"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Erdha vetë ta kuptoni sa rëndësi ka për ne”/ Rama takim me drejtues të universitetit BOKU në Vjenë: Duam mbështetje
20 Korrik 2021, 18:12Nga DOSJA
VJENË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë një ditore në Austri, për të zhvilluar një takim me rektorin dhe me drejtuesit e Universitetit të “BOKU”. Në fjalën e tij gjata takimit, Rama tha se kishte vendosur që të shkonte dhe vetë në takim për të krijuar idenë e qartë të rëndësisë së nismës.
“Me këtë rast, jemi këtu me rektorin e UBT-së, i cili është një universitet me një traditë mjaft të shquar. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë timë ta kuptoni sa me rëndësi është për ne. Me pak fjalë, do thoja që ëndrra jonë është që të kemi universitetin tuaj në Shqipëri,”-tha Rama.
FJALA E PLOTË NË TAKIM:
Faleminderit shumë të gjithëve. Arsyeja se pse jemi këtu dhe pse erdha personalisht është se i japim rëndësi shumë të madhe programit të ti të qeverisë që do jetë një prej përparësive në mandatin e ri që nis nga shtatori. Dhe që ka të bëjë me përpjekje për të bërë bashkë dhe për të krijuar sinergji të plota midis universiteteve shqiptare dhe atyre europiane. Me këtë rast, jemi këtu me rektorin e UBT-së, i cili është një universitet me një traditë mjaft të shquar. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë timë ta kuptoni sa me rëndësi është për ne. Me pak fjalë, do thoja që ëndrra jonë është që të kemi universitetin tuaj në Shqipëri. Njerëzit mund të thonë që dua të shkoj tek Boku por nuk kam nevojë që të largohem nga shtëpia dhe ta lë vendin sepse thjesht shkoj në Tiranë dhe e kam aty. Kjo është ambicia jonë.
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, Rama premtoi “binjakëzimin” e universiteteve shqiptare me ato europiane, duke bërë edhe njehsimin e diplomave për të gjithë studentët.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka urar besimtarët myslimanë për festë e Kurban Bajramit, me anë të një fotoje me të shoqen, Liri Berisha. Të d...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar më shumë për pjesën e artit për revistën italiane “Arte”. Duke nisur nga fëmijëria e tij, edukimi në një ambient artistë...
TIRANË– Gafë që u vu re nga komentuesit dhe u fshi në pak minuta! Kështu ishte urimi i parë i deputetes së PD-së, Grida Dumës për festën e Kurban Bajramit....
VLORË– Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.I pyetur nga gazetarët nëse këtë festë do ia uronte ed...
TIRANË– Partia Socialiste nuk e ka ‘mirëpritur’ denoncimin e deputetit të sapozgjedhur në qarkun e Fierit, Petro Koçi, i cili deklaroi disa ditë më ...
TIRANË- Qeveria Rama 3 do të ketë 3 ministri të reja. Ky është ndryshimi i parë që është zbuluar 2 muaj para krijimit të kabinetit të ri qeveritar. Burime ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 32 760 dova të vaksinës Pfizer. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama...