LIVE UPDATES
Aktualitet

“U zgjuam me ulërima”, flasin banorët e Bregut të Lumit: Gocën e tërhoqën zvarrë, m’u errësuan sytë

12 Prill 2019, 14:33 Nga DOSJA
“U zgjuam me ulërima”, flasin banorët e Bregut të

TIRANË- Banorët e ndaluar të Bregut të Lumit, kanë folur sot në dalje nga komisariati, kanë treguar atë që kanë hequr gjatë përplasjes me policinë.

Ata shprehen se janë dhunuar nga policia si gratë e burrat, ashtu edhe fëmijët e pleqtë. Një banore e krahasoi situatën me atë të mësymjes së Italisë fashiste në vitin 1939.

“Na u bashkuan edhe të Astirit dhe shumë demokratë na mbështetën, pnd policia u tërhoq. Mëngjesin tjetër kanë ardhur mbi 20 makina policia. Ai nuk është kryeministër, ai është horr, ne donim t’i drejtonim një lutje, pai nuk kemi pse përleshemi me policinë. Ata janë vëllezërit dhe motrat tona, në nuk kemi gjë me ta, mbrojmë vetëm shtëpitë tona.
Fëmijët i zgjuan me tmerr, me ulërima, dukejsi 7 prilli 1939, dukej sikur po na pushtonte Italia fashiste.

Bëmë thirrje që të mos ushtronin, dhunë, i kërkuam policisë të largohej të nalinte të mbronim shtëpinë tonë, është jeta e fëmijëve tonë.  Nuk u lejua asnjë media. Direkt filloi lufta, dhunuan ne , fëmijët, gocat e mia i tërhoqën zvarrë. Si mund të tërhiqet një minorene zvarrë, i tha më lini të marr frymë. Sa e zbritën e hipën prapë. Ajo vajzë 16 vjecce është tërhequr zvarrë në të gjithë bulevardin e parë.
Një polic më tha: “Çfarë ke bërë ti nëpër protesta, vetëm në burg e ke vendin.”
Një nëne i ra të fikët, ajo ishte me ilaçe, por askujt nuk i ra mendja për asgjë.
Në komisariat mësova se në shtëpitë tona kanë hedhur gaz lotsjellës. Si mund të hidhet gaz kur në shtëpi kemi pasur dy vazja 5 dhe 6 vajza.
Motrën nuk e lanë të futej brenda që të merrte vajzat.
Ajo u është lutur “aman të futem të marr vajzat”, por nuk e la njeri.
Më pas mëova se babit i kishin çarë kokën. Ai nuk është fare mirë. I merren mendtë dhe nuk rri dot në këmbë.”, – tha një prej banoreve.

Ndërkohë pas saj ka folur edhe një tjetër i ndaluar, i cili ka shprehet se ndonëse ditën e parë arritën të mposhtin forcat policore, ditën tjetër u zgjuam të tmerruar me ulërima që në 6 të mëngjesit.

“Unë gruaja dhe vajza e djalit kishim mbi 30 forca police, quajini si të doni.
Na dhunuan, por ne i mposhtëm ditën e parë. Tani ditën tjetër në orën 6 të mëngjesit u zgjuam me të bërtitura, të tmerruar. U ngritëm me shpejtësinë e erës, hipa bashkë me një person në çati, jo më pak se 3 metra lartësi. Skavatori prishi avllinë e parë, përpara këmbëve të mia.

Unë për vete qëllova direkt e në fadromë. Skavatorisvi ngriti kovën dhe ma vuri në në kokë përpara dhe nuk e pashë. Pashë vetëm kur kova ra në çati të këmbët e mia. E bëri për të vënë në zbatim urdhërat e marra.
Rashë nga tre metra lartësi dhe më mbuluan tjegullat. Rashë mbi krahun e majtë dhe jam I dëmtuar, jam me mjekime në dorë.

Jam zi gjithandej. Pasi rashë nejta gjysmë ore nën gërmadhë. Erdhën horrat e “Sali Protopapë”, të më jepnin energji. U thashë policëve të largoheshin, sepse nuk e doja ndihmën e tyre. Më thërriësnin “o Xhabir, o Xhabir”, se forcat e pushtetit i kishin marrë emrat.
Dola vetë me ndihmën e dikujt dhe më pas kërkonin me çdo kusht të më merrnin në rajon. Do t’i lutesha të gjithë popullit shqiptar dhe zotit Kryeministër, jo i imi, me thirrjen që ka bërë ai “lindni fëmijë se u plak Shqipëria”. Jo Zoti kryeministër nuk lindet me ty. Ata që kanë ndërmen të lindin fëmijë, u bëj thirrje që vetëm polic të mos i bëjnë”, tha një tjetër banor.

Njtjetër banore teksa tregon rreth përplasjes me policinë, shprehet se kërkojnë dëmshpërblimin që u takon, siç u është dhënë banorëve të tjerë të dy loteve të para.

“Na kanë caktuar 36 milionë shpërblim. Ne jemi për psikologë, nuk mundemi të flasim. Lutëm policët që të shkojmë të merrnim fëmijët por s’na la njeri. Pasi ju lutëm gjithë atë koha, u futa të merrja gocat. Goca ime ishte me të vjella, nga gazi lotsjellës. Më pas erdhën dy të uniformës dhe na kërkuan që fëmijët t’i çonin në rajon. Timen e mora me vete dhe e çova te një komshi.

Ne duam shpërblim, ashtu siç janë paguar dy lotet e para. çunin ma kanë marrë teksa është nisur për në shkollë. Le ta zbukurojë Erionin Tiranën ne duam lekët.Gjithë ato policë, vijnë luftojnë me gratë. Të na japin lekët”, – tha ajo.

Ndërsa një tjetër u shpreh:

“Mua ma kanë vlerësuar 53 milionë, të m’i japin lekët dhe me mua janë në rregull.
Vetëm të mbytemi në lume s’kemi ku të shkojmë. S’na pranojnë as njerëzit brenda edhe motra s’të lë gjithë jetën aty.  Edhe serbët s’ua kanë shembur kështu shtëpiat kosovarëve”.

Një tjetër banor, teksa falënderoi gazetarët për pasqyrimin e ngjarjes, tha:

“Erion Veliaj, Gramoz Ruçi, Edi Rama, Sandër Lleshaj janë njerëzit më të shpifur që duhet të përfundojnë në burg, jo këta nëna e këta fëmijë. Falënderojmë gazetarët se jeni të mrekullueshëm”.

Ndërkohë avokati i disa prej banorëve të Bregut të Lumit ka dhënë versionin e tij në lidhje me shembjet e banesave dhe me trajtimin e pronarëve të këtyre shtëpive. Stefan Topalli thekson se banorët duhet dëmshpërblywer, pasi gjithë këto familje nuk mund të qëndrojnë në qiell të hapur pas prishjes së shtëpive.

“Dua të theksoj se mesa jam vënë në dijeni, se në momentin e shoqërimit banorët nuk janë dhunuar, por kanë pasur ankesa në lidhje me mënyrën se si janë nxjerrë banorët nga shtëpia. Ka disa akuza dhe kundërakuza që edhe qëndrojnë edhe nuk qëndrojnë.

Idea është që nuk mund të akuzohen të gjithë banorët njësoj, janë akuzuar edhe persona që nuk kanë qenë fare prezentë.

Jam njoftuar nga familjarët në momentin e fundit dhe sipas banorëve janë shoqëruar edhe minorenë, një 15-vjeçare është shoqëruar pa praninë e prindërve.

Destan Muça, klienti im ka qëndruar me dorën e dëmtuar dhe të fashuar në rajon. Edhe Besim Lleshi, klienti im tjetër ka qenë në rajon.

Ajo çfarë unë vërej janë disa anomali, sepse nuk mundet të gjithë të futen në një thes. Situate që ndodhëen këta familjarë është dramatike. Nuk mund ta vëmë veten në vend të këtyre banorëve, asi është e paimagjueshme.

Duhet t’i drejtohemi gjykatës sepse edhe prona mund të prishet por gjithsesi banorët duhet të dëmshpërblehen pasi qindra familje nuk mund të rrinë në qiell të hapur,”– tha avokati Topalli. 

(B.B/ F.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e bregut te lumit policia dhunon banorët banoret e bregut te lumit policia dhunon banorët

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj