All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Është takuar dhe me liderë shqiptarë, kush është BOSSI turk i krimit Sedat Peker që kërkon strehim në Ballkan, mesazhet

9 Prill 2021, 20:24 Nga DOSJA
Është takuar dhe me liderë shqiptarë, kush është
All - Paragraf - 1

TIRANË– Policia turke nisi një operacion mbarëkombëtar të premten kundër bosit të krimit të organizuar Sedat Peker, duke i dhënë atij një goditje të re që kur ky i fundit nuk shihet më me sy të mirë nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe u largua në Ballkan.

Tepër i ndjekur në rrjetet sociale, 50-vjeçari Peker është i njohur për deklaratat e tij të ashpra nacionaliste, kërcënimet grafike dhe, për një periudhë kohe, për lavdërimin e qeverisë me rrënjë islamike nën drejtimin e Erdoganit. Ai ka kaluar dy vitet e fundit në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu ka pasur një përplasje me ligjin.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Policisë në Stamboll tha se policia kishte kontrolluar 121 adresa në shtatë qytete turke, duke arrestuar 49 persona nga një listë prej 63 personash për të cilët dyshonin se ishin anëtarë të atij që quhej “Grupi i Krimit të Organizuar Sedat Peker” . Peker nuk ishte mes tyre pasi besohet të jetë jashtë vendit, tha policia.

Grupi dyshohet për grabitje, ryshfet, lëndime trupore, rrëmbime dhe kërcënime ndaj njerëzve.

Peker ende nuk kishte komentuar ende mbi operacionin në kohën e publikimit.

“Do të lahemi me gjakun tënd”

Bir i një familje emigrantësh me origjinë nga Kaukazi, Peker u arrestua në 2005 dhe u dënua në 2007 për krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, grabitje dhe falsifikim. Ai u dënua me 14 vjet burg, i cili më vonë u ul në 10. I liruar në vitin 2014, Peker u bë një mbështetës i zëshëm i Erdoganit, duke përdorur rrjetet sociale për të komentuar mbi nacionalizmin dhe historinë turke dhe për të bërë kërcënime kundër intelektualëve, politikanëve të opozitës dhe rivalëve kriminalë.

Peker mburret me më shumë se 1,6 milion ndjekës në Facebook, gati një milion ndjekës në Instagram, më shumë se 215,000 në Twitter dhe gati 100,000 në YouTube. Në 2016, ai doli në gjyq për një kërcënim kundër një grupi akademikësh të cilët kishin nënshkruar një peticion që kërkonte t’i jepte fund konfliktit gati katër dekadash midis forcave qeveritare dhe Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Do t’jua derdhim gjakun lum dhe do të lahemi në gjakun tuaj”, tha Peker në një mesazh të postuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Një gjykatë e liroi Pekerin nga çdo keqbërje në korrik 2018.

Ai gjithashtu ka shënjestruar kritikët dhe kundërshtarët e sundimit gjithnjë e më autoritar të Erdoganit. Në korrik 2017, ai kërcënoi se do të varte në stizat e flamujve dhe në pemë çdo anëtar të lëvizjes Gulen e akuzuar nga autoritetet se organizoi një grusht shteti të dështuar një vit më parë.

Peker u takua me Erdoganin në një pritje në 2015, ku biseduan dhe bënë fotografi. Por duket se ai nuk u pa me sy të mirë dhe në vitin 2019 Peker njoftoi se ishte vendosur në Malin e Zi për arsim dhe qëllime biznesi. Ai hodhi poshtë çdo raportim se kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

“Nuk u arratisa nga Turqia, u vendosa jashtë vendit”, shkroi Peker në faqen e tij të internetit.

Ai për herë të fundit e vizitoi Turqinë në vitin 2020, por u detyrua të priste për orë të tëra nga policia kufitare në aeroportin e Stambollit. Në atë kohë, Peker akuzoi dhëndrin e Erdoganit dhe ministrin e atëhershëm të financave të Turqisë, Berat Albayrak, se donin ta fusnin atë pas hekurave.

Telashe me pasaportën

Në Ballkan, Peker është takuar rregullisht me liderë etnikë turq, boshnjakë myslimanë dhe shqiptarë. Në tetor 2019, ai u takua me zv/kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Rafet Husoviç, dhe Ministrin e Transportit Osman Nurkoviç, me zyrën e Husoviçit që tha se Peker kishte sjellë në Mal të Zi një grup investitorësh të mundshëm.

Peker, shpesh i rrethuar nga truproja, gjithashtu kaloi kohë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, duke u takuar me politikanë vendas, përfshirë këtu Enes Ibrahimin, kreun e Partisë së Lëvizjes Turke në Maqedoninë e Veriut, Fikrim Damkën, kreun e Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe, në Mal të Zi me kreun e Partisë Boshnjake Munir Kolasinaç.

Por Pekeri pati përsëri probleme me ligjin. Në janar, ai u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe më vonë u dëbua në Kosovën fqinje pasi kaloi limitin prej 90 ditësh të vizës së tij. Në Kosovë, autoritetet i thanë BIRN se Peker kishte një leje qëndrimi të përkohshme biznesi të lëshuar në vitin 2014.

Të martën, autoritetet në Maqedoninë e Veriut urdhëruan arrestimin e të paktën nëntë oficerëve të policisë nën dyshimin se kanë dhënë pasaporta të rreme për shtetas të huaj, mes tyre Pekeri.

Ministri i brendshëm tha se Peker ishte pajisur me një pasaportë nën identitetin e rremë të banorit të Shkupit Djadin Ademovski. Të enjten, raportet e mediave në Maqedoninë e Veriut thanë se avokatët e Pekerit ishin shprehur se ai nuk kishte përdorur mjete identifikimi të rreme.

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bosi turk sedat peker sedat peker sedat peker kerkon strehim ne ballkan bosi turk sedat peker sedat peker sedat peker kerkon strehim ne ballkan


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet