LIVE UPDATES
Aktualitet

Energjia / Çmimi në tetor gati trefish për bizneset, në janar edhe më shtrenjtë

22 Dhjetor 2021, 06:12 Nga DOSJA

TIRANË – Çmimet e energjisë në muajin tetor gati u trefishuan në tregun e lirë. Enti Rregullator i Energjisë miratoi një çmim rreth 33 lekë për kwh për llogari të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group), tarifë e cila shërben për të llogaritur faturat për ata që janë furnizohen nga kompania publike me çmime tregu pasi ende nuk kanë një furnizues privat.

Tarifa e tetorit është një rekord i ri sa i takon çmimeve të energjisë në vend kur kompanitë publike dhanë alarmin se nuk ishte më çështje shtrenjtimi por mungese energjie në treg. Qysh nga nisja e procesit të liberalizmit të tregut të energjisë në shkurt 2018 ky është çmimi më i lartë me të cilën u sigurua energjia ndërkohë që më herët muaji me çmimin më të kripur ishte janari 2019 me një tarifë prej 18.73 lekë/kwh.

Teksa edhe atëherë shkak për këtë çmim u bë situata jo e mirë hidrike panorama ishte krejt tjetër në nivel rajonal dhe global pasi nuk kishim të bënim me një krizë të përgjithshme energjie sikurse kemi të bëjmë tani. Kriza globale e energjisë u krijua nga një sërë faktorësh duke nisur nga rritja e konsumit si pjesë e rimëkëmbjes post-pandemike, rënia e prodhimit të qymyrit dhe nxjerrja jashtë funksioni e disa termocentraleve si pjesë e politikave në disa vende, futja e certifikatave të gjelbra më kosto më të larta energjie, prodhimi i ulët i energjisë eolike në 50 vite, shtrenjtimi i gazit.

Në Shqipëri vitet hidrike jo të mira kanë ndodhur edhe më herët por çmimet në bursë nuk kishin qenë asnjëherë në nivele aktuale. Ndaj deri më 15 prill 2022 vendi është në emergjencë të furnizimit me energji dhe kompania e gjenerimit dhe ajo e shpërndarjes po rakordojnë nevojën për energji dhe plotësimin e konsumit në mënyrë ditore.

Nga 1 janari 7358 biznese do të blejnë më shtrenjtë

Bizneset ditëve të fundit janë alarmuar pas njoftimit që kanë marrë nga autoritetet se nga 1 janari 2022 do të duhet ta sigurojnë të vetëm energjinë. Bëhet fjalë për grupin që janë të lidhur kryesisht në 20 kilovolt që deri më tani e kanë marrë këtë energji nga OSHEE me një çmim 11 lekë/kwh dhe 12.65 lekë/kwh në pik. Çmimi aktual i tetorit me të cilën FMF (që do të furnizojë ato biznese që nuk gjejnë furnizues privat për dy vjet) është gati tre herë më i lartë se çmimi me të cilën ata paguajnë sot energjinë në tregun e rregulluar. Rritja e kostove në mënyrë të tillë pritet të vërë bizneset në pozitë mbijetese në disa raste në kushtet kur edhe segmente të tjera të aktivitetit të tyre janë shtrenjtuar. Barra finale pritet që të bjerë mbi konsumatorin i cili paguan kostot në çmimin final. Numri i bizneseve që pritet të dalin në treg të lirë nga janari 2022 është 7358 ndërkohë që Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se janë të paktën 26 furnizues të licencuar në treg me të cilët mund të lidhen kontrata.

Rënia e reshjeve përgjatë dy javëve në vend krijoi një lloj përmirësimi hidrik dhe përqendroi prodhimin dhe konsumin në vend por OSHEE do të duhet që të vazhdojë importet edhe në vazhdim për të plotësuar nevojat.

Ndërkohë çmimet në Bursën eHungarisë janë ende në nivele të “çmendura. Për datën 22 një 1MW energji u shit mesatarisht me 420 euro ndërkohë që në pik 475 euro ndërkohë që për datën 21 çmimi në pik ishte 515 euro/MWh. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i energjise rritet çmimi i energjisë cmimi i energjise rritet çmimi i energjisë


Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Dhjetor 2021, 22:18

Shënohet viktima e parë në Izrael nga Omicron

TIRANË– Varianti ‘Omicron’ i koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e pare. Konkretisht mësohet se viktima e parë në Izrael është një 60-vjeçar që...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet