Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI-Hyn në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët dhe biznesin që do të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare kthimin e shumës të gjobave të paguara për shkeljen e rregullave dhe akteve ligjore për parandalimin e Covid-19.
Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.
Udhëzimi përcakton se për kthimin e shumës të gjobës, qytetarët dhe biznesi duhet të paraqesin pranë institucionit që ka vendosur masën administrative të dhënat personale, IBAN e llogarisë bankare, ndërsa bizneset duhet të paraqesin NIPT-in dhe vërtetimin e regjistrimit të tyre nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.
Akti normativ përcakton se kthimi i shumës të gjobës të paguar në llogaritë bankare të përfituesve, por edhe kthimi i licencave apo lejeve të bllokuara të mjeteve do të kryhet brenda datës 15 nëntor.
Udhëzimi i plotë
-Individët dhe subjektet duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) këto dokumente:
a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;
b) ID kartë identiteti/NIPT;
c) IBAN;
d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;
e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;
f) subjektet paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.
-Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar.
-Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.
-Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Shqipëria shënon një rekord në Europë sa i përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së partneritetit p...
Banka Botërore ka rishikuar në ulje vlerësimet e saj për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor, si pasojë e ndikimit të pandemisë së COVID 19-ës, duke folur...
Ernest Mata, ka denoncuar në “Stop” se ka mbi një vit, që kërkon të çregjistrojë biznesin e tij ushqimor. Ai thotë, se i ka shlyer të gjitha detyrimet, p...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Fushë – Krujës. Tane Voga 87 vjeç nga fshati Halilaj i Fushë-Krujës akuzohet për ndotje mjedisi dhe pë...
Bizneset ndjehen pesimistë për të ardhmen e ekonomisë në vend nisur nga kriza e shkaktuar prej pandemisë, prandaj ata nuk kanë preferuar të marrin kredi për inv...
SHBA- Aplikacioni i Whatsapp-it ka bërë një ndryshim sërish, duke shtuar opsionin për t’i bërë “mute” përgjithmonë bisedave. Jo më pak se 2 muaj më parë Whatsap...
SHQIPËRI-Bashkitë në vend po krijojnë detyrime të shumta, duke mos kryer pagesat për investimet, mallrat dhe shërbimet, apo për vendime të ndryshme gjyqëso...
A do të bëhet Shqipëria “Parajsë fiskale”? A do të mbyllet regjistri i biznesit në mënyrë që të mos kenë akses mediat dhe qytetarët? Një proces i dyshimtë po zh...
Është publikuar sot Raporti i Bankës Botërore për ekonominë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i titulluar “Rimëkëmbje e pasigurt” fokusohet në për...
SHQIPËRI- Pagesat direkte nga buxheti në mbështetje të sektorit të shëndetësisë për të përballuar pandeminë Covid- 19 përllogaritën në 8,4 miliardë lekë os...