LIVE UPDATES
Aktualitet

“Është i dehur, agresiv”, arrestohen 43 drejtues mjetesh gjatë fundjavës, i fundosën telefonatat e qytetarëve, pezullo

16 Gusht 2021, 13:49 Nga DOSJA
“Është i dehur, agresiv”, arrestohen 43 drejtues mjetesh

TIRANË- 43 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës në Shqipëri. Policia ka bërë me dije se nga 43 drejtuesit e mjeteve të arrestuar, 17 ishin pa leje drejtimi dhe 26 për drejtim të mjete në gjendje të dehur. Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë fundjaës janë hequr 186 leje drejtimi, nga të cilat 125 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në kundra-vajtje. Ndërkohë që 4981 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të masave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Plotë:

Policia e Shtetit. Kontrolle intensive përgjatë fundjavës nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  Gjatë fundjavës në të gjitha akset rrugore që monitorohen me radarë, pavarësisht fluksit shumë të lartë të automjeteve, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, qoftë ditën ashtu edhe natën që qarkullonin me shpejtësi shumë të lartë, deri në 186 km/h në Bypass të Fierit dhe 185 km/h natën në Sauk-Teg në Tiranë. Si dhe nga monitorimi me dragera janë konstatuar shumë drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë të madhe të prezencës së alkoolit në gjak. Në këtë kuadër janë pezulluar 186 leje drejtimi, nga të cilat 125 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt. 

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4981 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Falë telefonatave që shpëtojnë jetë nga qytetarët dhe reagimit të menjëherëshëm e profesional të Policisë Rrugore të Tiranës  dhe asaj të Lezhës janë parandaluar tre ngjarje të mundshme rrugore me pasoja të rënda për jetën. Telefonata 1: Një motomjet në unazën e madhe pa kaskë mbrojtëse, kryen parakalime të rrezikshme mes automjeteve dhe shkakton zhurmë të madhe në rrugë.  Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë bërë të mundur bllokimin e motomjetit  ku ka rezultuar se shtetasi I.B, drejtonte motomjetin në gjendje të dehur në masën 2.55 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.  Njëkohësisht u ndëshkua administrativisht me 25.000 lekë të rinj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Telefonata 2: Një shtetas që drejtonte një automjet tip Suzuki, tek semafori i Komunës së Parisit  po kryente veprime agresive në timon duke tentuar të dëmtonte veten. Policia Rrugore e Tiranës me ndihmën e qytetarëve ka ndërhyrë menjëherë edhe pse drejtuesi i mjetit kryente veprime agresive, e ka neutralizuar dhe hequr çelësin nga kuadri. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.A,  është shoqëruar në spital dhe pas kryerjes së testit të drogës ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e përzierjes së drogave të forta. Policia Rrugore e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe i ka pezulluar 1 vit lejen e drejtimit, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit dhe si dhe është ndëshkuar me masë administrative me vlerë 10.000 lekë të rinj.

Telefonata 3: Një automjet tip Benz qarkullonte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Lezhë -Milot. Patrulla e Policisë Rrugore e Lezhës ka bërë të mundur bllokimin e  automjetit dhe pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi Z.G, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.  Policia Rrugore i ka pezulluar Lejen e Drejtimit për 18 muaj, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 32.000 lekë të rinj. Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka fluks shumë të lartë të mjeteve, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë ku lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet