LIVE UPDATES
Art&Argëtim

L’Echo de Paris (1916)/ Intervista me Esat Pashën në lidhje me situatën në Turqi dhe Shqipëri

26 Shkurt 2020, 10:11 Nga DOSJA
L’Echo de Paris (1916)/ Intervista me Esat Pashën në lidhje me

FRANCË- “L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 10 shtatorit 1916, në ballinë, intervistën e saj me Esat Pashë Toptanin, në lidhje me situatën politike asokohe në Turqi dhe Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Çfarë mendon për turqit e rinj dhe udhëheqësit e tyre. – Situata në Shqipëri.

Esat Pasha sapo ka mbërritur në Selanik, ku do të udhëheqë trupat shqiptare që zbarkuan javën e kaluar. Shef i një prej klaneve më të fuqishme në vendin e tij, ai është një lloj feudali me ushtarë, i cili ushtron mbi rajone të gjera autoritetin e tij të padiskutueshëm. Ky njeri, i aftë dhe energjik, ka luajtur vitet e fundit një rol që është shumë i njohur për publikun dhe që është e nevojshme të flasim për karrierën e tij. Mjafton të themi që nga fillimi i armiqësive, ai ka mbështetur anën e aleatëve, të cilëve u ka dhënë shërbime shumë të vlerësuara.

Kur ai u nis për në front, unë munda të bisedoja me kreun e qeverisë shqiptare. Senati shqiptar e zgjodhi atë kryetar të qeverisë më 6 tetor 1915. Me trup mesatar, i shkathët dhe i fortë, Esat Pasha jep një përshtypje force dhe sigurie të qetë. Fytyra e tij esmere, me tipare të rregullta, gjallërohet nga dy sytë e qeshur, kur ai flet për episode të caktuara të ekzistencës së tij, një flakë me reflektime të zjarrta. Një njeri aksioni mbi të gjitha, i shkathët, ambicioz, ai gjithmonë e ka treguar veten të mirë me miqtë e tij dhe të pamëshirshëm ndaj armiqve të tij.

Natyrshëm, ne i flasim për Turqinë dhe turqit e rinj, të cilët e dënuan me vdekje disa vite më parë. Ai flet për ta me një largpamësi të përsosur: Ata janë, për pjesën më të madhe, më tha ai, njerëz interesi, pa ideal patriotik. Çfarë mendoni për fuqinë e tyre të rezistencës? Unë nuk mendoj se ata mund të ofrojnë një rezistencë shumë serioze.

Sa burra mund të ketë ushtria turke? 800.000 burra afërsisht, me rezervat. Esat Pasha më pyet se çfarë përshtypjesh mora nga udhëtimi im në Kostandinopojë, dhe, meqë kemi njohur të njëjtët politikanë atje, biseda fillon për këtë temë. Enver pasha, Halil beu, Talaati, Mithat Shukri beu, Karaso efendiu, personazhe të këtij romani të jashtëzakonshëm që kanë përshkruar Turqit e Rinj dhe të cilët, të nisur në gjak, pa dyshim që do të përfundojnë ashtu, kalojnë me radhë para nesh.

Karaso efendiu, më thotë Esati, është një lloj “kukulle”. Në kohën time, ai luante kryesisht rolin e spiunit të “Komitetit” për të cilin vazhdimisht ankohej me qëllim provokimin (zbulimin) e fshehtësive. Disa kohë pas hyrjes në luftë të Turqisë, ai vuri gjithçka në lojë për të tërhequr Italinë në folenë e grenzave; por qasjet e tij ndaj Ministrit të Italisë, me të cilin ishte takuar në lozha, qenë të kota. Sa i përket Halilit, tani Ministër i Punëve të Jashtme, ai është ndoshta njeriu i vetëm në “Komitet” që është i sinqertë; por ai nuk shkëlqen me inteligjencën e tij.

Po Enveri? Enver Pasha është diktatori i vërtetë i Turqisë. Padyshim që Talaati ushtron një ndikim të madh në fatet e vendit të tij, por, thelbësisht, duhet që në fund të fundit t’u referohet vendimeve të Enverit; ky i fundit nuk i mungon një lloj vlere, por, u nënshtrua ndaj Gjermanisë dhe humbi të gjithë pavarësinë e gjykimit; ai ecën verbërisht.

A besoni se një ndryshim politik, në rrethanat aktuale, është i mundur në Kostandinopojë? Pse jo? Gjithçka është e mundur në atë vend. Një revolucion mund të shpërthejë papritmas dhe të vë gjithçka në diskutim.

A keni pasur mundësinë të hyni në kontakt me ish-sulltanin Abdyl-Hamid? Po, dhe në rrethana mjaft origjinale, pasi unë isha përgjegjësi që e njoftova për shkarkimin e tij ! Unë isha pjesë e një delegacioni të përbërë nga disa politikanë, përfshirë Karaso efendiun. Ky delegacion kryesohej nga Ministri i atëhershëm Detar, por ky i fundit, i frikësuar, u tërhoq para se të mbërrinte në pallat; të tjerë e imituan atë dhe, më në fund, mbetën vetëm tre nga ne kur arritëm para sulltanit.

Abdyl-Hamidi, pra, ngjallte, pavarësisht situatës së tij, ndjenja frike? Ish-sulltani është një njeri i shquar, thotë Esat Pasha, me një ton të bindur; ai nuk është vetëm inteligjent, por edhe shumë i guximshëm. Gjithçka që është thënë për mënyrën se si ai na priti është thjesht një legjendë. Ai na dëgjoi pa u nervozuar, me një mënyrë shumë dinjitoze.

E pyes Esat Pashën në lidhje me situatën shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për lajmet që qarkullojnë për një kryengritje të përgjithshme të popullatës kundër austriakëve. Është e vështirë të kontrollosh këto informacione, më thotë ai, por e gjithë kjo mund të jetë e saktë, veçanërisht nëse austriakët kanë keqtrajtuar popullsinë.

Çfarë mendoni për operacionet ushtarake që synojnë hyrjen në Serbi përmes Shqipërisë? A do të ishte i realizueshëm ky plan ? A nuk do ta pengonte natyra e terrenit? Mendimi im është që operacioni për të cilin po flisni nuk është i zbatueshëm dhe mund të ndërmerret në kohën e duhur; terreni nuk e kundërshton aspak atë…

(Marrë nga Darsiani)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur esat pasha intervista e esat pashes ne 1916 l’echo de paris esat pasha intervista e esat pashes ne 1916 l’echo de paris


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën