All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Europa ime: Çfarë na mëson fundi i Jugosllavisë

26 Qershor 2021, 07:49 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

A ia ka vlejtur? Një dekadë me luftëra? Arratisje, dëbime? Jo, do të thoshin shumica e qytetarëve të shtatë shteteve pasardhëse të Jugosllavisë, sikur të pyetej një kolektiv përfaqësues i tyre, qoftë ndër të moshuarit, që e kanë përjetuar atë ngjarje, qoftë ndër të rinjtë, që nuk njohin asgjë tjetër përveç periudhës postjugosllave.

Por një kolektiv i tillë nuk ekziston. Nuk ka më shoqëri jugosllave, që të përfaqësohej prej tij. Nëse pyet sot njerëzit në ish-republikat e veçanta, përgjigja është shumë e ndryshme. Vetëm në Slloveni kujtesa lidhur me shtetin multietnik për shumicën e njerëzve është e relaksuar. Ka qenë ok, fare mirë, për disa gjëra të vjen keq, por në fund nuk shkonte më. Kjo është formula më e përhapur atje. Por a ka qenë me të vërtetë ok?

Ndër shqiptarët e Kosovës nuk ka pothuajse fare “nostalgjikë të Jugosllavisë”. Kujtesa e dekadës së fundit të shtetit është tepër traumatike. Në Kosovë deri në vitin 1999 nuk kishte luftë, por terror policor. Nga ana tjetër rënia e Jugosllavisë vajtohet haptas nga shumë bashkëkohës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë , Mal të Zi dhe madje në Kroaci, edhe pse jo hapur apo pas gotës së tretë të birrës.

Në një sondazh të gjerë, zhvilluar më shumë se dhjetë vjet pas pavarësisë dhe luftës, shumica e cilësoiJosip Brozin“Titon”, figurën kryesore të shumëpërfolur të Jugosllavisë, si kroatin më të madh të të gjitha kohërave. Përpjekja për t’ia ndërruar atij vendin me babanë e pavarësisë së Kroacisë në 1991, Franjo Tuxhman, nuk gjeti me të vërtetë pranim. Stipe Mesiç, presidenti i dytë i vendit pas pavarësisë, e pati titulluar me krenari librin e tij të kujtesës: “Si e shkatërruam ne Jugosllavinë”. Kjo nuk u prit mirë. Në botimin e dytë e njëjta vepër u quajt: “Si u shkatërrua Jugosllavia”.

Diversteti nuk ishte problemi

Krimbin e shkatërrimit vendi e mbante prej kohësh në vetvete. Diversiteti kulturor i banorëve nuk ishte problemi – kombe të tjera, nga India në Zvicër deri në vendet e emigracionit si SHBA ia dalin të jetojnë me dallime shumë më të mëdha. Problemi është si të veprosh me to.

Në “Jugosllavinë e parë” të periudhës mes dy luftërave botërore (1918-1941) parulla ishte që dallimet kombëtare, konfesionale apo kulturore të injoroheshin sa më shumë. Ndodhi e kundërta e asaj që dëshirohej: meqë dallimet nuk duhej të përbënin problem, shumica relative, ajo serbe, u imponua më fort.

Marrja në konsideratë nga komunistët

Pas sulmit nga Gjermania naziste dhe më vonë luftës civile të viteve 1940 me ngjyrim të fortë etnik, komunistët u betuan të mos përsërisnin gabimin e vjetër. Në “Jugosllavinë e dytë” (1943-1991) u morën në konsideratë me vetëdije identitetet e vjetra kombëtare – dhe të rejat u stimuluan, si ato të maqedonasve, boshnjakëve dhe së fundmi edhe të romëve.

Për aq kohë sa identiteti kombëtar i bazuar në modelin sovjetik kuptohej si folklor dhe e vetmja përgjegjëse për politikën ishte partia e bashkuar komuniste, ky sistem funksiononte. Por kur komunizmi u bë gjithnjë e më i diskutueshëm, kur demokracia parlamentare u dëshmua superiore në nivel botëror, dhe kur në fund u zbeh edhe miti i luftës partizane, përkatësitë kombëtare morën gjithnjë e më shumë kuptim politik.

Josip Broz Tito Präsident Jugoslawien Josip Broz Tito, ish-presidenti i Jugosllavisë

Përkatësi etnike në vend të demokracisë

Pozicionet, vendet e punës, burimet financiare, autostradat, vendndodhjet e ndërmarrjeve prodhuese – për gjithçka në Jugosllavinë socialiste respektohej “çelësi” etnik. Vendimet e shumicës ndaloheshin, sepse një kombësi ishte gjithmonë më e fortë se tjetra. Gjithçka synonte ekuilibrin optimal. Por ekuilibri ishte në gjendje të mbahej vetëm si jo i qëndrueshëm. Kur gjërat filluan të rrëshqasin, si në Kroaci në fillim të viteve 1970, Tito ndërhyri dhe i futi brenda ata që prishën qetesinë.

Pasardhësit të mundshëm të Titos, arbitrit të madh, i duhej të kishte qenë një kryqëzim i arritur i paraardhësve nga të gjitha kombësitë jugosllave. Një të tillë nuk kishte. Në presidiumin tetë anëtarësh, që duhej të merrte përsipër këtë rol, vendimet me shumicë qenë formalisht të mundshme. Por kur një komb kalohej me vota nga të tjerët, gjithmonë vihej menjëherë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit. Kur Sllobodan Millosheviçi, “presidenti serb i reformave”, siç u konsiderua fillimisht, injoroi me “bllokun e tij serb” kujdesin dhe konsideratën e nevojshme, shtetit i erdhi vërtetë fundi.

Ndarja si pasojë logjike

Jugo-nostalgjikët ngrenë sot përsëri në qiell modelin e shtetit multietnik si një shembull; ata thonë se vendi është shkatërruar ose nga vendet e huaja armiqësore ose nga politikanët dashakëqinj. Por një shoqëri, që shpërndan pasurinë dhe pushtetin e vet sipas kuotave etnike, nuk duhet të çuditet, kur konfliktet midis grupeve etnike dominojnë gjithçka. Ndarja ishte në fund pasoja logjike. Njerëz qëllimkëqinj, që e çuan projektin drejt një fundi të përgjakshëm, si kudo tjetër në botë nuk mungonin as në Jugosllavi.

Kjo nuk do të thotë, që Jugosllavia nuk ka pasur kurrë një shans. Në fund të viteve 1960, kur thuajse kudo në botë ekzistonte një frymë optimizmi, edhe në Jugosllavi të rinjtë luftuan për vlerat liberale. Shumica e tyre u morën kryesisht me barazinë qytetare, jo me barazinë kombëtare. Por garda e vjetër në pushtet, me Titon në krye, nuk dëshironte të guxonte më shumë demokraci. Në vend të kësaj ajo vendosi të balancojë ekuilibrin etnik edhe më fort se më parë. Në fund të gjithë u ndien të shfrytëzuar nga të gjithë. Dhe të gjithë me të drejtë.

Jugosllavia nuk do të ekzistojë më kurrë. Por vende të tjera multietnike dhe organizata të ngjashme me formën e shtetit po përballen me sfida të ngjashme me ato të shtetit multietnik para shembjes së tij. Arsye e mjaftueshme kjo, që duke shikuar pas, të evitosh çdo shfaqje arrogance.

Norbert-Mappes-Niediek - Korrespondent mehrerer deutschsprachiger Zeitungen in SüdosteuropaNorbert-Mappes Niediek

Norbert Mappes-Niediek punon prej 30 vjetësh si korrespondent për Evropën Juglindore për mediat gjermane. Libri i tij i ri “Qielli i ndarë i Evropës. Pse Perëndimi nuk e kupton Lindjen” u botua më 15 shkurt 2021 nga shtëpia botuese Christoph Links, Berlin.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ballkani bosnje-hercegovina jugosllavia kosova kroacia maqedonia serbia sllovenia ballkani bosnje-hercegovina jugosllavia kosova kroacia maqedonia serbia sllovenia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën