Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer sot në Abc News përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë.
“Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.
Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty’”.
“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.
Xhafo: Cila është skaleta e kësaj mbrëmje sepse janë 50 artistë?
Mula: Po 50 artistë…sapo u bë thirrja janë përgjigjur shumë artistë. Në fakt ka ende që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje. Tani meqenëse ka shumë telefonata kemi vendosur që gjithë muaji të jetë me aktivitete të kësaj natyre që të mblidhen sa më shumë fonde, deri më 31 Dhjetor. Duam të mbledhim një kontribut financiar për njerëzit e prekur. Do ta shohim më datë 31 Dhjetor se sa do jetë shuma e mbledhur dhe më pas do vendosim. Do doja që ky kontribut të shkojë për ndërtimin e shkollave në Durrës apo Thumanë. Në një të nerserme më pëlqen të shoh një pllakatë ku shkruhet ‘kjo shkollë u bë me kontributin e artistëve’.
Xhafo: Disa prej artistëve që do jenë pjesë e kësaj mbrëmje dhe si do jetë organizimi?
Mula: Do jenë artistë të zhanreve të ndryshme, këngëtarë, aktorë, balerinë. Si psh. Vikena Kamenica, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, Irma Libovoha, Eranda, Aurela Gaçe, Era Rusi, Jonida Maliqi, etj.
Xhafo: Si do të bëhe kontributi dhe sa është shuma?
Mula: Nuk do shiten bileta, hyrja është falas. Por ama, çdo qytetar mund të bleje një biletë që kushton 500 lekë (të reja). Mbrëmja nis të dielën më 8 Dhjetor në orën 17:00, këngët do të jenë 3-5 minuta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dalin në skenë. Do jenë edhe Zana Turku, Robert Radoja, etj. Këto bileta blihen në çdo pikë të “my ticket” dhe “western union”.
Mbrëmja titullohet “Nesër është një ditë e re” dhe çdo para e mbledhur do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti i 26 Nëntorit.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.
Marrë nga: ABC News
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Modelja Kejvina Kthella disa javë më parë ka qënë mjaft e përfolur pasi iu bë publike lidhja e saj me stomatologun e akuzuar për vrasje, Redjan Rra...
SPANJË- Aktori i famshëm turk me origjinë shqiptare, Can Yaman ka shkuar së fundmi në Spanjë për t’u takuar me fansat e tij, por ndërkohë ka marrë shumë ft...
TIRANË- Për dy vite rresht, 2005-2006, falë zërit tij Alban Skënderaj fiton çmimet e Top Fest, një projekt ambicioz i Top Channel që promovoi qindra...
TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ndër emrat shqiptar që ka shkëlqyer skenat botërore. Së fundmi në koncertin ku ajo ka ...
TIRANË- Teksa prej dy netësh është mbajtur edhe Festivali i “Këngës Magjike” shumë njerëz janë bërë kuriozë të shohin virtualisht ose nga afër performancë...
TIRANË-Teksa pema e krishtlindjve bëhet gati që më 5 dhjetor, në datë 6 ndizen edhe dritat që krijojë atmosferën e vërtetë të festave.Santa Claus është edh...
TIRANË- Moderatorja e njohur e emisiomit të mëngjesit ‘Wake Up’, Ori Nebiaj në një intervistë të dhënë sëfundmi për revistën “Class”, ka treguar ka folur p...
TIRANË– Moderatorja Ori Nebiaj ka thënë një intervistë për revistën “Class”, ku edhe ka folur për jetën e saj personale. Ndër të tjera, O...
TIRANË- Moderatorja e njohur Roza Lati është një ndër emrat më të përfolur në median rozë, për shkak të jetës që ajo bën por jo vetëm.Roza është shumë akti...
TIRANË– Ditën e djeshme në emisionin “Glamour Zone” ishte i ftuar këngëtari i njohur shqipar Sergio. Teksa fliste se si e refuzoi bashkëpunimin me Er...