes dhe komunitetit qe ka shprehur vullnetin për ta mirpritur, do ndihmonte dhe do të kishte një  ndikim pozitiv në këtë proces rehabilitues dhe risocializues, proces ky që do të ndiqet dhe mbikqyret, bazuar ne procedurat përkatëse ligjore nga ZVSHP përkatëse. Në përfundim të raportit është konkluduar si më poshtë:

Shërbimi i Provës në cilësinë e Institucionit misioni i të cilit, bazuar në ligjin procedurial dhe kriteret ligjore është në mbështetje të çdo kërkese për aplikim të dënimeve alternative dhe mbikqyrja, përkrahja, mbështetja asistimi i të dënuarve gjatë procesit të rehabilitimit dhe risocializimit. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, Shërbimi i Provës nqs gjykata do ta gjykonte të arsyeshme pranimin e kërkesës së të dënuarit Endrit Dokle, është dakord dhe do ta mbështes këtë vendim dhe në përmbushje të detyrave funksionale do ta ndihmonte dhe asistonte të dënuarin gjatë procesit të rehabilitimit dhe risocializimit të tij pranë familjes dhe shoqërisë.

VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS E LEXONI KËTU

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u disa javë më parë nga gjyqëtarja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim është apeluar nga prokuroria e Krujës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endrit dokle enkelejda hoxha lirohet endrit dokle vendimi i plote per lirimin e dokles endrit dokle enkelejda hoxha lirohet endrit dokle vendimi i plote per lirimin e dokles


Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2020, 14:57

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës