LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjykata pranoi kërkesë padinë e Bujar Sheshit, Autoriteti i Dosjeve: Kemi prova, lidhja me ish-Sigurimin që në gjimnaz

12 Prill 2019, 14:09 Nga DOSJA
Gjykata pranoi kërkesë padinë e Bujar Sheshit, Autoriteti i

TIRANË- Pas pranimit të padisë së anëtarit të KLP, Bujar Sheshit nga gjykata, ka reaguar edhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. (Lexo këtu)

AIDSSH, kundërshton këtë vendim, ndërsa shprehet se provat që zotërojnë për Sheshin janë të qarta.

Sipas AIDSSH, Bujar Sheshi ka pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit që në gjimnaz.

“Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë, përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas “Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme”, – thuhet në reagim.

DEKLARATA E PLOTË
Sot, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, ka vendosur Pranimin e Padisë së paraqitur nga z. Bujar Sheshi me objekt Shfuqizimin e Vendimit nr. 12, datë 22.01.2019, të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit.

Gjatë seancave gjyqësore të zhvilluara, nga pala e Paditur Autoriteti për Informim, janë paraqitur prova dhe fakte të shumta të cilat provojnë qëndrimin e Autoritetit, të mbajtur në Vendimin nr. 12, datë 22/01/2019, sipas të cilit është vendosur se:
a) Z. Bujar Sheshi (Shesha), i datëlindjes 15.12.1957, vendlindja Tiranë, në kuptim të nenit 3 pika 4 dhe nenit 29, pika 2, gërma c, të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor, Sektori V, drejtimi Inteligjencë – Rini, por nga verifikimet e deritanishme nuk disponojmë dokumente që të vërtetojnë aktivitetin e tij.

b) Z. Bujar Sheshi, sipas Nenit 29, pika 2, gërma c, të Ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, figuron të ketë materiale, në emër të tij, në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si anëtar, me detyrë Hetues, në Sektorin e Hetuesisë së Degëve të Punëve të Brendshme të Fierit që nga viti 1979.
Sipas vendimit të sipërpërmendur, z. Bujar Sheshi figuron si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit në dy dokumente themeltare dhe autentike të arkivave të ish-Sigurimit dhe kjo është arritur të provohet në gjykatë, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, të paraqitura nga AIDSSH, me gjithë pretendimet e avokatit të Sheshit që nuk bëhej fjalë për të njëjtin person.

Mbështetur në Nenin 5 pika 1 të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, “Autoriteti mbledh, ruan, administron dhe përdor dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas këtij ligji, duke përdorur, sipas nevojës, edhe informacionet nga regjistri qendror i gjendjes civile”.

Sa më sipër, mbi këtë bazë ligjore por jo vetëm, Autoriteti ushtroi funksionet e veta duke iu drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për informacion më të plotë për të saktësuar nëse ka persona të tjerë me këtë identitet apo gjeneralitete të përafërta me të, si Bujar Ramis Sheshi ose Shesha, në përputhje edhe me Formularin e aplikimit të plotësuar nga vetë kërkuesi, apo Bujar Rasim Shesha, sipas dokumenteve të sipërcituar.

Nga përfaqësuesit e AIDSSH-së dhe Avokaturës së Shtetit është argumentuar në gjykatë, përmes dokumenteve arkivore shtesë, se lidhja e tij me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit ka filluar që në kohën e diplomimit të tij në profilin Sigurim, emërimin si “Oficer” dhe më pas “Hetues” në Degën e Punëve të Brendshme.

Provat e paraqitura nga AIDSSH, përfshirë aktet adminstrative të brendshme, të strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit, kanë vërtetuar lidhjen dhe bashkëveprimin e pakundërshtueshëm të hetuesisë me strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit. Këtë e dinë më së miri sidomos ata fatkeqë që kaluan kalvarin e dënimeve politike nëpër qelitë e hetuesive dhe familjarët e tyre, dosjet e të cilëve ruhen dhe administrohen pranë arkivit të AIDSSH-së.

Për sa më sipër, jemi te bindur se Vendimi i marrë sot nga një gjykatës i Gjykatës Administrative për të hedhur poshtë vendimin e një institucioni të specializuar dhe kolegjial, është i padrejtë, i pabazuar dhe i pakuptueshëm, sidomos kur rrëzon ekzistencën e dokumenteve autentike të ish-Sigurimit të Shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha), paraqitur në pikën 1a) të vendimit nr. 12 datë 22.01.2019.
Gjykatësi duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të Vendimit nr. 12 datë 22.01.2019 të AIDSSH-së dhe rrëzimin e padisë, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

Për më tepër, ky vendim ka lidhje drejtpërsëdrejti me organet më të larta të drejtësisë, që të jenë të besueshme për publikun.
AIDSSH është e vendosur ta apelojë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit, e bindur se interesi publik prevalon mbi atë individual, në emër të transparencës dhe konsolidimit të demokracisë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aidssh bujar sheshi ish-sigurimi i shtetit aidssh bujar sheshi ish-sigurimi i shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj