LIVE UPDATES
Aktualitet

“Është tërhequr ajo se e ka b… keq, ti e di historinë!”/ Përgjimet nga burgu, zbardhen bisedat mes vëllait të t

15 Shkurt 2021, 12:10 Nga DOSJA
“Është tërhequr ajo se e ka b… keq, ti e di

TIRANË– Në dinamikën e zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se gjatë komunikimeve telefonike të shtetasit R. H., ky i fundit ka kontakte telefonike me përdoruesin e numrit celular xxx141, i cili thirrej me emrin “Gazi” (i identifikuar si shtetasi Gazmir Nezaj).

Nga komunikimet mes këtyre dy shtetasve kanë dalë të dhëna për dyshime të një rasti për korrupsion në drejtësi. Konkretisht, shtetasi Gazmir Nezaj ka bërë takime dhe interesohej për të liruar nga burgu vëllanë e tij, shtetasin Gentjan Nezaj, i cili është arrestuar dhe më pas dënuar për “Prodhim dhe shpërndarje narkotikësh”, pasi është kapur në vitin 2016 me rreth 31 kg marijuanë në makinë, në Kamzë.

Shtetasi Gentjan Neza po vuante dënimin në IEVP Fushë-Krujë. Referuar këqyrjes së faqes së internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë rezulton se në këtë Gjykatë është regjistruar më datë 05.06.2020 një kërkesë e të dënuarit Gentjan Nezaj me objekt “Aplikim dënimi alternativ/ qëndrim në shtëpi”. Gjyqtare e çështjes rezulton të jetë gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha. Në dosjen e SPAK-ut janë zbardhur përgjime mes vëllait të të dënuarit dhe kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila i tregon se kërkesa e të vëllait i shkon në dorë gjyqtares së “preferuar”. I dënuari Gentian Nezaj ishte kujdesur që edhe kjo kërkesë t’i bjerë gjyqtares së preferuar Enkeleida Hoxha, lidhje e avokatit Aldo Tabaku, nga i cili kishte marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren.

PJESE NGA PERGJIMET NE DOSJEN E SPAK

Më date 22.06.2020, ora 12:00, Isuf Tanuzi komunikon me shtetasin Gazmir Nezaj, si më poshtë:

Isuf Tanuzi: Alo!

Gazmir Nezaj: Alo eee, ku je? Unë në Fushë-Krujë jam qitash.

Isuf Tanuzi: Ku të dush ti, takohemi.

Gazmir Nezaj: Unë po shkoj edhe po e pres atë shokun atje, qysh e ka…

Isuf Tanuzi: Ku?

Gazmir Nezaj: Teee parku, ku isha atë ditë me Gjergjin, se aty e kam lënë me ta unë, a je ka kupton?

Isuf Tanuzi: Mirë, kur të jesh atje, më thirr.

Gazmir Nezaj: Po, po.

Isuf Tanuzi: Unë afër jam, afër “Nord Parkut” jam.

Gazmir Nezaj: A je ndal kund ti?

Isuf Tanuzi: Po.

Gazmir Nezaj: Ndaç vi unë.

Isuf Tanuzi: Jo, se jam ndal me ca njerëz, do të vij me italianët te ti.

Më 22.06.2020, ora 12:26, numri xxx777, që i përket një shtetasi të paidentifikuar, komunikon me shtetasin Gazmir Nezaj dhe biseda ka këtë përmbajtje:

777: A mos je ka Sauki?

Gazmir Nezaj: Jo, jam ke ai lokali ku hëngrëm drekë, te “Nord Park”-u, Fushë-Krujë, sa u ktheva prej Kruje.

777: Hë ç’a u bë?

Gazmir Nezaj: Hiç, hala, s’e qemë tërheq na atë ditë. U desh me e marrë letrën ene me e çu andej, dy herë e bana Fushë-Krujë – Krujë.

777: Pse u tërhoq?

Gazmir Nezaj: Qashtu tha avokati burrë, ku po di…

777: E tash?

Gazmir Nezaj: E tash, sot do qesin ata shortin edhe javën tjetër fillon gjyqi prapë.

777: Pse u tërhek gjyqtaren eee… (nuk kuptohet mirë)

Gazmir Nezaj: Aaaa nuk e di, gjoja janë konë ka përgjojnë edhe seç ka fol ai aty mrena eee… duhet me u terheq.

777: Është tërheq ajo, se ajo e ka bythën keq ajo, se ti e di historinë e saj.

Gazmir Nezaj: Po pra po, po bie prapë ajo, po vetëm atë ditë se tha ky…

777: Me kë je?

Gazmir Nezaj: Me babën vetëm. Mori në telefon Beni, ka vjen këtu. Ka bij me të taku.

777: Unë jam në Sauk, këtu tashti ka i futin një tub me i nxjerrë.

Edhe në këtë bisedë Gazmiri i komunikon bashkëbiseduesit se ata do të hiqnin dorë nga kërkesa pasi gjyqtarja kishte frikë, por nga ana tjetër, e informon se do ta ribënin kërkesën dhe se ajo do t’i binte sërish së njëjtës gjyqtare.

Siç ishte planifikuar, vetëm pas pak ditësh, më 01.07.2020, i dënuari Gentian Nezaj ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë të njëjtën kërkesë, me të njëjtin subjekt: “Aplikim dënimi alternativ”. Shtetasi Gentian Nezaj kujdeset që edhe kjo kërkesë t’i bie gjyqtares së preferuar, Enkeleida Hoxhës, lidhje e avokatit Aldo Tabaku, nga i cili kishte marrë garancinë se kërkesa do të pranohej falë marrëdhënies që ai kishte me gjyqtaren. Me qëllim që çështja t’i kalonte gjyqtares Hoxha, shtetasi Gazmir Nezaj kontakton sërish kryesekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçin.

Më 01.07.2020, ora 11:14, Gazmir Nezaj Komunikon me Manuela Mallkuçin dhe nga përgjimi është përftuar kjo bisedë:

Gazmir Nezaj: … Hiç, n’punë apo n’shpi?

Manuela Mallkuçi: Jo, jo, jam pak te “Hygeja” për mamin.

Gazmir Nezaj: Eee?

Manuela Mallkuçi: Te spitali jam.

Gazmir Nezaj: E po pse?

Manuela Mallkuçi: Kam sjellë pak mamin.

Gazmir Nezaj: E po si e ke?

Manuela Mallkuçi: Po kështu më mirë e kam më mirë. T’shohim tani se do ta fus për koronaren.

Gazmir Nezaj: Ee.

Manuela Mallkuçi: T’shohim ç’a do m’dali.

Gazmir Nezaj: E hajde se për gjithçka po t’marr prapë n’telefon.

Manuela Mallkuçi: Faleminderit, po dëgjo tani dëgjo, meqë më more.

Gazmir Nezaj: Hë…

Manuela Mallkuçi: Ajo nesër i shkon asaj n’dorë, ajo kërkesa…

Kjo bisedë është shumë e rëndësishme pasi shtetasja Manuela Mallkuçi e siguron Gazmirin se kërkesa do t’i shkonte asaj në dorë, gjyqtares Enkeleida Hoxha. Shumë domethënëse është se kjo bisedë zhvillohet ditën që është regjistruar kërkesa nga Gentian Nezaj në sekretari.

Më 02.07.2020, ora 09:55, Gazmir Nezaj komunikon me shtetasen Manuela Mallkuçi, ku përftohet ky komunikim:

Gazmir Nezaj: Si, si?

Manuela Mallkuçi: Kërkesë Gentianit?

Gazmir Nezaj: Po.

Manuela Mallkuçi: Nesër i shkon gjyqtares n’dorë, e kam regjistruar…

Gazmir Nezaj: E ke regjistruar? I shkon nesër gjyqtares?

Manuela Mallkuçi: Po… po…

Gazmir Nezaj: I bi këtij, t’njëjtit?

Manuela Mallkuçi: Po… po.

Gazmir Nezaj: Ok, ok…

Manuela Mallkuçi: Prandaj, pa merak…

Gazmir Nezaj: Ok, t’rujt Zoti i madh. A po t’marr edhe një herë pasasdite, tregomë ça po bahet me nënën edhe po shihemi atëherë…

Manuela Mallkuçi: Faleminderit!

Gazmir Nezaj: Hajde t’rujt Zoti, t’fala!

Edhe kjo bisedë paraqet vlerë prove, pasi tregon se shtetasja Manuela Mallkuçi ka mundësuar që kërkesën e bërë nga ana e Gentian Nezajt t’ia kalojë gjyqtares së preferuar të kërkuesit, Enkeleida Hoxhës.

Më 03.07.2020, ora 16:24, Gazmir Nezaj komunikon me shtetasin Isuf Tanuzi, ku përftohet kjo bisedë:

Isuf Tanizu: Ajo më tha e ka çu dje për gjykim çështjen.

Gazmir Nezaj: Po.

Isuf Tanizu: Edhe nga java tjetër marrim vesh datën kur e kemi.

Gazmir Nezaj: Eee ok. E këtij po i them unë që nuk e di ti se sa kështu… se unë du me ik deri në një shtet tjetër prej Prishtine, në qoftë se ky vjen deri aty me të taku ty, veç për me…, nuk i intereson se nuk është e mirë, se ky e çon në një vend tjetër, a je ka kupton?

Isuf Tanizu: Po ta shohim.

Më 06.07.2020, ora 14:04, Gazmir Nezaj komunikon me numrin telefonik xxx021, që i përket një institucioni riedukimi, dyshohet se është Gentian Nezaj (vëllai i Gazmirit). Nga përgjimi përftohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Gazmiri: Fola me atë unë, fola me atë n’telefon.

Gentiani: E di.

Gazmiri: Unë fola me atë tani, po ai, unë s’di se ça, se ça halli ka.

Gentiani: S’e di shok, s’e di si janë këto gjana vari lesht, s’merret vesh.

Gazmiri: Sot se e mori n’telefon ai kur isha unë me të, i tha unë ka bie qitash n’Fushë-Krujë, i tha n’telefon.

Gentiani: Po pra po, këtu erdh mor burrë.

Gazmiri: Eee.

Gentiani: Këtu erdh e i takoi, s’po di. Ky ani e ndan shoku, s’e di, s’e di ça me t’thanë.

Gazmiri: Folni me atë.

Gentiani: Nejse se s’po di. Ça thotë ky tjetri, a mund t’gjehet? Avokatin e merr njeri s’po di ça me t’than. Qitash ky tha s’muj unë.

Gazmiri: Jo tha ky, me këqyr me marr dikë tjetër, ai baba këtij, a ndoni njerëz të tij.

Gentiani: Po ti a e takove vetë?

Gazmiri: E takova, po ai m’tha mu, unë me të nejta, duhet me ia qit nja 5-6 birra këtyre.

Gentiani: Ba me e taku, a qe edhe Isufi, ee?

Gazmiri: Qe çuni Çezarit ky, ai si e ka ai…

Gentiani: Po mirë tash ky thotë a mundem unë o vëlla a jo, si përfundim jo thotë, ee?

Gazmiri: Atë tha, gjoja ti tha, atë njërin e atij tha dhe kam folur unë me atë tha, i gjashtëshe.

Gentiani: Po mirë mo ti thuj o vllam, t’i merrje krejt përsipër dhe punën e këtij.

Gazmiri: I thash unë dhe atij, jo se e kanë shyti n’kryq atë, se e kanë përgju, ka thënë vetë ky i çështjes.

Gentiani: Nejse.

Gazmiri: T’kanë përgju gjoja ty atje?

Gentiani: Mos mor, është ba krejt lëmsh, s’po di fort, s’po di, duhet me i dhanë drejtim shoku, s’ka kohë a i the?

Gazmiri: I thashë, ti këtë javë do ta kesh ditën.

Gentiani: Po pra duhet me e taku këtë javë, është caktu, s’po di ça me t’thënë. Këtij dikush duhet me i bërtit, se ky është legen.

Gazmiri: Ça legen, u s’di ça avokati është ai.

Gentiani: Ani tash si përfundim ky thotë duhet me marr diku, po a i the, fole ti me caktu këtë javë t’paktën?

Gazmiri: Jo atë folni ju, lidhuni ju me atë.

Gentiani: Tjetër ëhë.

Gazmiri: Me atë tjetrën edhe ai shko dikush tjetër.

Gentiani: A e gjen ky atë tjetrin, a duhet me e gjet ti thuaj?

Gazmiri: E gjej, e gjej vetë.

Gentiani: A e gjen ai tha?

Gazmiri: Jo o shok e gjejmë ne vetë një tjetër.

Gentiani: Ani pra s’po di, a duhet me u caktu ai shoku një herë?

Gazmiri: Po, po. T’shohim ça po thotë djali njerëzve atij, se fola unë me të, ça po m’thotë ky a mos e ka bo këtë punë ky, ka fol me atë tonin, se ky tha këto janë fjalët që ka thënë ai, mos i ka thënë këto fjalë janë… i tha ky t’fala bëji Fatmirit. I tha ky. E di, e di, tha.

Gentiani: E për të dy tha kaq ky, ee?

Gazmiri: Po njëri aq edhe…

Gentiani: Po tani unë s’po di cila, si me e nda me të?

Gazmiri: Po ti shok t’paktën me e nda me të.

Gentiani: Po pra, po ti a i the: “Vëlla merru dhe me atë”. Unë s’po merrem me kërrkënd, po s’i the, hajt shnet.

Gazmiri: Jo unë, mua m’kanë n’shënjestër, se kanë përgjuar ata. E dimë, e din që kemi pagu për me qit atë. Gentiani: Jo thotë, ku di gjë.

Gazmiri: S’kena pagu kërrkënd, i thashë s’jena marrë me atë punë, thashë ndihmesa më e madhe ka qenë thash, se kam marrë zarfin ke burgu, me vulë t’drejtorit, e kam çu te posta.

Gentiani: Shnet.

Gazmiri: Ça fol, ça këna me lyp?

Gentiani: Ato do t’fillojnë thuaj se s’ka kohë, se ti aq duhej me i thënë, kaq, me pat bo ndonjë telefon atij, ku a s’ka nevojë me e mor ma aj, ee?

Marre nga Panorama

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha gazmir nezaj enkelejda hoxha gazmir nezaj

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje