LIVE UPDATES
Sport

EURO U-19/ Cungu: “Grupi shumë i fortë, por sot të gjithë dinë të luajnë futboll”…

9 Nëntor 2021, 11:28 Nga DOSJA
EURO U-19/ Cungu: “Grupi shumë i fortë, por sot të

DURRES – Ekipi përfaqësues i nën 19-vjeçarëve ka nisur që prej së dielës grumbullimin në Durrës, në prag të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022. Kuqezinjtë e drejtuar nga Armando Cungu janë pjesë e grupit “F”, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që sikurse dihet, të trija ndeshjet do të zhvillohen në vendin tonë, me FSHF, që është organizatore e këtyre sfidave.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Cungu, u shpreh se kuqezinjtë e tij e dinë se sa i rëndësishëm është ky kompeticion dhe se skuadra do të japë maksimumin.

“Jemi grumbulluar që të dielën pasdite. Në përgjithësi grupi duket në gjendje të mirë, megjithatë nuk ka qenë i plotë, për shkak të disa lojtarëve, ose më saktë, kampionateve ku ata luajnë jashtë Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të vijnë dhe një pjesë kanë ardhur dje, një pjesë sot. Nuk është justifikim, sepse djemtë, kemi 8 muaj që punojmë bashkë dhe i dimë dhe konceptet e lojës që kemi për të zhvilluar. Njëkohësisht e dinë edhe rëndësinë dhe kundërshtarët që kemi përballë dhe duhet të japim më të mirën dhe maksimumin tonë për ekipin U-19”.

Gjithashtu, ai komentoi edhe grupin F dhe rivalët në grup, duke vënë në pah kualitetet e tyre, por theksoi se ekipi duhet të futet në fushë me mentalitetin e fituesit.

“Grupi nuk ka shumë nevojë për koment. Është një grup shumë i fortë. Përveç Francës dhe Serbisë, edhe Maqedonia e Veriut ka lojtarë me shumë kualitete. I kemi ndjekur, jemi interesuar, ka marrë rezultate pozitive. Sot të gjithë dinë të luajnë futboll, sikurse edhe ne. Kështu që pavarësisht vështirësisë nëse mund të them kështu në letër në grup, natyrshëm që do të bëjmë më të mirën e mundur dhe futbollit kurrë nuk i dihet. E rëndësishme është që dëshira dhe ambicia për të luajtur futboll nuk duhet të na mungojnë, që mendoj se është gjëja kryesore, pra dëshira, zemra për të bërë maksimumin, shpeshherë dalin përmbi aspektet tekniko-taktike në futboll. Nëse do të hymë me këtë mentalitet, besoj do të bëjmë gjëra të mira dhe pse jo edhe rezultate të mira”.

Armando Cungu foli edhe për objektivat e skuadrës, si dhe për mundësitë që ka pasur gjatë gjithë vitit për të parë elementet që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion.

“Ka qenë një situatë e vështirë jo vetëm për ne, por për të gjithë Europën dhe botën për shkak të pandemisë dhe nuk ka qenë shumë e lehtë për të parë apo për të seleksionuar lojtarët më të mirë që janë në lëvizje sa i përket kësaj grupmoshe. Jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën sepse ka lojtarë shqiptarë nga të gjitha vendet e botës. Megjithatë për diçka jam i sigurt, që në Shqipëri kemi pasur mundësi të punojmë shumë me seleksionimet dhe jam i bindur që kemi bërë zgjidhjet më të mira, sikurse edhe ata lojtarë që na janë ofruar, kemi pasur mundësinë të shikojmë jashtë Shqipërisë dhe përsëri kemi zgjedhur elementet më të mira dhe kjo nuk është asnjë lloj pishmani, jo vetëm mua, por krejtësisht stafit tonë. Kështu që, mbes me shpresën se këta djem, me vlerat që kanë treguar edhe në ndeshjet që kemi bërë zyrtare – miqësore, si me Kosovë, sidomos në Itali, paraqitje shumë e mirë, po kështu edhe me Izraelin dhe në ndeshjet e fundit para tre javëve me Malin e Zi kanë treguar vlera dhe rezultate të mira dhe tashmë ka ardhur dita e provimit dhe çdo gjë duhet të përmblidhet në këtë ditë provimi”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion