LIVE UPDATES
Sport

Euro 2020/ Panucci: Durmishaj na la për Greqinë, s’ka karakter

17 Mars 2019, 12:18 Nga DOSJA
Euro 2020/ Panucci: Durmishaj na la për Greqinë, s’ka karakter

TIRANË- Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka dalë sot para gazetarëve në Tiranë, për të prezantuar dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, kundër Turqisë e Andorrës, këtë muaj. Panuçi është dukur entuziast dhe me shumë besim te kombëtarja, ndoshta edhe për faktin se tashmë ka një grup thuajse të plotë dhe lojtarët po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Panucci është i bindur se kundër Turqisë mund të merret rezultati pozitiv, edhe pse e pranon se kundërshtari është më i fortë. Ndërkaq, Panucci ka fjalë shumë të forta për Durmishajn, i cili na braktisi për Greqinë.

– Çfarë prisni ndryshe, duke qenë se keni premtuar ndryshime?

– Sjellja në fushë po, ajo duhet ndryshuar. Edhe taktikisht do të bëjmë pak ndryshime, kemi rikuperuar disa lojtarë dhe diçka do ta ndryshojmë. Mund të luajmë me 4-3-3 ose me 3-5-2, të shohim. Nuk do të luajmë thjesht në mbrojtje, por kam kuptuar që kam gabuar. Sa më shumë hapemi në fushë, aq më shumë probleme kemi.

– A jeni i kënaqur me skuadrën, pas kthimit të shumë lojtarëve?

– Jam i kënaqur me këta 23 lojtarë që kemi, mund të vijnë të tjerë. Kisha grumbulluar Cikalleshin, por ai u dëmtua, është edhe Ndoj i dëmtuar, Binaku ka probleme muskulore. Kthehet Abrashi, kthehet Ajeti, Grezda më në fund u kthye në fushë dje, edhe pse ndoshta nuk ka 90 minuta në këmbë. Kaçe po luan rregullisht, është kthye në kombëtare, ndërsa më parë nuk luante. Ka shumë futbollistë shqiptarë nëpër Europë që nuk luajnë rregullisht dhe ky grup luan mjaftueshëm. Kemi Qosen që vjen në kombëtare, e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit, të tjerët janë të njëjtët.

– Çfarë duhet të bëjë Bare më shumë, për të luajtur në kombëtare? 

– Ç’lidhje ka Bare, është gjë miku yt? Do shkoj ta shoh, se është edhe Marbella afër. Mund të jenë shumë të tjerë që mund të vijnë në kombëtare.

– Planet janë për ndeshjen e radhës, apo për gjithë eliminatoret?

– Duhet të shohim vetëm ndeshjen e radhës, sepse kam parë që këtu kalohet lehtë në eufori. Jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale, përndryshe iki. Thjesht duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse më duket se 2016 nuk u ka bërë mirë disa njerëzve. Jam i bindur që mund të bëjmë shumë mirë ndaj Turqisë, mund të provojmë të fitojmë.

– Vrushaj e Durmishaj na braktisën. Po me Tahiraj e Seferi, a ka pasur kontakte?

– I kemi nën vëzhgim, janë në planet tona për të ardhmen. Vrushaj e Durmishaj kanë bërë zgjedhjen e tyre, kanë ikur te Greqia.

– Lenjani, pse mungon këtë radhë?

– Sepse janë Binaku dhe Aliji.

– Duket sikur kemi pak zgjedhje nga krahët…

– Jo, kemi shumë lojtarë nga krahët, kemi Grezdën, Uzunin, kemi mbrojtësit e krahut që janë të aftë të luajnë edhe më përpara.

– Si e shihni Turqinë, sa e njihni?
– Është një skuadër e fortë,superiore ndaj nesh. Sapo ka ndërruar trajner. Duhet të tregohemi më të fortë për ta mundur, por kam besim te djemtë e mi, mundohem të jem gjithnjë pozitiv dhe besoj se mund të fitojmë. Mungon Under te Turqia, është një lajm i mirë për ne, por duhet të shohim si do luajë Turqia, sepse trajneri i ri luan zakonisht 4-2-3-1. Megjithatë, mendoj më shumë për ekipin tim. I kam idetë e qartë çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë lojën tonë, por natyrisht do ketë ndryshime në skemë nga Turqia tek Andorra.

– Berisha apo Strakosha, për portën?

– Kur bëj formacionin, zakonisht dy të parët nuk i gaboj kurrë. Berisha apo Strakosha, dhe pastaj Hysaj. Kam ende dyshime aty, të shohim.

– A ka lojtarë për kombëtaren Kategoria Superiore?

– Shumë e vështirë, kampionati shqiptar i jep shumë pak kombëtares. Kampionati çon lojtarë jashtë dhe më pas më të mirët vijnë në kombëtare. Realiteti është i tillë, edhe pse i ndjekim të gjithë.

– Abrashi, sa i rëndësishëm është për ne?

– Është lojtar me peshë, me shumë eksperiencë. Na duhet shumë forca e tij, tërbimi, agresiviteti. Duhet ta kemi të qartë kush jemi ne.

– Durmishaj, mos ndoshta duhej të luante pak minuta sa për ta djegur, si Vrioni?

– Këtë radhë grumbullova vetëm 2 sulmues. Vrioni është shumë i rëndësishëm dhe ka të ardhme të shkëlqyer, thjesht i duhet të piqet. Durmishaj është lojtar i ngjashëm, të shohim sa do luajë për Greqinë. Vendimi i tij duhet respektuar, çdokush bën atë që do, por problemi është që në fillim thonë “po”, pastaj “jo”, pastaj dërgon ndonjë mesazh dhe përgjigjet menaxheri. Këta lojtarë që bëjnë kështu nuk do bëhen kurrë lojtarë të vërtetë. Një lojtar i vërtetë e thotë me bindje “po”, “jo”, nuk qurravitet. Këta janë lojtarë me “ko*e”, jo ata si Durmishaj që sapo i kërkon Greqia apo një kombëtare tjetër u prishet mendja. Këtu jam gati të vendos bast: Durmishaj nuk do bëhet kurrë lojtar i rëndësishëm. Këtu do jemi, do flasim pas dy vitesh. Shkova të takoj një lojtar, erdhën babai, menaxheri, xhaxhai, kryetari i bashkisë, m’u duk sikur ishte Messi. Nuk e di fare ku luan tani. “Nuk e di, duhet të mendohem, të flas me menaxherin, me babin”. Për çfarë, menaxheri e vendos jetën tënde? Isha me një drejtues të Federatës, i thashë “nuk vlen, hiqi vizë”. Menaxheri e trajtonte sikur të ishte Cristiano Ronaldo.

– Roma, a ka pasur diçka reale?

– Nëse kanë menduar për mua, nuk e di. Megjithatë, nuk kam marrë asnjë telefonatë, zero. Po të kisha marrë një telefonatë, një sekondë më vonë do telefonoja presidentin Armand Duka, për ta njoftuar, sepse respekti për mua është shumë i rëndësishëm. Mua më paguan FSHF dhe nuk mund të flas me asnjë ekip tjetër për sa kohë jam i Shqipërisë. Jam i lumtur këtu, nuk e di për ju.

Marrë nga Telesport

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci euro 2020 christian panucci euro 2020

Sondazh

Poll
Sport 16 Mars 2019, 18:17

Skënderbeu triumfon me Kukësin, feston Partizani

Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë të madhe përballë Kukësit, duke i mposhtur verilindorët me rezultatin minimal, 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Bruno Dita...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët