LIVE UPDATES
Bota

Erdogani u ofron azil oligarkëve rusë, udhëtimi i mistershëm i të besuarit të tij në Rusi

22 Mars 2022, 17:30 Nga DOSJA
Erdogani u ofron azil oligarkëve rusë, udhëtimi i mistershëm

TURQI- Një shkrim i publikuar nga Zougla hedh dyshime mbi rolin e Turqisë dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në luftën në Ukrainë dhe ‘mbrojtjen’ e pasurive të oligarkëve rusë.

Sipas Zougla dyshimet se Turqia po kthehet në një’parajsë’ për pronat e oligarkëve rusë nisi që ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 Shkurt kur i besuari i Erdogan, biznesmeni Etem Sanxhak udhëtoi drejt Ukrainës.

Shkrimi i plotë:

Në ditën e pushtimit rus të Ukrainës, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në stilin e tij të rreptë të njohur, i dha udhëzimet e fundit Etem Sanxhakut. Menjëherë pas kësaj, ai do të hipte në një fluturim special për në Moskë, ku tashmë ishin rezervuar takimet e tij në Ministrinë e Jashtme.

Etem Sanxhaku nuk është kushdo. Ai është “oligarku personal” i Erdogan. Ai konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në Turqi, megjithëse e nisi nga një barnatore e vogël ku shiste mish dhe qumësht në vend të ilaçeve. Diku aty, sistemi Erdogan e zbuloi më në fund dhe e bëri një figurë qendrore në jetën ekonomike të vendit, me rrjete televizive, biznese të të gjitha llojeve dhe sigurisht me para të bollshme.

Etem Sanxhaku është në Moskë ditën e luftës. Aty u takua me zëvendësministrin e Jashtëm rus dhe pas bisedimeve, duke u larguar nga ministria, deklaroi në televizionin rus se “NATO është kancer dhe se NATO po vret në Ukrainë”. Të gjithë e dinë se ai është një njeri i Erdoganit, vendi i të cilit i përket NATO-s, por në raste të tilla fjalë të tilla.

Etem Sanxhaku u kthye në Turqi ku u vërejtën disa fenomene, zyrtarë të partisë në pushtet, AKP të bënë deklarata kundër NATO-s. Rreth 24 orë më vonë, oligarku i famshëm rus Roman Abramovich, me një mijë përpjekje, hipi në një nga avionët e tij dhe zbarkoi në Tel Aviv. Abramovich dihet se është hebre nga feja dhe mban një pasuri të konsiderueshme në Izrael. Ai është fotografuar në aeroportin Ben Gurion i parruar dhe i lodhur, pak para se të nisej për në Stamboll me avionin e tij. Nga atje të nesërmen në mëngjes ai udhëtoi për në Moskë.

Super jahti “Solaris” mbërriti në portin e Alikarnassos, përballë Kos, mëngjesin e së hënës dhe tentoi të ankorohej por më kot sepse e prisnin disa ukrainas të cilët penguan ankorimin e varkës dhe ngritën pankarta me sloganin “ndalo luftën”.  Pastaj marina turke ndërhyri dhe arrestoi ukrainasit, natyrisht, në mënyrë që jahti i Abramovich të ankorohej i sigurt. Në të njëjtën kohë, në brigjet e Kretës lindore dhe në ujërat ndërkombëtare, për të shmangur ndonjë problem, është parë jahti tjetër i Abramovich, i famshmi “Eclipse”, i cili dalëngadalë por me siguri ishte nisur për në brigjet e Turqisë.

Mediat sociale turke prej shumë ditësh po merren me aktivitetin e ri të Turqisë. Me fjalë të tjera, të zhvillohet në një “lavanderi” apo “thesar” gjigant për oligarkët rusë që po përpiqen të shpëtojnë pasurinë dhe depozitat e tyre nga tsunami i sanksioneve që u janë vendosur.

Me fjalë të tjera, duket se i dërguari i posaçëm i Erdogan, Etem Sanxhaku, ka bërë shumë më tepër sesa ka bërë një vizitë pune në Ministrinë e Jashtme ruse ditën e fillimit të luftës. Ai duket se i ka sugjeruar palës ruse krijimin e një mikro-parajse të sigurt në Turqi për të gjithë ata që përballen me probleme me sanksionet perëndimore kundër ekonomisë ruse dhe oligarkëve të saj. Me dëmshpërblim, natyrisht, si atëherë, vite më parë, kur regjimi i Erdoganit kishte krijuar kushtet e nevojshme për transportin, shitjen dhe qarkullimin pa probleme të arit iranian dhe rrjedhjen e naftës përmes kontrabandës drejt klientëve të caktuar. Në rastin e arit persian, çështja hyri në histori dhe po gjykohet në SHBA si skandali i Halk Bank.

Pjesa e dytë e kësaj marrëveshjeje me Teheranin, pra tregtia e naftës, kishte të bënte me MIT-in dhe financimin e paligjshëm të organizatave islamike në Siri.

Përshtati për Dosja.al: D.A

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota etem sanxhaku lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan etem sanxhaku lufta ukraine-rusi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri