Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
EVROPA– Shtetet e Evropës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Situata më e rënduar vazhdon të mbetet Turqia, ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave, ndërsa në Itali dëmet fatmirësisht janë vetëm materiale.
Në Turqi 152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre kanë humbur jetën 8 persona dhe janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Në total nga ajri po veprojnë 57 helikopterë dhe 72 avionë ndërsa 5200 persona janë në terrën duke shuar flakët me zjarrëfikëse. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian.
E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe e krizës ditën e djeshme për 6 muaj teksa zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë. Nga policia janë vënë në pranga 4 persona, mes tyre dhe një 25-vjeçar shqiptar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash, ku ditën e djeshme është shënuar dhe viktima e parë, me rajonin e Atikës i cili është kthyer në vatrën më të madhe të zjarrit në vend. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar me qindëra shtëpi dhe biznese biznese dhe janë djegur me mijëra hektarë pyje.
Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër. Ekspertët paralajmërojnë edhe rreziqet nga tymi i shkaktuar nga zjarret intensive ku i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë masak dhe të evitojnë daljet jashtë shtëpisë.
Po ashtu problematike mbeten situata edhe në vendin tonë ku aktuakisht janë 7 vatra zjarri aktive ku 2 prej tyre janë më kritike dhe ka humbur jetën një person. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë nën valën e të nxehtit ku edhe në këto vende fqinje është shënuar nga një viktimë për shkakt të zjarrit. Qeveria maqedonase ka autorizuar gjendjen e krizës për 30 ditë për ti dhënë mundësi autoriteteve që të shfrytëzojnë çdo burim për të vënë nën kontroll situatën.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI- Zjarret e shumta në Greqi kanë shkatrruar pothuajse të gjithë ekosistemin. Fotot e mësipërme të publikuara nga mediat greke tregojnë gjendjen e Atikës pa...
TIRANË- Numri i migrantëve e refugjatëve në itinerarin e Ballkanit po shtohet, nga koha kur rregullat e ashpra që u vendosën për shkak të pandemisë vitin e...
AFGANISTAN- Talibanët kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të provincës Javzan, Sheberghanin, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i lartë...
ITALI-Në Sicili të Italisë të shtunën (7 gusht) zbarkuan më shumë se 250 migrantë nga një anije shpëtimi e organizatave humanitare, ndërsa një anijes tjetër që ...
GREQI– Në Evia dhe Skiathos të Greqisë po ndodh ajo që mund të krahasohet si ‘katastrofë biblike’. Flakët mbuluar pjesën më të madhe të Evisë. Më konkretisht, n...
KOSOVË- Një zënke e madhe ka ndodhur ditën e sotme në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë rreth orës 18:00.Telegrafi shkruan se përleshja ka ndodhur në r...
SHBA- Kreu i programit WhatsApp Will Cathcart ka dalë kundër vendimit të ri të Apple për të skanuar fotot në telefona për imazhe të abuzimit të fëmijëve. Buissn...
GREQI- Fotoja e mëposhtme tregon një zjarrfikës në Greqi, i cili pas shuarjes se zjarreve është ulur të pushojë. Por para se të konsumojë ujë vetë dhe të fresko...
GREQI- Një 43-vjeçar grek është arrestuar ditën e sotme në Greqi për zjarrvënie. Greekcitytimes shkruan se 43-vjeçari i arrestuar në Kryoneri hiqe...
Kryetarja e klanit kriminal Kamorra në Itali, Maria Licciardi është arrestuar ditën e sotme. Lastampa shkruan se Licciardi u arrestua në aeroportin Ciampino tek...