Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Evropa bëhet bashkë, shtetet dënojnë rëndë sulmet terroriste në Vjenë
3 Nëntor 2020, 09:26Nga DOSJA
AUSTRI- Evropa është bërë bashkë për të dënuar sulmet terroriste që goditën mbërë kryeqendrën e Austrisë Vjenën. I pari që është solidarizuar me Vjenën pas sulmeve që ndodhën është Presidenti Francez, Emmanuel Macron.
“Evropa e dënon ashpër këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me njerëzit e Vjenës pas sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme. Ne jemi me Austrinë”.
Pas Francës edhe Gjermania ka shprehur irritimin e saj kundrejt sulmeve terroriste në Austri nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Heikon Maas.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi në urrejtjen e atyre që përpiqen të ndajnë shoqëritë tona”.
Ndërsa Kryeministri italian, Giuseppe Conte u shpreh se urrejtja është e tepërt një vend si Evropa.
“Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane”.
Edhe Greqia është solidarizuar me Vjenën dhe ka thënë se Evropa duhet që të qëndrojë e bashkuar kundër terrorizmit.
“Evropa qëndron e bashkuar kundër terrorizmit”.
Sulmi terrorist ndodhi një natë më parë, në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË – Kryetari i Aleamcës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllim, familjeve të viktimave në sulmin terrorist që tronditi mb...
SHBA- SHBA voton sot për të zgjedhur Kreun e Shtëpisë së Bardhë. Për shkak të situatës që është krijuar nga pandemia e Covid-19 të gjithë shtetasit e SHBA-së ka...
VJENË– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të sulmit terrorist që ndodhi një natë më parë në Vjenë ka shkuar në katër. Kjo pasi një tjet...
VJENE– Është bërë publike fotoja e një prej të dyshuarve si agresori kryesor në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vjenë. Sipas medias ‘Krone...
GREQI-Alkesandër Luca, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e studentes Eleni Topalaudi, është përdhunuar për herë të dytë më burg.Mësohet se vetë Luca...
TURQI- Viktimat e tërmetit në Turqi kanë shkuar në 102, ndërsa numri i të të plagosurve ka shkuar në 962 nga të cilët 219 janë ende në spital. Lajmi është bërë ...
VJENË- Sipas Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer atentatori i vrarë ishte përkrahës i milicisë terroriste të “Shtetit Islamik”, IS. Të paktën...
TURQI– Një mrekulli ka ndodhur në Izmir! Vajza 4 vjeçare, Ayla është shpëtuar e gjallë pas 91 orësh kërkimesh nën rrënoja. Vogëlushja doli e buzëqeshur n...
VJENË– Austria është futur në tre ditë zi kombëtare, një ditë pas sulmit terrorist në Vjenë. Bilanci sa vjen e rëndohet, ndërkohë që deri më tani, numërohe...
SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Trump shkruan se ky është një akt i n...