LIVE UPDATES
Aktualitet

Eskortat e Tiranës! Punonjësja: Vijnë politikanë e biznesmenë, marrim 100-700 € për 1 natë

19 Mars 2022, 13:43 Nga DOSJA
Eskortat e Tiranës! Punonjësja: Vijnë politikanë e

Jeta e natës, klubet, makinat, shishet e alkoolit dhe vajzat e bukura kanë qenë gjithmonë një formë puzzle-i ku asnjëra nuk bënte pa tjetrën. Ndoshta ky është ndër të paktat raste që paragjykimi rezulton i vërtetë, burra të pasur që shpenzojnë pa limit dhe vajza të bukura që bashkohen në shtrat. Ky është tregu i ri seksit. Prostitucion i një lloji tjetër, eskortë.

Vajzat janë të reja, zakonisht studente, të tërhequra nga dëfrimi dhe paraja e lehtë. Modelet janë më të preferuarat dhe më vulnerabël, kjo për shkak të aksesit të palimituar të tyre në party, por edhe brenda disa tipareve që këta burra preferojnë. Ata duan vajza të reja padyshim, të hijshme dhe shumë feminine. Vajza me trupin më të bukur se fytyra.

Kështu tregon A. për Gazetasi.al, një ndër vajzat e këtyre festave, tashmë “rekrutuese e vajzave të reja” në kryeqytet.

“Kudo të shkosh, ka gjithmonë një vajzë a djalë që bën një gjë të tillë ose të paktën njeh dikë. Është shumë e lehtë për të krijuar një rrjet dhe janë pak a shumë, gjithmonë të njëjtët njerëz”,-tregon ajo.

E reja shprehet se ky rrethi i pafundmë nisi rastësisht. “Burra që njihja që vinin baste për vajza që unë njihja, deri sa unë dhe lekët hymë në mes. Ka vajza që mjaftohen edhe me vetëm darka, party apo ndonjë dhuratë, pa para cash. Ashtu siç ka dhe burra që mjaftohen vetëm me shoqërinë e një vajze të re, të veshur bukur, me paratë e tij”.

Ndonëse A. nuk e pranon, ky është definicioni i “eskortë”. Eskortat, referuar punonjësve të seksit, janë vajza që nuk merren me këdo, kudo. Janë vajza që, në fakt nuk janë vetëm për seks. Janë për biseda, janë për shoqëri, janë për sy. Janë dhe të shtrenjta.

“Ne nuk kemi ndonjë paketë çmimesh sepse vajzat e caktojnë dhe vetë për aq kohë sa unë marr atë që jam premtuar. Mund të paguhen nga 100-700 euro për një natë në shtrat. Por ka edhe nga ata që zgjedhin të mbajnë njërën për vete për disa kohë dhe shumat që jepen janë marramendëse. Kanë krijuar dhe lidhje”, -tregon A.

Ajo thotë se mban disa vajza të përhershme për këtë punë edhe nëse të rejat nuk pranojnë, janë ato që dalin gjithmonë.

Këta meshkuj janë zakonisht mbi 35 vjeç. Njerëz të biznesit, të politikës dhe televizionit. Po. Dhe të martuar. Por ata kanë para. Para që i shpenzojnë pa ngurrim për një natë feste në ndonjë klub në kryeqytet apo ndonjë bar blloku. Punonjësit e këtyre vendeve, janë po ashtu njohës të mirë të këtij cikli.

Një punonjës i PR-të të një klubi nate në Tiranë, E., tregon për Gazetasi.al se aty, në zonën VIP siç e quajnë, vendosen vajza të veshura bukur dhe sensuale për të tërhequr pikërisht këta burra të pasur.

“Janë vajza që mund të kenë ardhur më parë dhe unë kam ruajtur kontaktet ose shoqja e një shoqeje. Ne i marrim dhe i vendosim në zonën VIP si atraksion për këta meshkuj. Shishe të shtrenjta alkooli që fillimisht i paguajmë ne, e më pas nga burrat që shkojnë atje”.

27 vjeçari thotë se ato nuk i kalojnë të 20-tat, shpeshherë ka edhe gjimnaziste, por kjo merret vesh më vonë. Klubet synojnë të tërheqin sa më shumë klientë të pasur. “Janë ata që e mbajnë klubin”.

Pjesa më qesharake është fakti se këta burra e dinë se sa idiotësi është të shpenzosh aq para për një natë dhe ta bësh përsëri netët e tjera. “Ata duan shumë të duken dhe t’i tregojnë të tjerëve në të njëjtën are që nuk i kanë problem shumat e mëdha, se fundja kanë në krahë disa 19-20 vjeçare”,-tregon E.

Këto të reja, janë shumicën e rasteve nga rrethet që janë shpërngulur në Tiranë, larg familjeve. “Si duket puna dhe shkolla janë vështirë për tu bërë njëkohësisht dhe ato zgjedhin një burim të ardhurash më të lehtë dhe argëtues njëkohësisht”, -thotë PR-i i klubit me ironi.

Por, kjo nuk është përherë e vërtetë. Një 22-vjeçare nga Tirana, e shkëputur tashmë nga kjo botë, por jo nga modelingu, thotë për Gazetasi.al se ishte periudha më e zymtë e jetës së saj.

“Më tërhoqi pas vetes një shoqe që e njoha në gjimnaz. Herët e para më pëlqeu shumë të dilja çdo fundjavë pa shpenzuar e të merrja dhurata të mira, por ndërgjegjia më vriste. Pas ca kohësh, sa herë kthehesha në shtëpi qaja se e dija që isha gabim. Të nesërmen nuk bëja dot asgjë nga lodhja dhe alkooli. Mu çrregullua i gjithë itinerari im natyror dhe ai që supozohej të kishte një 18-vjeçare”,-shprehet e reja.

Ajo thotë se nuk e përdori kurrë trupin për përfitime monetare dhe nuk e kupton se si vajzat mund ta bëjnë pa asnjë problem me veten.

A., që iu fut këtij tregu sepse ishte mësuar me një stil jetese të shtrenjtë, thotë se shumica e vajzave e kërkojnë vetë këtë gjë. Duan dikë që t’i paguajë qefet dhe nevojat bazike të tyre.

“Me ka ndodh shumë herë të më thonë vetë ‘hë na gjej një’. Por, puna është se janë disa standarde për t’u mbushur që shpeshherë nuk i kanë.”

Këto vajza përfundojnë në 70% të rasteve në shtrat me meshkujt që njihen “rastësisht”, por që të dyja palët e dinë që janë njohur me strategji dhe disiplinë disa ditore nga pas.

“Ne kemi ca rregulla”,-thotë duke qeshur A,-“Vajzat nuk duhet të sillen si të pavarura, kjo nuk i pëlqen një mashkulli që ka para. Ato nuk duhet as të mbushin gotat e tyre. Duhet të vishen gjithmonë seksi, por pa e tepruar. Dhe sigurisht nuk duhet te kërkojnë kurrë asgjë.”

Në fund të bisedave me njerëz të eskortës që nuk pranojnë ta quajnë ashtu, mund të kuptosh se më shumë se sa fizike, qëllimi është më i thellë, për njërën palë të paktën.

Burra që e kanë konsumuar rininë e tyre duke u mundur të krijojnë burime të qëndrueshme te ardhurash që gjenden përballë dëshirave rinore dhe moshës. Për ta një vajzë e re dhe dalje të shtrenjta janë status. Pala tjetër janë vajzat që duan para tani për tani sepse kanë kohë që të rimendojnë jetën e tyre. Ato nuk kanë para, por janë në kërkim të jetës së shtrenjtë, sepse valuta janë vetë ato./Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eskorta eskorta

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë