Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
EUROPA– Shtetet e Europës Jugore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Situata më e rënduar vazhdon të mbetet Turqia, ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme materiale.
Në Turqi 152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre kanë humbur jetën 8 persona dhe janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Në total nga ajri po veprojnë 57 helikopterë dhe 72 avionë ndërsa 5200 persona janë në terrën duke shuar flakët me zjarrëfikëse. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian.
E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe e krizës ditën e djeshme për 6 muaj teksa zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë. Nga policia janë vënë në pranga 4 persona, mes tyre dhe një 25-vjeçar shqiptar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash, ku ditën e djeshme është shënuar dhe viktima e parë, me rajonin e Atikës i cili është kthyer në vatrën më të madhe të zjarrit në vend. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.
Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër. Ekspertët paralajmërojnë edhe rreziqet nga tymi i shkaktuar nga zjarret intensive ku i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë masak dhe të evitojnë daljet jashtë shtëpisë.
Po ashtu problematike mbeten situata edhe në vendin tonë ku aktuakisht janë 10 vatra zjarri aktive ku 2 prej tyre janë më kritike dhe ka humbur jetën një person. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë nën valën e të nxehtit ku edhe në këto vende fqinje është shënuar nga një viktimë për shkakt të zjarrit. Qeveria maqedonase ka autorizuar gjendjen e krizës për 30 ditë për ti dhënë mundësi autoriteteve që të shfrytëzojnë çdo burim për të vënë nën kontroll situatën.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Rajoni i Siçilisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret masive që kanë mbërthyer vendin.Kryetari i rajonit Nello Musumeci ka bërë me ...
Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara (G7) më 6 gusht dënoi sulmin ndaj një cisterne të naftës, që ndodhi javën e kaluar, duke thënë se të gjitha dëshmitë ...
TIRANË– Përveç deklaratave persona për bojkotimin e koncertit për Festën e Birrës në Korçë ku është ftuar këngëtari serb Goran Bregovi&...
TIRANË- Fotoja e mëposhtme tregon përhapjen e zjarreve në botë. Në pamjet e marra satelitote shihet përqendrimi më i madh i vatrave të zjarrit në të gjithë...
TIRANË– Llogaria e Facebook-ut të Ismail Morinës, i njohur ndryshe si Ballisti, nuk shfaqet më. Vetëm pak orë pasi i uroi mirëseardhjen këngëtarit serb Gor...
TURQI- Fotot e mësipërme tregojnë situatën nga zjarrët në Antalya të Turqisë. Pamjet tregojnë atë çfarë ka mbetur nga qyteti pas zjarrit që shkrumboi &cc...
TURQI- Gazetari dhe kameramani i Halk Tv në Turqi janë sulmuar ditën e sotme pasi po raportonin nga zjarret në vend. Ngjarja ndodhi në zonën e Marmaris İç...
SPANJË- Kompania e çokollatave “Snickers” në Spanjë ka kërkuar falje për një reklamë që i kanë bërë produktit të tyre. The Guardian shkruan se rekla...
TIRANË– Gazetari Milaim Zeka mendon se problem në Shqipëri janë mbeturinat në të gjithë vijën bregdetare dhe jo nëse do të bëhet apo jo koncerti ku d...
GREQI- Biznesmeni Konstantinos Michalos është viktima e parë nga zjarret në Greqi. Ai pak më parë se të humbte jetën duke u munduar që të shpëtonte fabrikën e t...